• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja për qiranë e banesës, Apeli ia ul dënimin në 12.8 vite burg Lekë Vuksanit

15:36 : 25/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm i ka ulur dënimin me burgim Lekë Vuksanit, autorit të vrasjës së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarja kjo e ndodhur më 2 maj të vitit të kaluar në një banesë në rrugën “Tom Kola” në Shkodër.

Apeli e ka dënuar Lekë Vuksanin me 19 vjet burgim, teksa për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite e 8 muaj burgim.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Marsela Pepi relatore dhe anëtarët Fatri Islamaj dhe Edlira Petri.

Lekë Vuksani është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më herët ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër me 22 vjet burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar i shkonte dënimi në 14 vjet burgim.

Vrasja ndodhi brenda banesës në pronësi të viktimës, 51-vjeçarit Petrit Vuksani, i cili ia kishte dhënë me qira të afërmit të tij, autorit, Lekë Vuksani.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Viktima Petrit Vuksani ishte emigrant në Angli dhe ishte kthyer në atdhe rreth 1 muaji para se të vritej. Në datën 1 Maj, 51-vjeçari i kishte shkuar në banesë Lekë Vuksanit duke i kërkuar llogari se pse nuk e kishte paguar qiranë mujore apo faturat e energjisë elektrike dhe të ujit dhe për këtë shkak dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që një ditë më vonë në 2 Maj rreth orës 12:00 është vrarë me armë zjarri kallashnikov, Petrit Vuksani. Vrasja e tij, është kryer në korridorin e shtëpisë, ndërsa pas krimit Lekë Vuksani është larguar duke arritur t’i fshihet policisë.

Lekë Vuksani, ka qëndruar për gati 24 orë në banesën e Katerina Cunit, në lagjen “Pjetër Budi” në Shkodër, ku kishte hyrë për tu fshehur në Shkodër. Në kërcënimin e armës ai ka mbajtur peng jashtë vullnetit të saj shtetasen Katerina Cuni së bashku me fëmijën e saj tetraplegjik.

Por policia më pas ka marrë informacion për vendndodhjen e tij, dhe ka filluar negociatat për dorëzimin e Lekë Vuksanit. Vuksani ka pranuar të dorëzohet dhe më pas policia ka gjetur dhe armën e krimit.

Me qëllim zbardhjen e ngjarjes është marrë në pyetje Pal Vuksani, djali i xhaxhait të Lekës, i cili tregon se Deda i kishte thënë pas ngjarjes se Leka kërkonte komunikim me të dhe pasi ka marrë numrin ka folur dhe Leka që i kishte konfirmuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin. Pas kësaj nuk ka mundur të komunikojë më, pasi telefoni i Lekës i dilte i fikur.

Ndërkohë në pyetje u mor në atë kohë edhe Marina Ukaj, e cila ishte e dashura e viktimës Petrit Vuksani. Ukaj tregon se ishte e divorcuar dhe jetonte me vajzën e saj 10 vjeçare.

Pas divorcit kishte kërkuar shtëpi me qira për të jetuar dhe kishte gjetur një hyrje te Petrit Vuksani. Aty ishte njohur me Petritin dhe kishte paguar qira me vlerë 12.000 lekë të reja në muaj deri para rreth 3 muajve para vrasjes, kur kishte dalë me qira në një banesë tjetër përballë varrezave katolike.

Ajo kishte rreth një vit që kishte krijuar lidhje me Petritin, me të cilin tregon se do të martohej, pas përfundimit të divorcit me ish-burrin e saj. Po ashtu Petriti kishte vite i divorcuar dhe ish-gruaja e dy vajzat e tyre jetonin në Itali.

Marina deklaroi se Petriti nuk i tregonte asaj për problemet e tija dhe nuk kishte dijeni nëse ai kishte konflikt me Lekën apo jo. Ajo tregon se ishte njohur me Lekën nga Petriti dhe njëherë Leka, i kishte kërkuar t’i lajë rrobat pasi i ishte prishur lavatriçja.

Në ditën e ngjarjes Marina Ukaj tregon se ka parë Petritin të çojë për të rregulluar dy lavatriçe dhe vetë ajo është larguar për të takuar avokatin e divorcit, e më pas ka pirë një kafe me një shoqe te spitalet. Kur është kthyer te dyqani i saj, rreth orës 12:00 dhe është ngjitur të takojë Petritin te shtëpia por e ka gjetur të shtrirë në korridor.

Ajo ka menduar se ai është dëmtuar nga ndonjë rrëzim i mundshëm pasi ai si është përgjigjur. Uka ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë dhe vetëm pasi aty është ngjitur punonjësi i policisë, Lul Kola, jashtë shërbimit që banonte aty pranë, ai ka thënë se Petritin e kishin vrarë. Në këto momente është njoftuar dhe policia.

Etiketa: apelibanesaLekë VuksaniPetrit VuksaniqirajaShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

12:49 : 26/05/2026
BOTA

Protestë kundër çmimeve të larta të banesave dhe qirave në Madrid

20:50 : 24/05/2026
AKTUALITET

Shkaktoi aksidentin me një të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin!

14:15 : 24/05/2026
AKTUALITET

Transportonin lëndë drusore pa dokumentacion, bllokohen 3 automjete në Shkodër

20:57 : 23/05/2026
AKTUALITET

Autori i zuri pritë, VIDEO nga momenti kur dhunohet kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi

15:19 : 23/05/2026
Para

Grupi kurd merr përgjegjësinë për sulmin ndaj firmës turke të mbrojtjes

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom