• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situatë e zymtë për lirinë e shprehjes në Shqipëri

16:03 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Intimidimi i gazetarëve, mungesa e transparencës së financimeve dhe ndërthurja e interesave të politikës me biznesin kanë ndikuar në pavarësinë dhe pluralizmin e mediave- thekson raporti i miratuar të mërkurën në Bruksel.

Shqipëria nuk ka bërë progres në fushën e lirisë së shprehjes, dhe nuk ka bërë asgjë për të përmbushur rekomandimet e lëna nga Komisioni Europian. Raporti i miratuar dhe publikuar të mërkurën në Bruksel, si pjesë e paketës së Zgjerimit, i bën një radiografi situatës së medias, duke renditur problemet kryesore, të cilat kanë mbetur të paadresuara.

Raporti e vë theksin tek intimidimi i gazetarëve, mungesa e transparencës së financimeve dhe ndërthurja e interesave të politikës me biznesin, si shkaqe që kanë ndikuar në pavarësinë dhe pluralizmin e mediave.

‘Pavaresia dhe pluralizmi i medias vijojnë të ndikohen nga përqendrimi i lartë i tyre në treg, ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës së burimeve financiare, përqëndrimi i lartë i pronësisë së medias, intimidimi i gazetarëve dhe kushtet e pasigurta të punës për ta’- thekson KE.

Raporti thekson se sulmet verbale, fizike dhe fushatat e shpifjeve ndaj gazetarëve vazhdojnë. Numri i padive (SLAPP) u rrit në 73 raste të raportuara në 2023 krahasuar me 42 që numëroheshin në vitin 2022. Në vitin 2023 organizatat për lirinë e medias raportuan 24 raste të cënimit të sigurisë së gazetarëve dhe 26 deri në fund të shtatorit 2024.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Po ashtu, nuk është bërë progres në përafrimin e kornizës ligjore me standardet e BE-së, përfshirë ligjin për Lirinë e Medias.

‘Nuk është bërë progres në adresimin e sfidave të mëdha që pengojnë pavarësinë e medias, si transparenca e pronësisë, burimet financiare dhe interesat ekonomike, përfshirë fondet publike.’- nënvizohet në raport.

Pavarësia e AMA-s nuk është e garantuar për shkak të rrezikut të ndikimit të politikës dhe korporatave procedurat e caktimit të anëtarëve të bordit, afërsisë së politikës me kreun e AMA dhe anëtarët e bordit dhe pengesave në forcimin e Kodit të transmetimit për mediat që transmetojnë përmbajtje të pararegjistruara politike gjatë fushatave elektorale.

Nisur nga ky shqetësim i Komisionit Europian pedagogu i gazetarisë investigative Lutfi Dervishi thekson se ‘zgjedhjet prej vitesh nuk raportohen nga media por nga partitë.’

“Në një sistem informacioni që ka ndryshuar dhe po ndryshon për shkak të medias sociale dhe AI, gjendja e medias tradicionale dhe medias së re vjen duke u përkeqësuar sepse aktoret politikë, përfshi qeverinë në dy nivelet janë bërë vetë media duke raportuar për veten dhe zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit vjen duke u bërë gjithnjë me i vështirë.”, shton më tej ai.

Edhe raporti ngre shqetësimin e përsëritur se zbatimi i ligjit për aksesin në informacion është i dobët.

Në raportin e progresit për vitin 2024, KE ka sjell në vëmendje edhe ngritjen e komisionit parlamentar kundër dezinformimit, duke kërkuar qasje gjithëpërfshirëse.

‘Në prill 2024 parlamenti miratoi një komision parlamentar Ad Hoc kundër dezinformimit dhe ndikimit të huaj, pa mbështetjen e opozitës. Është e rëndësishme që ky komision të sigurojë një qasje gjithëpërshirëse dhe që legjislacioni të jetë në përputhje me standardet e BE-së, përfshirë lirinë e shprehjes.’- shkruhet në raport.

‘Pavarësia e Televizionit Publik nuk është e garantuar dhe duhet forcuar. Shkak ishte ndikimi politik dhe në caktimin e manaxhimit, përfshirë drejtorin e përgjithshëm, ish deputet i partisë ne pushtet dhe ish sekretar për marrëdhëniet me median dhe shoqërinë civile.’- theksohet më tej.

Komisioni vë re se shteti përgjithësisht është përmbajtur ndaj filtrimit dhe bllokimit të përmbajtjes në internet. ‘Por organizatat për lirinë e medias thonë se nuk ka dispozita specifike ligjore për të mbrojtur neutralitetin në rrjet, ndërsa janë raportuar disa sulme kibernetike ndaj medias.’- nënvizohet në dokument.

Grupe biznesi të profilit të lartë rritën edhe më tej depërtimin ekonomik në tregun e mediave dhe lidhjet e tyre të forta me interesat politike përbëjnë shqetësim serioz.

Korniza ligjore nuk ofron rregulla të qarta në shpërndarjen e reklamave të sektorit publik në përputhje me standardet ndërkombetare dhe zbatimi o saj nuk është transparent.

Siguria e kufizuar për vendin e punës dhe kushtet e këqija të punës sjellin sfida serioze sa i përket vetëcensurimit, presionit nga politikanët dhe qëndresës së reduktuar ndaj dezinformimit.

Më të pambrojturit janë gazetarët e mediave lokale, gazetarët e rinj dhe gratë që punojnë në media.

“Sfera e lirisë së shtypit përbën një nga pikat më të errëta të raportit. KE dokumenton se nuk ka progres, por regres në fushën e medias. Është shtuar presioni dhe pasiguria ndaj gazetarëve.”, thotë Esiona Konomi, gazetare.

Me rekomandimet e një viti më parë të pazbatuara, Komisioni Europian thotë se ato mbeten të vlefshme e për pasojë duhen vënë në jetë. Kështu, Shqipëria duhet të miratojë ndryshime në kuadrit ligjor për rritjen e transparencës për pronësinë e medias, dekriminalizimin e plotë të shpifjes, si dhe përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve.

Komisioni rekomandon sërish për Shqipërinë tolerancë zero ndaj intimidimit dhe ndjekje gjyqësore efektive të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, rritjen e kapaciteteve të organeve ligjzbatuese në trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë ato në protesta, apo raste të tjera kriminale, ku përfshihen gazetarët./ Esmeralda Topi / Faktoje.al /

Etiketa: Edi Ramakorrupsionliriamediaqeveriaraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Shpërfillet Kushtetuesja, autoritetet ekstradojnë në shkelje shtetasin rus Igor Kokunikov

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom