• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shitja e diplomave, PD: Ministria e Arsimit ka dështuar në të qenit garante e ligjshmërisë dhe cilësisë

13:15 : 18/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Skandali i diplomave false që lëshoheshin në Shqipëri nga Kolegji Universitar ‘Wisdom’ dhe që shiteshin në Itali për shuma 8-10 mijë euro, ka sjellë reagimin e PD-së.

Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula u shpreh se, ky është skandal i radhës që kap majat e Ministrisë së Arsimit.

Sula deklaron se Ministria e Arsimit ka dështuar në të qenit garante e ligjshmërisë dhe e cilësisë!

PD deklaron se MAS nuk mund të fshihet pas moscertifikimit të kuotave për vitin akademik 2024-2025! Lili Sula pyet sa kuota për studime universitare i janë dhënë Wisdom -it dhe sa diploma janë lëshuar për vitet 2023-‘24, 2022- ‘23.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

PD kërkon që MAS të bëjë publike raportet e inspektimit që ka zhvilluar në këto 10 vite në këtë institucion.

Deklarata e plotë:

‘Trafikimi i diplomave’-është skandali i radhës që kap majën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

8000 diploma false të lëshuara nga kolegji universitar Wisdom  në Tiranë për shtetasit italianë tërhoqi vëmendjen e medias dhe të drejtësisë italiane.

Diplomimi i shtetasve italianë në Shqipëri shpreh agoninë e thellë që ka kapur majën institucionale të arsimit në vendin tonë – trafik diplomash edhe kur italianët nuk gjendeshin këtu e nuk merrnin pjesë në testime. Sipas të dhënave, rezulton se mijëra italianë kanë dhënë e marrë provimet e fakultetit e janë pajisur me diploma të studimeve të larta universitare e tituj akademikë pa kaluar ndonjëherë përmes dyerve të universitetit.

Në dosjen e drejtësisë italiane për skandalin e diplomave përfshihen zyrtarë të lartë shqiptare, si znj. Shqiponja Telhaj që kishte për funksion vlerësimin e diplomave për jashtë vendit, e cila ka favorizuar kolegjin universitar Wisdom  – shprehen hetuesit italianë.

Drejtuesja e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama, u korruptua me një çantë ‘Louis Vuitton’.

Në dosjen hetimore flitet edhe për eprorët e Sh. Telhaj, për ish ministren Evis Kushi dhe zv. ministren Albana Tole, për të cilat pritet së shpejti të ketë hapa ligjorë konkretë.

Me ardhjen në pushtet më 2013, Edi Rama deklaroi mbylljen e institucioneve jopublike të arsimit të lartë në emër të cilësisë për të cilën u zotua me të madhe.

Zoti Rama u kujdes për shfaqje propaganduese dhe gjithë këtë ndërhyrje që e cilësonte ‘të thellë’, ai, e kreu me dy standarde: mbylli disa e të tjerave, me emërime politike drejuesesh bordesh, u krijoi hapësirë për t’u marrë me trafik diplomash nga Shqipëria në Itali.

Ministria e Arsimit ka dështuar në të qenit garante e ligjshmërisë dhe e cilësisë!!! MAS nuk mund të fshihet pas moscertifikimit të kuotave për vitin akademik 2024-2025! Po për vitet 2023-‘24, 2022- ‘23 çfarë ka ndodhur? Sa kuota për studime universitare i janë dhënë Wisdom -it dhe sa diploma janë lëshuar?

Meqë shteti italian ka hetuar skandalin e diplomimit për shtetasit e vet – ngrihet çështja e diplomimit të shqiptarëve nga institucioni Wisdom -që me shumë gjasa e shumëfishon numrin e diplomave false.

Kush do t’i hetojë ato?

MAS duhet të bëjë publike raportet e inspektimit që ka zhvilluar në këto 10 vite në këtë institucion.

Piramida e korrupsionit në arsim- falë dosjeve hetimore të shteteve të tjera- po plotësohet.

Në ASCAL qenka AQUILA!

Në parauniversitar, Klea Rama!

Në Qendrën e Shërbimit Arsimor, quhet Aurora!

Tashmë qeveria Rama e ka ngritur nivelin e narko-shtetit: trafikon edhe diploma universitare!

Etiketa: Lili Sulaministria e arsimitPDshitja e diplomaveWISDOM

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
Para

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti Gerti Bogdani, pëson arrest kardiak

TË GJITHA

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com