• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thellohet skandali/ Denis Meçe i vendosi gjobë Egli Progës dhe e dhunoi për vdekje në sy të policit

13:23 : 13/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vrasja e 42-vjeçarit Egli Progës në 10 gusht në Pogradec, nga i riu Denis Meçe raportohet të ketë ndodhur për një gjobë që autori i ka vendosur viktimës.

Pasditen e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi.

Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar.

Dëshmitarët okularë kanë treguar për Top Channel se në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.

Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.

Lexo edhe:

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

Siguria kibernetike, gjobë deri në 10 mln lekë për operatorët që shkelin ligjin

Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie.

Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Pas ngjarjes Denis Meçe ra në pranga, ndërsa u arrestuan edhe tre persona të tjerë. Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç.

Ata akuzohen se fshehën ngjarje, por edhe për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës

Një hetim tjetër paralel ka nisur për  veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rënde.

Gjykata lë në burg Denis Meçen, detyrim paraqitje për tre personat e akuzuar

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe ka vendosur detyrim paraqitje.

Nisur nga provat paraprake të paraqitura nga akuza, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurores së çështjes për Denis Meçen, ndërkohë që për 3 personat e tjerë nuk ka bërë një gjë të tillë duke pranuar kërkesat e avokatëve për masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Vendimi i Gjykatës, Jonida Proga: Egli po vritet për herë të tretë

Motra e 42-vjeçarit Egli progës ka reaguar pasi Gjykata e Korçës la në burg autorin e vrasjes së vëllait të saj Denis Meçe, ndërsa për tre personave të tjerë, vendosi detyrim paraqitje.

Ajo e ka konsideruar vendimin një padrejtësi, duke shtuar se “Egli po vritet për herë të tretë”.

Jonida Proga u shpreh se kemi të bëjmë me vrasje me dashje në bashkëpunim, duke theksuar se “ndaj një njeriu të pafajshëm janë lëshuar një tufë huliganësh”.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, cdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me cdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja”, tha ajo.

I afërmi tjetër hedh akuza të forta, ku ftoi mediat që të zbardhet e vërtëta, pasi sipas tij këta janë kriminelë.

“Gjithcka pritet nga këta kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobvënie, jam pa fjalë. Nuk di cfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di c’të them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim”, tha ai.

Fshehën vrasjen e të birit, babai i Egli Progës: Policia të pastrohet nga elementë që s’dinë të bëjnë punën

Nazmi Proga, babai i Eglit i cili u dhunua brutalisht për vdekje nga 29-vjeçari Denis Mece, kërkon drejtësi për ngjarjen e rëndë.

Ai thotë se është tejet i zhgënjyer nga Policia lidhur me veprimet që ka ndjekur, teksa tregon se i biri është goditur për t’u vrarë, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pësuar infarkt ose të jetë rrëzuar sikurse pretendon Policia.

Policia ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes dhe ka tentuar që ta fshehë krimin vazhdimisht. Edhe ambulanca ka shkuar me vonesë pavarësisht se spitali është shumë pranë vendit të ngjarjes.

Babi i Egli Progës kërkon që Policia të pastrohet nga elementë që nuk dinë të bëjnë punën me ndershmëri dhe të mos fshehin ngjarje të tilla kriminale.

“Unë kërkoj ndihmë të përkushtuar nga shteti. Drejtësia të veprojë dhe të dali e vërteta. Policia të pastrohet nga elementë që nuk dinë të bëjnë punën. Unë një djalë kisha, e kam rritur me mund e me djersë. Ka dy fëmijë për të rritur, e la gruan e ve! Dhe unë nuk dua që të mbyllet ky muhabet kot më kot, po drejtësia ta vendosë pikën mbi ‘I’”, deklaron ai.

Etiketa: Denis MeceEgli Progagjobepogradecpoliciavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026
AKTUALITET

Siguria kibernetike, gjobë deri në 10 mln lekë për operatorët që shkelin ligjin

18:12 : 23/06/2026
AKTUALITET

ADN e konfirmon: Trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

15:45 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ylli Zalla i shpëtoi sërish RENEA-s, policia: U arratis duke hyrë në pyll, arrestohet 55-vjeçari që e ndihmoi

14:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

12:52 : 23/06/2026
Para

Klea e afërmja e Ledjanës, 'armikes' së Antonelës në "Për'puthen"?

TË GJITHA

Dita e 24 e protestës, qytetari: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

19:53 : 23/06/2026

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin për Dritan Goxhajn

19:47 : 23/06/2026

Rrëshqitje dherash pas reshjeve, bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

19:35 : 23/06/2026

Vendimi i Strasburgut/ “Pazari” në Tiranë për të kthyer në detyrë Gent Osmanin, ish-prokurorin “zar” të Geron Xhafaj

19:27 : 23/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:16 : 23/06/2026

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibommarsbahis girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahisjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet