• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi zgjedh me shumicë të thjeshtë anëtarët e rinj në KLGJ e KLP

16:30 : 17/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidatët e vetëm në garë nga radhët e shoqërisë civile për dy vende vakante në organet drejtuese të drejtësisë iu nënshtruan një votimi formal në seancë plenare të enjten, pasi nuk arritën të marrin shumicën e cilësuar të votave në dy raundet e para të votimit.

Me një shumicë të thjeshtë votash që erdhën vetëm nga mazhoranca, Violanda Theodhori u zgjodh anëtarja e re në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke zëvendësuar kryetaren e këtij këshilli Naureda Llagami, së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023.

Po ashtu, i vetmi kandidat në garë për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u votua Erjon Fejzulla, i cili zëvendëson vendin vakant të lënë nga Alfred Balla, i larguar nga procesi i vetingut.

Me një votim elektronik të fshehtë, Theodhori mori 69 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër, ndërsa për Fejzullën ishin 68 vota pro, 4 abstenim dhe 1 kundër.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se sipas dispozitave ligjore të dy kandidatët e listës së tretë të shortit të hedhur në nënkomisionin e posaçëm parlamentar konsiderohen të zgjedhur.Ky votim përmbyll një proces të gjatë të nisur që me shpalljen e vendeve vakante nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile në korrik të vitit të shkuar.

Lexo edhe:

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Shkodër

Gara u luajt vetëm mes këtyre dy emrave pasi të dy kandidonin për KLGJ dhe për KLP kandidonte vetëm Fejzulla.

Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, ndërsa gara për KLP-në ishte futur në ngërç pasi nuk kishte asnjë kandidat në dy raundet e para të votimit në seancë plenare.

Rastësia e shortit të tretë caktoi nga një emër për secilin vend vakant në këshill, duke nxjerr fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP.

Lista e kandidatëve nga shoqëria civile gjatë fazës të verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit u reduktua në vetëm dy emra nga 6 të tillë të sjellë nga komisioni Ad-Hoc i ngritur nga Avokati i Popullit që bën verifikimin paraprak të tyre.

Përfaqësuesit e opozitës në nënkomisionin e posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve e kontestoi si antiligjore dhe paracaktuese reduktimin e listës së kandidatëve, ndërsa sipas mazhorancës skualifikimi bazohej në kriteret e forta të verifikimit të përcaktuara në ligj./ BIRN

Etiketa: Erjon FejzullakandidatetKLGJklpKuvendiNaureda Llagamiorganet drejtuesepoliciashumicë të thjeshtëViolanda Theodhori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025
AKTUALITET

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Shkodër

19:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
Para

U dënua me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO, GJL rikthen për gjykim dosjen për ish-gjyqtaren

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com