• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“StarTek”/ Veliaj i “dhuron” 7 pasuri burrit të drejtoreshës së bashkisë Tiranë

09:47 : 19/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontratën e sipërmarrjes me shoqërinë “StarTek”, që i jep të drejtë të zhvillojë 7 pasuri të llojit truall në pronësi të bashkisë.

Projektvendimi “Për miratimin e kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k.” parashikon se në këmbim Bashkia si pronare do të marrë 50% të sipërfaqes në ndërtimin e ri që do të ngrihet.

Sipas “Kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi”, vendndodhja e 7 pasurive të llojit truall për zhvillim ndodhen në zonën kadastrale 8330, përkatësisht në rrugët “Jordan Misja” dhe “Skënder Kosturi”.

6 prej pasurive të paluajtshme do të përfshihen 100% në zhvillim. Në total sipërfaqja e tyre llogaritet 675 metra katror. Ndërsa pasuria e paluajtshme nr.7/87 me sipërfaqe 1,547 metra katror do të përfshihet në zhvillim vetëm një pjesë e saj, në varësi të gjurmës dhe miratimit të lejes së ndërtimit.

“Këshilli Bashkiak, e konsideroi në interes për Bashkinë Tiranë, dhënien për zhvillim të pasurive me nr. 7/292, 7/26, 7/41, 7/295, 7/70, 7/57 dhe nr. 7/87 (pjesërisht), në zonën kadastrale 8330, në këmbim të përfitimit të 50% të sipërfaqes ndërtimore (nëntokë dhe mbi tokë), në ndërtimin e ri që do të ngrihet, në këmbim të pasurive të llojit truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me të drejtë përzgjedhje 50% Bashkia Tiranë dhe 50% shoqëria “StarTek” sh.p.k.

Lexo edhe:

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

Afera “Bankers”/ Apeli shtyn për nesër dhënien e vendimit për masat e sigurisë

Në pikën 3, të vendimit nr. 80, datë 22.07.2024, të Këshillit Bashkiak është vendosur miratimi i draft kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin.

Vendimi nr.53 i miratuar nga Këshilli Bashkiak më 26.04.2018 mbështetur te Kodi Civil dhe Ligji i qeverisjes vendore i miratuar në 2015, i japin mundësinë Bashkisë, që si pronare e parcelave të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke pasur parasysh interesin publik dhe rritjen e vlerës së pronës sipas dobisë publike.

Sipas vendimit të 2018-s, parashikohet që fillimisht projektmarrëveshja, e shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, i dërgohet për nënshkrim kryetarit të bashkisë apo personit të autorizuar prej tij.

Më tej, Kryetari i bashkisë dërgon për miratim në këshillin bashkiak marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe zhvilluesit privat.

Në relacionin e projektvendimit thuhet se pranë Bashkisë Tiranë është depozituar shkresa më 21.08.2024, nga shoqëria “StarTek” sh.p.k, me anë të së cilës është kërkuar vijimi i procedurave të nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes midis kësaj të fundit dhe Bashkisë Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit më 10.09.2024, i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë dhe ka marrë konfirmimin e tij për vijimin e nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes, midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k, si dhe vijimin e procedurave në përputhje me parashikimet e kreut V, të vendimit nr. 53/2018.

Më tej kontrata e sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k, u nënshkrua në datë 25.10.2024.

“Sipas kontratës së lartpërmendur, sipërmarrësi, pra shoqëria “StarTek” sh.p.k, është i detyruar të projektojë, financojë dhe ndërtojë objektin e ardhshëm. Ai merr përsipër të kryejë të gjitha studimet urbanistike, teknike dhe juridike me qëllim plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm për pajisjen me lejet përkatëse për ndërtimin e objektit të ardhshëm, sipas cilësisë dhe parametrave funksionale, teknike dhe estetike, të cilat duhet të përfaqësojnë standarde të larta ndërtimi.

Sipërmarrësi mban përgjegjësi në rast vonese gjatë kryerjes së punimeve ose për ndërprerjen e tyre, nëse këto vonesa kanë ardhur për faj të tij dhe për çdo vonesë do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar ndaj Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, shoqëria “StarTek” sh.p.k, merr përsipër sistemimin e territorit rrethues të objektit, duke ndërtuar rrugët, trotuaret, duke mbjellë pemët, vendosur ndriçimin dhe larguar materialet e ndërtimit, inertet dhe strukturat e përkohshme në lidhje me ndërtimin e objektit.

Nga ana tjetër, Bashkia Tiranë, në cilësinë e porositësit, garanton se është pronari i vetëm i ligjshëm i pasurive objekt të kontratës.

Bashkia e Tiranës angazhohet të asistojë sipërmarrësin për dokumentacionin e kërkuar prej tij si pronar i truallit dhe të lirojë pasurinë pas miratimit të lejes së ndërtimit.

Gjithashtu, Bashkia Tiranë ka të drejtë që me anë të personave autorizues të bëjë kontrollin teknik, në një raport ku do të specifikohet gjendja e objektit konform standardeve në lidhje me cilësinë e punimeve në objektin ku do të përfitojë pjesën takuese dhe kur është rasti të kërkojë rregullimin e tyre”, citohet në relacion.

Sipas të dhënave të QKB-së kompania StarTek është themeluar në vitin 2012. Në vitin 2023 kompania deklaroi 1,1 mld lekë të ardhura nga aktiviteti. / MONITOR

  • “Boldnews.al” ka denoncuar më herët se kompania “StarTek” është përfituese e disa tenderave nga Bashkia e Veliajt.

Kompania “StarTek” është në pronësi të Lulëzim Mehmetaj, bashkëshortit të drejtoreshës së shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës. Besjona Dede (Mehmetaj).

Lexo edhe:

Nën hijen e konfliktit të interesave/ Veliaj-Strategjiku “StarTek”, në mes miliona euro

 

Etiketa: aferaBesjona DedeburriLulëzim MehmetajmilionaStarTektenderVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Apeli shtyn për nesër dhënien e vendimit për masat e sigurisë

18:17 : 05/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

21:34 : 04/08/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
Para

Kishin fshehur 50 kg drogë në kamionin e tyre, arrestohet babë e bir në Kapshticë

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com