• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama e paguan Vilma Nushin për 1 mln analiza të check up, kur ajo bën gjithsej 500 mijë

20:48 : 23/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm ka akuzuar kryeministrin Edi Rama i ka vënë kazmën sistemit shëndetësor.

Sipas liderit demokrat, shqiptarët sot po vdesin se nuk marrin dot ilaçet jetike për mjekimin e sëmundjeve të rënda. Berisha tha se gjatë qeverisjes së tij, mjekësia ka patur të metat e saj, por kurrë nuk kanë munguar ilaçet bazë, duke importuar edhe ilaçet më të kushtueshme kur ato ishin të një rëndësie parësore për jetën e të sëmurëve.

Më tej Berisha e konsideroi koncesionin e “Check Up-it” si një vjedhje të tmerrshme, ku sipas tij, ka një çmim të paktën 4 herë më shumë se kostoja. Kreu i opozitës tha se Edi Rama me anë të Beqajt firmos se do ti paguajë Vilma Nushit, 1 milionë e 80 mijë analiza, edhe kur ajo bën gjithsej 450-500 mijë analiza.

Berisha tha se paratë nuk mbeten për të sëmurët, sepse i grabit Edi Rama me klanin e tij, duke denoncuar edhe koncesionin e sterilizimit që po hetohet nga SPAK.

Sali Berisha: Këta nuk kanë asnjë lloj ndjenje për jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Çdo ditë në këto kohë keni dëgjuar drama të mëdha të të sëmurëve më sëmundje të rënda, të cilët vdesin sepse nuk marrin dot ilaçet, jetike për mjekimin e sëmundjes. Të cilët vdesin sepse nuk marrin dot dozën për ¼ e saj. Të cilët vdesin sepse aparaturat për muaj e muaj, vite e vite të importuara për mjekim, për diagnozë janë jashtë funksionit sepse nuk rregullohen. Edi Rama në një akt pa përgjegjshmërie absolute i vuri kazmën sistemit shëndetësor. Nuk them se mjekësia nuk ka patur të meta, por nuk kanë munguar kurrë ilaçet bazë. Këtu janë le ti nxjerrin. Përkundrazi ua them ju këtu, se importonim edhe ilaçet më të kushtueshme kur ato ishin të një rëndësie parësore për jetën e të sëmurëve. Madje në raste të caktuara edhe ilaçe të caktuara vende të tjera edhe më të pasura se ne nuk i rimbursonin.

Lexo edhe:

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Çfarë ndodhi? Së pari u premtua shëndetësia falas dhe u angazhua vjedhja me të gjitha mënyrat me sistemin falas. Edi Rama vuri në krye të shëndetësisë një nga hajdutët më të shpërfytyruar, një nga qëniet njerëzore më të turpshme, Ilir Beqajn, me të cilin vendosën check up-in, vjedhjen e tmerrshme. Çdo check up, proces të cilin nuk e bëjnë vendet e pasura, e bën vetëm Edi Rama që do të vjedhë me bashkëshorten e kushëririt të vet, çdo check up, ka një çmim të paktën 4 herë më shumë se kostoja. S’është kjo. Edi Rama me Beqajn e tij, këtë qenie pa ndërgjegjie njerëzore, firmos se do ti paguajë Vilma Nushit, 1 milionë e 80 mijë analiza, edhe kur ajo bën gjithsej 450-500 mijë analiza. A ka krim më të shëmtuar apo jo. Check up në këtë mënyrë nuk katërfishohet, në këtë mënyrë tetëfishohet. Por në këtë mënyrë, kontoja bankare e vampire Nushit dhe kushëririt të burrit të saj, Edi Rama, fryhet e fryhet pa fund. Paratë nuk mbeten për të sëmurët, paratë i grabit Edi Rama me klanin e tij.

Ju duhet të dini se sterilizimi është një proces që është kryer sipas mjeteve të kohës që kur është instaluar kirurgjia në Shqipëri, gjatë luftës së parë botërore dhe më vonë. Sterilizimi ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar. Në vitin 2010-2011 importuam aparatuar digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.
Ndërkohë në të gjitha spitalet, në të gjitha repartet funksiononin autoklavat, sterilizatorët dhe natyrisht do të kalohej në një teknologji të re. Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore. Kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore. Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?
Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit. Po analizat. Do të merrni vesh shumë gjëra. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e koviditi.

Etiketa: analizatcheck upEdi RamaSali Berishavilma nushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
Para

Macron nis punën për zgjedhjen e kryeministrit, kandidatët favoritë

TË GJITHA

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom