• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Nga Tirana shkonte në Kosovë, ky është “koka” e grupit të trafikut të armëve

13:16 : 13/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i përbashkët mes autoriteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku u godit një grup kriminal i trafikut të armëve mes dy shteteve, teksa në total u lëshuan 14 urdhër-arreste, 6 prej të cilëve në Shqipëri dhe 8 në Kosovë.

Burime bëjnë me dije se “koka” e grupit ishte Valter Osmani, banues në lagjen e Kombinatit në Tiranë, por shkonte shpesh dhe në Kosovë, ku edhe u arrestua mbrëmjen e 10 Dhjetorit.

Mësohet se banesa e tij në Kombinat ishte baza kryesore e grupit në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga unfirmat blu janë gjetur një pjesë e armëve të sekuestruara, të cilat dyshohet se në ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokainë.

Në foto: “Koka” e grupit të trafikut të armëve, Valter Osmani

Valter Osmani shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë me makina dhe autobus dhe me bashkëpunëtorë të tjerë. Ndaj tij pritet të nisin procedurat për t’u ekstraduar në Tiranë, pasi mësohet se të gjitha provat kundër tij janë gjetur këtu.

Burime bëjnë me dije se shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit të armës, nga 25 deri në 30 gram për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha.

Lexo edhe:

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Ky aktivitet është shtrirë në një periudhë kohe prej gati dy vjeçare, por prokuroria e Tiranës, ka mundur të dokumentojë ligjërisht vetëm 6 raste. Hetimet kanë provuar se në disa episode Valter Osmani së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës më lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjell armë zjarri.

Në procedimet e përbashkëta mes dy vendeve është provuar shitja e armëve të zjarrit ku janë përdorur dhe agjentë të infiltruar. Hetimet për grupin në fjalë kanë nisur që prej 24 Majit të këtij vitit, ku u arrestuan në terminalin e autobusave në Tiranës, 4 të rinjtë nga Kosova, Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi. Ata kishin transportuar me autobus nga Kosova një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve, Policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarëve në muajin Maj dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare.

Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia dhe Serbia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri. Trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të dielë për kalimin në kufirin e Morinës, pasi sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve makinat nuk kontrollohen në doganat respektive dhe kjo ishte në favor të trafikatëve.

Mbrëmjen e 10 Dhjetorit, autoritetet policore në Kosovë kanë ushtruar kontrolle në Ferizaj dhe Prishtinë, ku kanë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje të tjera TIK. Si rezultat i operacionit të mbrëmjes së 10 Dhjetorit, në Kosovë janë arrestuar dhe 8 shtetasit me inicialet Valter Osmani, K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D. dhe B.A.

Ndërkohë, në Shqipëri operacioni është ezkekutuar mbrëmjen e 11 Dhjetorit, ku janë ushtruar kontrolle në 7 banesa, si dhe janë ekzektuar urdhër-arrestet për 6 personat e përfshirë në grup. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë janë sekuestruar 22 armë zjarri “Zoraki”, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme.

Mes të arrestuarve është edhe 20-vjeçari Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi. Ai u  vu në pranga gjatë një operacioni të Anti-Drogës në Tiranë, mbrëmjen e 8 Dhjetorit, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 270 mijë euro. Bashkë me të u arrestua edhe Klajdi Serjani, nipi i Pajtim Serjani.

6 të arrestuarit në Shqipëri gjatë operacionit të përbashkët me Kosovën:

Euxhenjo Manushi, 20-vjeç
Endri Papa, 34-vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26-vjeç;
Tonin Shkambi, 53-vjeç

Në foto: 6 të arrestuaerit në Shqipëri

Etiketa: armetkokainekosoveShqiperitrafikuValter Osmani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
Para
Autori Majlind Habibi në të majtë të fotos, viktima Branko Shkoza në të djathtë

I mori jetën shokut duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza, lihet në qeli 35-vjeçari/ DËSHMIA

TË GJITHA

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com