• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra në Shkodër, Paloka: Shteti pjesë e krimit! Policia nuk reagoi pas denoncimit

17:12 : 01/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka thotë se krimi tashmë po bashkëpunon me bandat e pushtetit, teksa iu referua kryeminstrit Rama.

I ftuar në Syri TV, Paloka duke sjellë në vëmendje atë se çfarë ndodhi me masakrën e Dobraçit tha se Shkodra nuk mund të krahasohet as me Palermon, pasi krimi aty është në nivelet më të larta.

Sipas Palokës, shteti është pjesë e krimit, ndërsa policia gjithashtu bashkëpunëtore në krim. Kjo për Palokën është e qartë edhe nga përgjimet që tashmë janë në duart e institucioneve ligjzbatuese.

Paloka theksoi gjithashtu se jo vetëm Shkodra por edhe qytetet e tjera janë në të njëjtatz pozita kriminale, ndërsa banda e Qeverisë tha ligjvënësi demokrat, ka vënë një ‘’rregull”, ndaj dhe nuk dëgjohen krime në qytetet e vogla.

Sipas Palokës, bandat e pushtetit jo vetëm hyjnë në vjedhje votash por ato janë prezentë dhe me eleminimin fizik të kundërshtarëve politik të Ramës.

Lexo edhe:

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

Paloka u ndal edhe te mashtrimet e kryeministrit për qeverisjen e tij dhe shoën me pensionistët, teksa tha se përballja me realitetin është drastike.

Deklarata e plotë:

Në Shkodër ka polici. Opozita ka denoncuar. Ishte denoncuar tentativa për vrasje dhe viktima as nuk ishte në ruajtje. Ka polici dhe ajo është pjesë e krimit. Ka dalë në të gjitha përgjimet se si drejtuesit e jo vetëm, janë pjesë e bandave. Bëhen pjesë e krimit dhe organizojnë atentate e vrasje. Mbajnë bandat e qeverisë, i japin të gjitha lehtësitë. Bajrat ditën e zgjedhjeve ishin të shoqëruar me polici. Shteti është pjesë e krimit, policia vetë, bashkëpunëtore e krimit. Të ishte në Shkodër, jo është, Durrësi, Vlora, Elbasani e të tjerë që janë në këtë pozitë kriminale dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Bandat e pushtetit ekzistojnë në çdo qytet. Banda e qeverisë ka vendosur ’rregullin’ ndaj nuk dëgjojmë këto krime të rënda.

Prej bandës së pushtetit në Shkodër, po vijnë zgjedhjet duhet të bëjmë ca pastrime. Jo vetëm hyjnë në vjedhje votash por edhe në eliminimin fizik të kundërshtarëve politik të Ramës. Të pafajshëm ishin edhe këta që u vranë, djem të ri që s’kanë asnjë çështje për drejtësinë. U vranë veç për emrin që kanë. Ka reaguar Beci? Është vrarë djali i kundërshtarit politik në zgjedhje.

Ka heshtur se është nën urdhrin e bandës dhe nën urdhrin e kapo-bandës, Ramës. Kur kjo polici identifikon qindra protestues, nuk kontrollon dot një bandë në Shkodër, apo nuk ruan një individ që denocnoi atentatin ndaj tij. Është e njëjta. I sheh, bashkëpunon me ta. Do të shkojmë të protestojmë. Janë skenat e Palermos. Qytetarët janë detyruar të dalin në protestë kundër bandës. Është nismë e shkodranëve për këto që po ndodhin. Sot ka përfunduar në strofullën e ca bandave që e kanë kthyer qytetin në mesjetë. Sot edhe kryebashkiaku s’është gjë tjetër veçse pjesë e bandave dhe krimit në atë qytet. T’i themi ndal krimit, edhe ata që s’e shohin këtë që po ndodh në Shqipëri t’i kthejnë sytë. Sepse s’ka më as stabilitet në vend, asgjë.

Përballja me realitetin është drastike dhe janë dy anë të kundërta. Propaganda në politikë është e pranueshme, por në dy krahë të kundërt. Një gjë që është e zezë ta paraqesësh të bardhë vetëm në Shqipëri ndodh. Kurioziteti i opinionit për Berishën duhet të ishte i ezauruar se e ka dëgjuar disa herë. Rama është krejt e kundërta, është gjithë ditën në Tv vetëm për propagandë pa dhënë përgjigje për interesin e publikut. E keni parë sjelljen e Ramës me gazetarët, ai s’jep kurrë prgj për pyetjte që s’i pëlqejnë. Rama s’ka më përgjigje se çfarë t’u japë, nuk presin zgjidhje problemesh nga Rama. Shqiptarët s’i presin më këto zgjedhje.

Ramën dje e gozhdoi publiku, dhe disa gra të moshuara e vunë përballë realitetit dhe Rama belbëzoi. Propaganda përballë realitetin bëhet memece. Rama ishte rasti dje. Ballafaqimi i parë me realitetin, ai e di shumë mirë se si jeton një pensionist me 200 mijë lekë. Atij si pëlqen ta shohë realitetin dhe kërkon të krijojë një realitet fantastik dhe imagjinar. Fatkeqësia e tyre është edhe e jona. Është e gjithë shqiptarëve.

Etiketa: Edi PalokakrimiShkodervrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
BOTA

Lirohet autori i masakrës ku u vra kryeprokurori Giovanni Falcone, familjarët e viktimave: E dhimbshme

15:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
SOCIALE

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

21:56 : 04/06/2025
AKTUALITET

“E lidhëm me litar”/ Vrasja e Fridman Xhaferrajt, Tafani: Si e vrau Laert Haxhiu shokun

15:25 : 04/06/2025
Para

Tiranë/ Gruaja tenton të godasë me thikë të riun te 'Rruga e Elbasanit'

TË GJITHA

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com