• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

E paqartë pjesëmarrja e Kosovës në Procesin e Berlinit

I dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin, tha në Prishtinë se shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për investime dhe të punojë për një treg të përbashkët.

09:17 : 03/10/2024
në RAJONI

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin insiston se Kosova duhet të krijojë mundësi për investitorët e huaj dhe të përfitojë nga tregu i përbashkët rajonal. Sipas tij, “Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovës dhe shteti gjerman beson në potencialin që ka Kosova”. Këto deklarata, Manuel Sarrazin i bëri në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane. Ndër fjalimet kryesore në fillim të punimeve të Forumit zuri vend tregu rajonal. Ky forum shërben si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike.

Sarrazin: Duam që investitorët të vijnë në Kosovë

Sarrazin shtoi, se për Kosovën ende nuk ka lajme të reja përsa i përket pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë në shënimin e 10-vjetorit të këtij procesi. Gjermania vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që ta largojë masën e sigurisë për mallrat serbe duke e cilësuar këtë masë në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). “Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi. Duan të investojnë atje dhe të bëjnë biznes me të gjithë rajonin. E, ne duam që kjo të ndryshojë, duam që investitorët të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal. Unë nuk di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në të gjithë rajonin”, tha Sarrazin.

Manuel Sarrazin duke folur në forum
I dërguari gjerman, Manuel SarrazinFotografi: Bekim Shehu/DW

I dërguari gjerman tha se është i vetëdijshëm për problemet që ka Kosova me Serbinë, por u shpreh se i “duhet treguar rajonit se zhvillimet pozitive janë të mundshme”. “Për ne, për qeverinë gjermane, angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik të sigurisë”, tha Sarrazin.

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

Në margjina të Forumit i dërguari gjerman takoi edhe zëvendëskryeministrin e qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi, me të cilin folën për CEFTA, por, sipas Bislimit “nuk ka asgjë konkrete”, sa i përket heqjes së masave të sigurisë për mallrat serbe. Në të njëjtën linjë me emisarin gjerman për Ballkanin u shpreh edhe anëtari i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, që ishte pjesë e Forumit, por që ndaras takoi edhe disa nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe partive politike. Porosia për ta ishte shumë e qartë. “Të shohësh një proces të Berlinit, një Samit pa Kosovën do të ishte e paimagjinueshme. Ai nuk është më Samit i procesit të Berlinit, pra kjo nuk duhet të ndodhë dhe për të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të jenë me mendje të qartë dhe të marrin vendime të mençura”, tha Beyer, që shtoi, se marrëdhëniet Gjermani-Kosovë kanë një histori të gjatë. Beyer, tha se  e vlerëson “kancelaren Angela Merkel që dha idenë të bëjë ofertë për gjashtë vendet e rajonit. Unë ju siguroj që nuk ka asnjë ndikim ndërrimi i qeverive në Berlin ku vjen puna tek mbështetja për Kosovën”, tha anëtari i Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

Deputeti gjerman, Peter Beyer duke biseduar në Forumin e Prishtinës
Deputeti gjerman, Peter BeyerFotografi: Bekim Shehu/DW

Përjashtim i Kosovës?

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe diplomatë të tjerë gjermanë gjatë vizitave të shpeshta që patën në javët e fundit në Kosovë, patën përmendur mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit po qe se Qeveria në Prishtinë nuk i heq masat ndaj mallrave serbe. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe u vendos më 14 qershor të 2023, në të njëjtën ditë kur forcat serbe i patën rrëmbyer tre zyrtarë policorë të Kosovës përgjatë patrullimit të brezit kufitar me Serbinë. Nga dhjetori i vitit 2021, Kosova ka pezulluar pjesëmarrjen në Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pasi Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Moldavia kanë refuzuar që të diskutojnë për largimin e Misionit të OKB-së, (UNMIK) si përfaqësues i Kosovës brenda marrëveshjes rajonale të tregtisë. Më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz do të mbahet Procesi i Berlinit, ku synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë. Aktualisht, tregtia e lirë në Ballkan realizohet nëpërmjet CEFTA-s, por Kosova e ka refuzuar këtë rrugë në të kaluarën, pasi përfaqësohej nga UNMIK-u në këtë mekanizëm dhe jo si shtet i pavarur.

Pamje nga salla e Forumit, Manuel Sarrazin në skenë
Manuel Sarrazin Fotografi: Bekim Shehu/DW

Vendet pjesëmarrëse në CEFTA, përfshijnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe. Gjermania është shteti që i prin prezencës në Kosovë sa i përket investimeve. Sipas një raporti të shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), janë mbi 600 milionë euro që qeveria gjermane i ka ndarë në dy dekada të veprimit në Kosovë, duke ndihmuar dhe ngritur sektorët, si: angazhimi dhe punësimi i të rinjve, bashkëpunimi ekonomik, efikasiteti i energjisë, faza e emergjencës dhe rindërtimit në Kosovë, mbështetja e ri – integrimit, përmirësimi i shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, sektori i arsimit bazë, promovimi i turizmit, etj./DW

Etiketa: BEkosoveprocesi i berlinitsarrazin

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
Para

A do ngujohen në sallën e Parlamentit? Ja çfarë deklaron Gjekmarkaj

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom