• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku jeni ju zotërinj ambasadorë?

11:04 : 29/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore.

Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë.

Mekanizmi persekuetues i cili e realizoi burgosjen e tij është drejtësia 500 milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin.

Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike tek shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Evropës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumenta, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!

Më saktë të lidhur me personin kyç të reformës së famshme të drejtësisë Fatmir Xhafajn, i emëruar në 2018 Ministër i brendshëm, vëllai i të cilit rezultonte i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

Është e habitshme kur mendon se disa syresh, dikur dhe tani interesoheshin e reklamonin gjërat më banale si suksese qeveritare, ndërsa sot për një çështje politike me gati 50 procese gjyqësore, të shtrirë në gjashtë vite, nuk kanë një gjysëm fjale për të thënë, sepse nuk na ditkan gjë!?

Së paku të dalin e të thonë se nuk i diskutojnë vendimet e gjykatave, sa për të larë gojën, siç vetëjustifikohen në rastin skandaloz Berisha, pavarësisht se e dinë shumë mirë se akuza ndaj Berishës është krejt politike e siç e dinë shumë më mirë se Ervin Salianji është dënuar pa bërë asnjë vepër penale dhe se termi “kallzim publik i rremë” ekziston vetëm në fjalorin personal të Ramës dhe ushtarëve të tij në drejtësi, por jo në kodin e procedurës penale.

Heshtja e tyre për burgosjen politike të Salianjit kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër:

Atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK.

Është ironike të mendosh që as vetë SPAK dhe as ndërkombëtarët nuk shohin traun në syrin e pushtetit, por kërkojnë qimen në syrin e opozitës.

Nuk shohin e nuk pranojnë që njeriu që ka udhëhequr reformën dje e komisionin sot, është subjekt i ligjit antimafia.

E ta mendosh që ishte vetë Xhafaj ai që parashtroi eleminimin me vetting të gjyqtarëve apo prokurorëve që kishin kontakte me persona të papërshtatshëm, me të kaluar kriminale, ndërsa vetë e kishte në shtëpi.

Ku ishit ju zotërinj ambasadorë tek aplikohej ky standart “bëni si them unë por mos bëni siç bëj unë?!

Por kur me fakte Ervini dëshmoi qartazi që policia e shtetit me në krye Ardi Veliun, sipas audiopërgjimeve veproi si grup i strukturuar kriminal bashkë me Nushin e Markon për të sajuar dëshmitarin e rremë Alizoti?

Pse heshtët ju zotërinj?!

Së paku të flisnit në emër të mbrojtjes së taksave të qytetarëve tuaj, të harxhuara për policinë e drejtësinë shqiptare.

Siç po vazhdoni të heshtni për mosveprimin e SPAK ndaj përgjimeve në Sky-Encro, ku del qartazi bashkëpunimi i qeverisë së Ramës dhe eksponentëve të lartë politikë me eksponentët e krimit të organizuar, për të deformuar rezultatin zgjedhor e për të ndarë interesa.

Po kur Rama e la vendin pesë vite pa gjykatë kushtetuese dhe sot vendimet e saj i trajton si letër higjenike, ku ishit e ku jeni?!

Po tani që me trupa gjyqësore politike Rama dënon Ervinin e jo vetëm Ervinin, pse denoncohet e vërteta e krimit dhe korrupsionit, pse heshtni ju zotërinj ambasadorë?!

Të nderuar Ambasadorë!

Detyra juaj kryesore është interesi i vendit që përfaqësoni.

Por njëherazi dhe mbrojtja e parimeve dhe standarteve demokratike të lidhura ngushtë me liritë politike e liritë themelore në një vend partner të BE.

Prej kohësh heshtja juaj po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën.

Ka deformuar me metoda kriminale proceset zgjedhore, bashkëpunon me krimin hapur në të gjitha nivelet e format, ka grabitur pasuri, ka shpopulluar vendin e ka ndërtuar narkoshtet.

Që kërkon të eleminojë opozitën, burgos deputetë dhe synon të burgosë kryetarin e PD dhe drejtuesit e opozitës.

Arma më e fortë e Edi Ramës në këtë kurs antidemokratik është heshtja juaj, të cilin ai sot e përdor si dekorin e qeverisë së tij.

Flisni e reagoni zotërinj ambasadorë!

E vërteta shëron!!!!

 

Etiketa: ambasadoreBurgdenimiervinluciano bociPDSalianji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
Para

Tirana në kërkim të fitores së parë, formacioni i mundshëm ndaj Skënderbeut

TË GJITHA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com