• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Draghi: Ekonomia e Europës përpara një krize “ekzistenciale”

A do të jenë sipërmarrjet në Europë në varësi prej konkurrencës nga Amerika e Veriut dhe Azia? Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi në analizën e tij nxjerr një konkluzion të qartë.

09:33 : 10/09/2024
në BOTA

“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe fitimet në produktivitet që lidhen me të”, konstaton në raportin e tij ish-kreu i BQE-së, Mario Draghi. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e pati autorizuar 77 vjeçarin Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së. Në të Draghi tërheq vëmendjen, se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhëshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.

Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi vëren, se europianët ndodhen përpara një “sfide ekzistenciale”. Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund “të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore”. Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike.

Screenshot me temën "E ardhmja e aftësisë konkurruese europiane" e analizës strategjike të Mario Dragjit
Screenshot e analizës strategjike të Mario DraghitFotografi: Europäische Kommission

“Investimet masive detyrimisht të nevojshme”

Draghi i bën thirrje BE-së për investime masive në ekonomi, mbrojtje dhe mbrojtjen e klimës. Të nevojshme janë edhe “investime minimale vjetore shtesë në vlerën 750 deri në 800 miliardë euro”, këshillon ai. Për t’ia arritur këtij qëllimi ish-shefi i BQE-së rekomandon marrjen e borxheve të reja në bashkësi ashtu sikurse u veprua së fundi në rastin e pandemisë së koronavirusit.

Lexo edhe:

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i konsideron instrumentat për financimin e bashkësisë si të rëndësishme. Por është i mundur edhe përdorimi i mjeteve financiare të vendeit përkatës, ku bëjnë pjesë doganat e importeve dhe kuotizacioni në BE për plastikën, tha von der Leyen e pyetur lidhur me rezistencën e qeverisë gjermane kundër borxheve të reja në bashkësi. Lidhur me këtë duhet të vendosin vendet anëtare të BE-së.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen (djathtas) dhe Mario Draghi (majtas)
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen (djathtas) dhe Mario Draghi (majtas)Fotografi: Europäische Kommission

Gjatë kohës së pandemisë BE organizoi një paktë ndihme të financuar me kredi në vlerën e 750 miliardë eurove. Vendet si Italia dhe Franca qysh atëherë kërkojnë një paketë të re duke iu referuar rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe mbrojtjen e klimës. Por Gjermania dhe Holanda borxhet e reja në bashkësi i konsiderojnë si vijë të kuqe.

“Politika për klimën duhet të koordinohet më mirë”

Duke iu referuar sektorëve me emisione gazrash të dëmshme për klimën si në industrinë e rëndë dhe transport, Draghi rekomandon për BE-në, që ta rregullojë më mirë politkën për klimën. Nëse të gjitha masat politike harmonizohen me objektivat për klimën, është “shumë e mundshme, që pakësimi i emisioneve të dioksidit të karbonit, dekarbonizimi në atmosferë, të jetë një shans për rritjen ekonomike”, tha ai në një konferencë shtypi.

Von der Leyen dëshiron që ta bëjë BE-në me programin Green Deal deri në vitin 2050 neutrale ndaj klimës, kjo do të thotë, që Europa të mos emetojë më më shumë gazra të efektit serë nga sa mund të kursejë. Përpara zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së politikania kristiandemokrate gjermane, von der Leyen, në qershor e ndodhur nën presionin e konservatorëve dhe liberalëve, deklaroi se do të bëjë disa lëshime lidhur me kushtet e vendosura për mjedisin./DW

Etiketa: BEekonomiKEMario Draghiursula von der leyen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
BOTA

BE “godet” kompanitë ushqimore, gjobit me 329 mln euro “Delivery Hero” dhe “Glovo”

21:05 : 03/06/2025
BOTA

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

14:57 : 03/06/2025
Para

Pas 2.7 mld lekëve, ja DOSJA që rrezikon të çojë në burg Rexhë Byberin. I dha pyllin kushëririt…

TË GJITHA

Spanjë, grabitën farmacinë, katër shqiptarë tentuan t’i iknin policisë, përplasen dhe humbin jetën

09:33 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com