• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra e Shkodrës/ Dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi, kush i tradhtoi viktimat?

11:50 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e regjistruar në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutuan në një atentat mafioz Hamza Lici, (vëllai i Ibrahim Licit) dhe Arlind Bushati (djali i Xhaml Bushatit, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe kandidat për kryebashkiak).

Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake, grupi hetimor dyshon se autorët janë vrasës me pagesë, në moshë të re, që kanë ardhur nga Mali i Zi.

Po ashtu mësohet se dhe automjeti me targa kroate i viktimave ka hyrë pak kohë më parë nga Mali i Zi, teksa kohët e fundit ishte parë shpesh duke lëvizur në zonën e Unazës në afërsi të Dobraçit.

Burime bëjnë me dije se edhe para atentatit të së mërkurës, automjeti me viktimat ka hyrë nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe nuk përjashtohet mundësia që autorët apo porositësit të jenë njoftuar nga dikush nga dogana.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, po ashtu edhe targat, megjithatë janë dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohen.

Lexo edhe:

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

Hetuesit janë përqëndruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi. Kjo për shkak se në zona të caktuara nuk ka kamera, e ndërsa aty ku ka nuk janë të pajisura me servera për ruajtje pamjesh. Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t’u ekspertuar në laborator.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 4 persona. Më konkretisht në automjetin tip “Range Rover” kanë qenë dy persona në rolin e vrasësve dhe një tjetër në rolin e shoferit. Më pas dyshohet se ka qenë dhe një person i katërt, i cili i ka larguar nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën makinën tek zona e ish-repartit ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina.

Burime bëjnë me dije se autorët i kanë dalë paralel makinës ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke i qëlluar me breshëri kallashnikovi për rreth 150 metra.

Dyshohet se e gjithë kjo skenë  e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt shënjestrave deri te plumbat e fundit ka zgjatur për rreth 70 sekonda. Mësohet se dy personat që kanë qenë në rolin e qitësit kanë qenë të maskuar.

Pas breshërisë së plumbave, mjeti ku udhëtonin viktimat ka përplasur motorin ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, Flutura Basha, e cila vdiq në vendngjarje, dhe Bashkim Basha, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Kujtojmë se Hamza Lici vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Arlind Bushati pas disa orësh në spital.

Ndërkohë, në makinën e viktimave, uniformat blu kanë gjetur tre pistoleta, si dhe një gëzhojë. Dyshohet se ka patur një kundërpërgjigje, duke qëlluar vetëm një herë nga ana e Arlind Bushatit.

Mbrëmjen e djeshme u shoqërun në komisariat për t’u marrë në pyetje rreth 10 persona, mes të cilëve dhe Safet Bajri, një ndër krerët e grupit kriminal Bajri, të cilët kanë përplasje me fisin Lici duke shkaktuar dhjetra viktima në vitet e fundit në Shkodër.

Etiketa: Arlind Bushatiatentatihamza licimali i zimasakraShkodervrasesvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
Para

Gonzato/ Fajin e ka opozita, i verbër për ngjarje si ajo e Shkodrës

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com