• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama si ‘drita’ e financuar nga krimi

21:05 : 26/10/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Nesho

Shfaqja e turpshme e Edi Ramës në New York nuk ka të bëjë me një vizitë të një lideri që kërkon të përfaqësojë popullin dhe kombin Shqiptar, një lideri që kërkon të takojë bashkëkombësit e tij, të bashkëbisedojë me ta për të ardhmen e Shqipërisë dhe si të bashkëpunojë me diasporën për të avancuar interesat e kombit. Ai ka vajtur në New York për të treguar me arrogancë pushtetin e pakufishëm të tij, që mund të përdorë dhe blejë çdo influencë, dhe si diktator është pikërisht ai që do të përcaktojë të ardhmen e Shqipërisë.

Sot ai nuk përfaqëson as Partinë Socialiste, ku anëtarët e saj jetojnë dhe ndajnë me gjithë popullin papunësinë, varfërinë, urinë dhe poshtërim të dinjitetit. Ai përfaqëson vetëm kastën e tij klienteliste, deputetët kukulla të përzgjedhur edhe nga krimi vetëm për të duartrokitur, përfaqëson interesat e mafies që pastron paratë e sidomos që po shtrin tregjet, dhe klikave anti-kombëtare që duan të ndajnë kombin tonë.

Sot ky takim ka kushtuar miliona e miliona dollarë sensibilizim dhe propagandë për realizimin e tij. Vetëm një reklamë në Times Square për 3 ditë kushton 350,000 dollarë pa shpenzimet e tjera për takimin. Ai nuk ka frikë të bëjë takime të tilla ekstravagante në shpenzime të cilat ja kalojnë dhe sheikëve arabë, se Shqipërinë e ka kthyer në një burg të madh për opozitën, ku liderët e saj vuajnë dënime, ndërsa liria e fjalës është e kontrolluar.

Rama nuk ka vajtur në New York të takojë shqiptarët, se ai është arsyeja kryesore që mbi 1 milion shqiptarë janë larguar pa shpresë nga politikat e tij. Ai ka vajtur në Amerikë me patronazhistët e tij për tu takuar me njerëz të pastër dhe naivë që duan Shqipërinë, për të takuar njerëz që janë organizuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të mbushur sallën. Ai ka vajtur në NY për tu treguar amerikanëve që shqiptarët e duan, dhe kur të vijë koha e zgjedhjeve dhe ai të manipulojë dhe vjedhë si gjithmonë zgjedhjet, ata ta besojnë.

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Ai përpiqet të krijojë fabulën tek të gjithë shqiptarët në perëndim që ai është e ardhmja e Shqipërisë, lideri “perëndimor”, kur në fakt është diktatori i ngritur mbi kanabis, pastrimin e parave të pista dhe krimin e organizuar. Kanabisi politik po përdoret të fuqizojë realitetin paralel jashtë vendit si një demokraci perëndimore funksionale kur në Shqipëri është instaluar diktatura. Dhe kjo diktaturë fatkeqësisht po instalohet me ndihmën e SPAK-ut, që i ka hapur rrugën në përpjekje për të shkatërruar opozitën. Sot ndjeva dhimbje për ata shqiptarë në NY që dëgjonin diktatorin, ndërsa qindra të tjerë protestonin jashtë kundër diktaturës, për mungesën e pensioneve dinjitoze për prindërit që jetonin në Shqipëri dhe humbjen e demokracisë në vendin e tyre të lindjes.

Diktaturat nuk meritojnë mikpritje por revoltë dhe mospranim, në qoftë se nuk doni ta shikoni Shqipërinë tone të shkatërruar.

Sa për SPAK-un, shpenzimet me miliona dollarë nga diktatori nuk mund të merren parasysh se ai ka të drejtë të shpërdorojë fondet dhe gjakun e popullit Shqiptar.

Edi Rama sot e portretizoi veten e tij mbi partitë politike, si një misionar që i shërben Shqipërisë. Por në realitet është një diktator anadollak që do ta cojë Shqipërinë jo në Bashkimin Europian por në lindjen autokratike.

Por shqiptarët do të ngrihen të marrin në dorë fatet e vendit të tyre!

Etiketa: Agim NeshodiasporaEdi RamaNew Yorktakimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
Para

OKB dënon përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit

TË GJITHA

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom