• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajon

09:08 : 04/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 30.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie nga niveli prej 32.4% i vitit 2022.

Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo nuk ka mbajtur dot ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë. Për këtë arsye, raporti i PBB-së ka pësuar rënie për të dytin vit radhazi në 2023.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 50.7%, Bosnje-Hercegovina, me 45.3%, Mali i Zi, me 43.8% dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së.

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në përgjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar bankar në vend.

Lexo edhe:

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%. Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofoleve prej kredive të humbura.

Fshirja e kredive të humbura të sektorit bankar nisi në përmasa të konsiderueshme në vitin 2015, kur hyri në fuqi detyrimi i vendosur nga Banka e Shqipërisë për të nxjerrë jashtë bilanceve kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës janar 2015 – qershor 2024, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre rreth 83 miliardë lekë.

Në periudhën 2019-2020 ku raport iu kthye rritjes, i nxitur nga gjallërimi i kreditimit, por edhe frenimi i fortë që pësoi ekonomia në vitin pandemik 2020. Pas vitit 2021, ky raport paraqitet përsëri në rënie, sepse huadhënia nuk ka mbajtur dot ritmet e rritjes ekonomike.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit portofoli i kredisë për ekonominë arriti në vlerën e 813 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12%. Gjatë këtij viti rritja e kredisë në vlerë nominale është përshpejtuar ndjeshëm dhe ka arritur nivelet më të larta që prej vitit 2008.

Megjithatë, kjo rritje e kredisë, veçanërisht me qëllim financimin e pasurive të paluajtshme, ka krijuar shqetësim për Bankën e Shqipërisë, që në mesin e këtij viti vendosi për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjafteushmërisë së kapitalit./ MONITOR

Etiketa: ballkani perendimorekonomiFondi Monetar NdërkombëtarShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
SPORT

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

08:10 : 03/08/2025
Para

Itali, arrestohen dy të rinj shqiptarë për trafik droge

TË GJITHA

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com