• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rëndohet bilanci i masakrës së Dobraçit, ndërron jetë në spital dhe Bashkim Basha

09:37 : 03/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ka shkuar në 4 bilanci i viktimave të masakrës së regjistruar pasditen e të enjtes së 30 Tetorit në afërsi të Dobraçit në Shkodër, pasi ka ndërruar jetë në spital edhe 67-vjeçari Bashkim Basha.

Ky i fundit është viktima e dytë aksidentale në këtë atentat mafioz, bashkë me bashkëshorten e tij, Flutura Basha, të cilët fatkeqësisht ndodheshin në momentin dhe vendin e gabuar.

Çifti Bashkim dhe Flutura Basha po udhëtonin me motor në momentin kur u përplasën nga automjeti tip “Benz” me targa kroate, me të cilin po udhëtonin dhe dy viktimat e tjera, Hamza Lici, 23 vjeç dhe Arlind Bushati, 31 vjeç, të cilët dyshohet se ishin dhe shënjestrat e atentatit mafioz.

Flutura Basha ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, teksa bashkëshorti i saj Bashkim Basha mbeti i plagosur rëndë, por dhe ai nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndlrruar jetë pas 4 ditësh. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuiar Policia e Shkodrës.

“Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas, policia kërkesë zyrtare Spanjës për lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.” – njoftojnë blutë e kryeqendrës së Veriut.

Çiifti Bashkim dhe Flutura Basha lanë pas tre fëmijë, teksa në momentin e atentatit ata po ktheheshin pas pune për në banesën e tyre.

Kujtojmë se viktima tjetër Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021.

Licët kanë përplasje të ashpër me Bajrat në Shkodër, një përplasje e cila ka sjellë dhjetra viktima në vitetet e fundit. Nga bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” rezultonte se Behar Bajri kërkonte ta vriste me çdo kusht Ibrahim Licin, i njohur me nofkën “Fantazma”, por që nuk ia ka dalë dot.

Ndërkohë, viktima tjetër Arlind Bushati është djali i Xhaml Bushatit, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe kandidat për kryebashkiak dhe deputet. Ai i kishte shpëtuar një atentati dhe rreth 3 javë më parë në pedonalen e Shkodrës, por autorëve të cilët po udhëtonin me motor, iu ishte bllokuar pistoleta.

Në lidhje me atentatin e të enjtes, grupi hetimor dyshon se autorët janë vrasës me pagesë, në moshë të re, që kanë ardhur nga Mali i Zi. Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 4 persona. Më konkretisht në automjetin tip “Range Rover” kanë qenë dy persona në rolin e vrasësve dhe një tjetër në rolin e shoferit. Më pas dyshohet se ka qenë dhe një person i katërt, i cili i ka larguar nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën makinën tek zona e ish-repartit ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina.

Nga numri i shasisë ka rezultuar se automjeti “Range Rover” i autorëve është vjedhur pak kohë më parë në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se autorët i kanë dalë paralel makinës ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke i qëlluar me breshëri kallashnikovi për rreth 150 metra. Dyshohet se e gjithë kjo skenë  e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt shënjestrave deri te plumbat e fundit ka zgjatur për rreth 70 sekonda. Mësohet se dy personat që kanë qenë në rolin e qitësit kanë qenë të maskuar.

Pas breshërisë së plumbave, mjeti ku udhëtonin viktimat ka përplasur motorin ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, Flutura Basha, e cila vdiq në vendngjarje, dhe Bashkim Basha, që ndërroi jetë ditën e sotme në spital. Edhe Hamza Lici vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Arlind Bushati pas disa orësh në spital.

Pas ngjarjes u shoqëruan rreth 10 persona në Polici, mes të cilëve dhe Safet Bajri, një prej krerëve të grupit kriminal Bajri, por më pas u lanë sërish të lirë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje dhe dy shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Dy të rinjtë janë anëtarë të grupit Bajri dhe dyshohen gjithashtu për një tjetër përplasje të armatosur të ndodhur më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku pati shkëmbim zjarri me vëllezërit Andrea dhe Aleksandër Prendi.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona. Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina.

Jo vetëm kaq, por nga disa filmime amatore me telefon pas ngjarjes, shfaqet një person i gjakosur pranë trupit të viktimave, i cili ende nuk është identifikuar. Ai dyshohet se pas atentatit është arratisur në drejtim të paditur.

Personi i tretë, ende i paidentifikuar dhe i pa konfirmuar zyrtarisht, mund të ketë qenë Ibrahim Lici, i njohur ndryshe me nofkën “Fantazma” dhe që është vëllai i Hamza Licit.

Dyshimet ngrihen edhe nga fakti se familja Lici nuk hapi dyert e mortit për djalin e vogël të shtëpisë, Hamza Lici, por e përcollën për në banesën e fundit vetëm nga një rreth i ngushtë miqësor.

Ibrahim Lici u arrestua në Turqi më 13 shkurt të këtij viti, i shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Endri Mustafës më 15 maj të vitit 2021. Por, ekstradimi i tij nuk u krye për faktin se Lici pretendonte se në vendin tonë kishte shumë armiq që kërkonin ta vrisnin dhe më pas ai u lirua në masën “Arrest shtëpie”.

Dyshohet se ai ka hyrë në vendin tonë ilgalisht kohë më parë, teksa autoritet turke nuk iu kanë kthyer përgjigje atyre shqiptare se çfarë është bërë me të dhe a është mbajtur nën kontroll në Turqi.

Hetuesit po presin rezultatet e analizës shkencore të armës së tretë që u gjet në automjetin e viktimave, përmes së cilës do të përcaktohet nëse shenjat e gjurmëve të gishtërinjve ose gjakut i përkasin Ibrahim Licit.

 

Etiketa: atentatiBashkim BashaDobraçflutura bashahamza licimasakerShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas, policia kërkesë zyrtare Spanjës për lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit

11:06 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset i moshuari

09:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025
AKTUALITET

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

10:37 : 07/11/2025
Para

Përmbytjet në Spanjë, shkon në 213 numri i të vdekurve

TË GJITHA

Vengu: Do të prodhojmë anije ushtarake në Pashaliman me Italinë

14:25 : 13/11/2025

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

14:13 : 13/11/2025

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit, kujdesi që duhet të tregoni

13:57 : 13/11/2025

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025

PD i drejtohet GjK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

13:52 : 13/11/2025

VIDEO/ Rama telefonatë me tone kërcënuese në Romë: A je bashkëkryetar apo çfarë?

13:34 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com