• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Goditet banda e trafikut të refugjatëve, 15 të arrestuar, 4 në kërkim (SKEMA)

12:01 : 15/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës ka ekzekutuar një operacion gjatë natës së kaluar, hetimet e të cilit janë drejtuar prej 12 muajsh nga shefi i Prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela dhe prokurori Ritvan Suka, për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun e emigrantëve të paligjshëm.

Ky hetim ka nisur që në vitin 2023, teksa në total janë individualizuar si përgjegjës 24 persona. Kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë shtypi bëri me dije se për 5 prej tyre masat e sigurisë janë ekzekutuar më herët, ku të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Së fundmi, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar në mungesë dhe 19 masa të tjera sigurie “Arrest me burg”, ku blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “DAMASK”, vetëm 15 prej tyre dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Vocaj deklaroi se nga 15 shtetasit e arrestuar, tre prej tyre janë me kombësi egjiptiane dhe siriane, ndërsa për 4 të shpallurit në kërkim rezulton se 3 prej tyre ndodhen jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre.

Burime bëjnë me dije se pjesë e këtij grupi kriminal kanë qenë 20 shtetasit: Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërçi, Khaled Shahin, Ahmed Kensowa, Dashamir Kullaj, Mohammed Alfahel, Nazmi Avxhija, Juljan Avxhija, Florenc Avxhija, Klajvert Avxhija, Klaudi Mano, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirjan Xhaferri dhe Mikel Stefani.

Lexo edhe:

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

Ende nuk dihet identiti i 4 personave të shpallur në kërkim. Mësohet se dy prej të arrestuarve dhe që dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në këtë trafik refugjatësh janë Ahmed Kensowa dhe Dashamir Kullaj.

“Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë. Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Forcave Operacionale. Në një episod, gjatë hetimit është bashkëpunuar dhe me emisionin investigativ “Piranjat”. Po kështu, në fazën finale të operacionit është bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Durrës, Shkodër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.” – tha Vocaj.

Në kuadër të këtij hetimi, uniformat blu kanë sekuestruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

Burime bëjnë me dije se emigrantët, kryesish egjiptianë dhe sirianë, vinin në mënyre të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe Greqia. Më pas Shqipërinë ata e përdornin si tranzit për të shkuar në vendet e BE dhe kalimi ilegal bëhej nga Hani i Hotit në Shkodër dhe nga Morina në Kukës.  Sipas burimeve mediatike, vlera qe u merrej nga trafikantër shkonte deri ne 1500 euro.

Policia e Tiranës ka publikuar edhe pamjet e operacionit, ku shfaqen momenti i arrestimit të të akuzuarve, si dhe sekuestrimi i parave.

Etiketa: Ahmed KensowaArnold KërçibandaDashamir KullajEgjiptiElton UkajEnriko GjonajEurel UkajFlorenc AvxhijagrupiIlirjan XhaferriJuljan AvxhijaKastriot XhaniKelti XhaniKhaled ShahinKlajvert AvxhijaKlaudi ManoMehmet BreguMikel StefaniMohammed AlfahelNazmi AvxhijaRafael DemajrefugjatesiriaTiranetrafikuTrilind Gjana

Lajme të lidhura

RAJONI

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025
AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
AKTUALITET

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

15:43 : 06/08/2025
AKTUALITET

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

12:46 : 05/08/2025
Para

EMRI - Ja kush është punonjësi i Gardës që tentoi të vetëvritet me armën e shërbimit

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com