• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e lira, krimet e Maduros dhe shkëlqimi i Maduros së Shqipërisë

16:09 : 07/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Agim Nesho

Para disa ditësh u sekuestrua avioni presidencial i diktatorit venezuelas, Maduro, nga SHBA. Veprimi ishte si rezultat i vjedhjes masive të votave, persekutimi në vazhdimësi i opozitës dhe justifikimi i kësaj maskarade me certifikimin e zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese si vegël e diktaturës së hapur në Venezuelë. Mbi 10 vende të Amerikës Latine duke përfshirë Kolumbinë, Brazilin, kanë reaguar menjëherë për të ndaluar këtë farsë elektorale, ndërsa Argjentina kërkon arrestimin e tij dhe qeveritarëve të tjerë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit.

Maduro është vazhduesi i veprës së diktatorit të majtë Chavez, një ish-demagog i majtë të cilët kanë mbajtur në këmbë një makineri shtypëse, kanë kapur shtetin, kanë larguar në masë popullin nga vendi dhe kanë konsoliduar një diktaturë që mbijeton me lidhjet e saj me vendet autokratike të botës. Modeli autokratik i Chavez- Maduro u bë model pushteti për autokratët e rinj të botës, të Ballkanit sidomos nga vende si Shqipëria që kishte kaluar një diktaturë të egër komuniste. Rama, ashtu si Chavez-Maduro, janë të ngjashëm në ligjërimet populiste me orë të tëra, në shfaqjet dhe tallavatë që organizojnë me popullin, korrupsionin galopant me pasurinë e vendit, me demagogjinë e përbashkët për reformë në drejtësi (për të kapur drejtësinë), në bashkëpunimin okult me fuqi diktatoriale si Rusia, Irani për të prishur embargo deri në sigurimin e aeroplanëve Air Turkey për shërbime qeveritare në shkëmbim të transaksioneve të arit.

Maduro, një bufon politik, ish-shofer autobusi, që guxoi të pranonte edhe postin e ministrit të jashtëm, ndajnë të njëjtën psikologji me Ramën që janë lider të fuqishëm dhe globalë, që duhet të kenë një rol në politikën botërore. Ata bashkohen në një pikë, që e kanë të qartë që për të realizuar sundimin e tyre duhet të eliminojnë opozitën dhe liderët e saj. Por ndërsa Chavez-Maduro kanë eliminuar edhe fizikisht kundërshtarët opozitarë, Rama si më i moderuar blen influencë dhe manipulon skenarë si të goditet opozita. Por sot kur Maduro kërkon të arrestojë liderin e opozitës si presion ndaj reagimit vendas dhe ndërkombëtar, Rama ka kohë që liderin e opozitës e mban në arrest shtëpie, pa akuzë dhe pa prova. Rama kërkon të shtyjë mandatin e tij të katërt, të pestë, etj. etj., duke shtypur opozitën. Çështjet e ngritura nga opozita, si dosja 184 dhe 339 për zgjedhje të manipuluara dhe të vjedhura, megjithëse janë ngritur si probleme që duhen hetuar edhe nga Parlamenti Gjerman dhe Parlamenti Europian, nuk kanë lëvizur asnjë milimetër pushtetin klientelist dhe të korruptuar të Edi Ramës. Pavarësisht se janë dy modele të njëjta, reagimi ndërkombëtar është i ndryshëm. Është neglizhencë, blerje influence dhe burokratë të korruptuar që mbyllin sytë në justifikim të stabilokracisë?!

Sot përpara shqiptarëve qëndron prova e madhe e respektimit të vlerave demokratike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta. A do të sekuestrohen asetet e qeveritarëve të korruptuar të këtij shteti, paratë e pista dhe pasuri offshore të këtij regjimi të korruptuar që ka shkatërruar shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri? A do ti mundësohen popullit Shqiptar zgjedhje të lira dhe të drejta, kur deri tani lideri i opozitës është në arrest?

Lexo edhe:

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

Ndërhyrja me vonesë ndaj diktaturës në Venezuelë, një veprim për tu përshëndetur dhe përkrahur, nuk mund të justifikojë që ‘Madurot ballkanikë’ të qëndrojnë të qetë. Nuk mund të ketë dy qëndrime për dy modele të njëjtë. Për të mos kthyer konfliktin në Ballkan, dikush duhet të merret seriozisht me regjimet autokratike dhe korruptive të tij. Në qoftë se nuk ka vëmendje dhe prishen interesa, të paktën të sigurohen parimet kryesore demokratike për zgjedhje të lira, duke mos pranuar që lideri i opozitës të jetë në arrest dhe një qeveri teknike të funksionojë si garanci.

Të paktën këto parime universale të demokracisë, atje ku nuk ka demokraci, t’i bëjnë të mundur popullit shqiptar të zgjedhë lirshëm të ardhmen e tij.

Etiketa: Agim NeshoEdi RamamaduroShqiperizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
BOTA

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025
AKTUALITET

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025
AKTUALITET

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
Para

Francezët protestojnë kundër kryeministrit të ri, çfarë pritet të ndodh me qeverinë

TË GJITHA

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025

Përndoqi moderatoren, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

21:01 : 28/09/2025

Bill Clinton rrëfen historinë dhe vendimin për ndërhyrjen në Kosovë

20:42 : 28/09/2025

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

20:21 : 28/09/2025

Irani refuzon sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

20:00 : 28/09/2025

Tragjedi në Indi, 40 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur në një tubimin politik

19:44 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com