• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fjalët e Goxharajt drejtuar Kostës: Të mësosh mos futesh më në familjen e tjetrit dhe as t’i hash djersën

21:47 : 20/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar ditën e djeshme tek Komuna e Parisit në Tiranë, ku efektivi i Policisë, Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin  Lorenc Kosta.

Mësohet se gjatë momentit që ka qëlluar disa her me armë në drejtim të Kostës, Goxhara i është drejtuar atij me fjalët: “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”.

Burime bëjnë me dije se motivi i krimit ka qenë tradhtia, pasi Erjon Goxhara kishte zbuluar se bashkëshortja e tij kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me kolegun e saj të punës, Lorenc Kostën, edhe ky i martuar.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.

Romancën e gruas së tij me 45-vjeçari mësohet se efektivi Erjon Goxhara e kishte marrë vesh që në muajin Korrik, pasi kishte kërcënuar në telefon Lorenc Kostën.

Lexo edhe:

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

Burime bëjnë me dije se para grupit hetimor edhe bashkëshortja e efektivit të Piolicisë ka pranuar lidhjen jashtëmartesore me Lorenc Kostën.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.

Ndërkohë, mësohet se efektivi Erjon Goxhara, pasi e plagosi me disa plumba 45-vjeçarin, e ka filmuar të plagosurin me telefon dhe më pas videon ia ka dërguar kunatit të tij, po ashtu efektiv policie, duke i treguar për krimin e kryer.

Gjithashtu, pas ngjarjes polici ka telefonuar edhe djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut.

Sipas të dhënave të mësuara pranë grupit hetimor, gjatë kohës që ishte në taksi duke udhëtuar drejt Dajtit, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg.

Ky fakt u konfirmuja ditën e djeshme edhe nga drejtuesi i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili deklaroi se kishte biseduar me autorin dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi është marrë njoftimi se polici po lëviz në zonën e Freskut disa agjentë policie të veshur civil e kanë pikasur, por ai është larguar me vrap, duke iu humbur nga sytë.

Erjon Goxhara, me detyrë efektiv në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”.

Policia njofton se forcat RENEA vijojnë kërkimet për kapjen Goxharës ndërkohë që është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion të vlefshëm për vendndodhjen e tij.

Etiketa: Erjon Goxharagruajakomuna e parisitlidhje jashtemartesoreLorenc KostaplagosjaTiranetradhtu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
AKTUALITET

Plagosen dy punëtorë në Tiranë

15:43 : 06/08/2025
AKTUALITET

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

12:46 : 05/08/2025
AKTUALITET

Doli nga makina dhe kërcënoi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohen 27-vjeçari dhe vëllai/ EMRAT

11:25 : 05/08/2025
AKTUALITET

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

08:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
Para

EMRI/ Gjendet i varur në portën e Manastirit një 34-vjeçar, ish-efektiv i Burgjerve

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com