• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Agjencitë amerikane ngrejnë alarmin: Irani po ndërhynë në zgjedhjet në SHBA

16:32 : 19/09/2024
në BOTA

Hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisnin interesin e ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden me informacione të vjedhura nga fushata e kundërshtarit të tij Donald Trump, përfshirë dërgimin e e-maileve drejt njerëzve të lidhur me presidentin demokrat, në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024, tha FBI-ja dhe agjenci të tjera federale të mërkurën.

Nuk ka prova se ndonjë nga personat që ka marrë e-mailin është përgjigjur, thane zyrtarët, duke penguar që informacioni i hakeruar të bëhej publik në muajt e fundit të fushatës zgjedhore.

Hakerët i dërguan e-mailet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut tek individë që ishin të lidhur me fushatën e Presidentit Joe Biden, përpara se ai të tërhiqej nga gara.

Sipas një deklarate të qeverisë amerikane, e-mailet “përmbanin një fragment të shkëputur nga materiale të vjedhura, jo publike nga fushata e ish-Presidentit Trump”.

Ky njoftim, është përpjekja e fundit për të nxjerrë në pah atë që zyrtarët thonë se është synim i vazhdueshme e Iranit për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024-ës, përfshirë një sulm kibernetik që kishte si objektiv fushatën e ish-Presidentit Trump.

Lexo edhe:

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

FBI-ja, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe të Infrastrukturës deklaruan se sulmi kibernetik ndaj fushatës së zotit Trump dhe një përpjekje për qasje të paautorizuar ndaj informacioneve të ndjeshme të fushatës Biden-Harris janë pjesë e një tentative për të minuar besimin e votuesve në zgjedhje dhe për të nxitur konflikt.

Në 10 gusht, ekipi i fushatës së zotit Trump tha se kishte qenë objektiv i një sulmi kibernetik dhe se aktorë iranianë kishin vjedhur dhe shpërndarë dokumente të brendshme me të dhëna të ndjeshme.

Së paku tre mediave, ‘Politico’, ‘New York Times’ dhe ‘Washington Post’, iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë hollësi mbi materialet që iu janë dërguar.

Përmes një deklarate, Morgan Finkelstein, zëdhënësja e fushatës së zonjës Kamala Harris tha se ekipi i Nënpresidentes kishte bashkëpunuar me organet ligjzbatuese sapo kishte mësuar se individë të lidhur me ekipin e zotit Biden ishin në mesin e atyre që kishin marrë emailet.

“Nuk jemi në dijeni se ndonjë material i është dërguar direkt fushatës, por disa individë kanë marrë e-maile në adresën e tyre personale”, tha zonja Finkelstein.

Karoline Leavitt, zëdhënësja e fushatës së ish-Presdentit Trump e cilësoi përpjekjen e fundit për të dërguar informacione të vjedhura te fushata e Presidentit Biden si “një provë tjetër se iranianët po ndërhyjnë aktivisht në zgjedhje” për të ndihmuar zonjën Harris.

Më herët, Irani ka refuzuar ndërhyrjen në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Të mërkurën, misioni i përhershëm i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork tha se akuzat e fundit të Shteteve të Bashkuara ishin “thellësisht të pabaza dhe se Irani nuk ka asnjë arsye apo qëllim për të ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara”./ VOA

Etiketa: IraniSHBAvoazgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
BOTA

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

17:45 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
Para

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet i riu në Vlorë

TË GJITHA

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com