• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Afrimi i datës së zgjedhjeve në SHBA shton ankthin dhe pasigurinë në Ukrainë

16:15 : 09/09/2024
në BOTA
Destroyed vehicles are pictured in the city of Lysychansk in the eastern Ukrainian region of Donbas on June 18, 2022 amid the Russian invasion of the country. (Photo by ARIS MESSINIS / AFP) (Photo by ARIS MESSINIS/AFP via Getty Images)

Destroyed vehicles are pictured in the city of Lysychansk in the eastern Ukrainian region of Donbas on June 18, 2022 amid the Russian invasion of the country. (Photo by ARIS MESSINIS / AFP) (Photo by ARIS MESSINIS/AFP via Getty Images)

iev dhe gjetkë në Ukrainë, njerëzit janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe se si kjo do të ndikojë në atdheun e tyre. Disa banorë, si Anhelina mbesin me shpresë.

“Pres që presidenti i ardhshëm do të na ndihmojë ne, politikën dhe veprimet tona ushtarake”, thotë ajo.

Banorë të tjerë si Dmytro, janë të shqetësuar.

“Pyes vetën se kush do të fitojë dhe në përgjithësi çfarë politikash do të kenë ndaj vendit tonë. I lutem zotit që t’i nxisë të dy të na mbështesin”, thotë Dmytro.

Frika më e madhe është se administrata e re amerikane do t’i japë fund mbështetjes dhe do ta braktisë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, thotë analisti politik, Mykola Davydiuk.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

“Kostoja e shndërrimit të një vendi dikur demokratik në një autokraci është miliona vdekje. Kjo është ajo nga e cila ka frikë vendi”, thotë zoti Davydiuk.

Pas dy vjet e gjysmë luftë, një faktor kyç që nxit shqetësimin e ukrainasve është pasiguria e asaj që do të vijë nga administrata e re në Shtëpinë e Bardhë.

Ish Presidenti Donald Trump zotohet se do t’i japë fund luftës shpejt dhe shumë kanë frikë se kjo do të thotë se Ukraina do të detyrohet të bëjë shumë lëshime, nëse ai kthehet në detyrë.

Në të njëjtën kohë, ukrainasit kujtojnë se zoti Trump, kur ishte president, miratoi shitjen e sistemeve antitank ‘Javelin’ që ndihmuan Ukrainën të përballonte sulmin në fillimin e agresionit të Moskës.

Administrata e Presidentit Obama e kishte refuzuar kërkesën e Ukrainës për ato armë në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe pjesën më të madhe të rajonit të Donetskut, në Ukrainën lindore.

Por qëndrimet e ukrainasve janë të përziera. Disa, si Svitlana, kanë frikë nga një fitore e zotit Trump.

“Trump-i është një njeri i çuditshëm dhe ka mendime mjaft të çuditshme”, thotë ajo.

Të tjerët, si Ivani, ndjejnë siguri duke u mbështetur te pervoja e kaluar.

“Trump-i ka qënë president, metodat e tij janë të njohura dhe nuk mendoj se ka gjë për t’u frikësuar”, thotë Ivani.

Administrata e Presidentit Biden ka qenë bujare me Ukrainën, duke shpenzuar 175 miliardë dollarë për ta mbështetur atë që nga fillimi i agresionit rus. Por, ka zhgënjim midis udhëheqësve të Ukrainës, të cilët thonë se ndihma ka qenë e ngadaltë.

“Ushtria ruse tani po përpiqet të përfitojë nga situata kur ne presim furnizime nga partnerët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e fushëbetejës”, thotë Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky.

Analistët thonë se nëse fiton zgjedhjet, politikat e Nënpresidentes Kamala Harris ka të ngjarë të jenë si ato të Presidentit Biden. Perspektiva e vazhdimësisë së ndihmave është qetësuese për disa.

Kjo i shqetëson të tjerët se lufta mund të zvarritet.

Një sondazh nga organizata ‘Razumkov’ në Kiev tregon se 44% e ukrainasve mendojnë se Ukraina dhe Rusia duhet të fillojnë negociatat e paqes së shpejti, por shumica e të anketuarve i shohin kushtet e Presidentit rus Vladimir Putin si të papranueshme.

Me rritjen e lodhjes mes mbështetësve kryesorë të Ukrainës në Evropë, shumë njerëz në Ukrainë i shohin zgjedhjet amerikane si një mjet shpëtimi më shumë se kurrë, megjithëse kjo nuk është plotësisht e sigurt./VOA

Etiketa: LuftaSHBATrumpUkrauineZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para
Mario Draghi, ish-kryeministër i Italisë dhe ish-shef i Bankës Qendrore Evropiane.

Raporti: Evropa përballet me “sfida ekzistenciale” për të rritur prodhimin

TË GJITHA

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom