• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Strasburgut/ “Pazari” në Tiranë për të kthyer në detyrë Gent Osmanin, ish-prokurorin “zar” të Geron Xhafaj

19:27 : 23/06/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetingut, konfirmoi në detyrë në maj të vitit 2022, gjyqtaren e Tiranës, Marinela Osmani (Nuni), ekspertë të çështjeve të së drejtës paralajmëruan se ky vendim ishte një katapultë për të rikthyer në detyrë bashkëshortin e saj, ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i shkarkuar në Korrikun e vitit 2019 për probleme me pasurinë.

Kjo “profeci” e thënë katër vjet më parë u përmbush këtë të Martë (23 qershor 2026) në Gjykatën e Strasburgut. Kolegji i gjyqtarëvë ndërkombëtarë konstatoi se shkarkimi i ish-prokurorit Osmani ishte jo-proporcional.

Në qendër të argumentave të treshes së Strasburgut qëndronte fakti se Gentian Osmani u shkarkua, ndërkohë që bashkëshortja e tij, e gjendur në të njëjtën situatë financiare, u konfirmua në detyrë.

Lexo edhe:

Strasburgu rrëzon Vetingun/ Shkarkimi i gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi, i parregullt. Duhet të rivlerësohet

Fitorja “e vogël” në Strasburg/ Studentët e Mjekësisë u nxjerrin bojën “palaçove” të Gjykatës Kushtetuese

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish-prokurorin Gentian Osmani

Vendimi i Strasburgut mund të konsiderohet si “shuplakë e radhës” për procesin e rrëmujshëm të Vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve në Shqipëri.

Por, rasti i prokurorit Osmani, më shumë se sa “goditje”, forcon pikëpyetjet e ngritura më herët se vendimmarrja më e fundit e Strasburgut vjen si rrjedhojë e një “kompromisi” të realizuar më herët brenda institucioneve shqiptare.

Me të drejtë, Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut konstaton një ngërç, ku njëri bashkëshort magjistrat shkarkohet, ndërsa bashkëshorti tjetër magjistrat konfirmohet në detyrë.

Por, për të kuptuar se si u arrit deri këtu dhe përse duhej shpëtuar medoemos karriera e “ushtarit Gentian Osmani”, duhet kthyer rrota e historisë disa vite më parë.

Osmani, “ushtari” i Fatmir dhe Agron (Geron) Xhafaj

Ishte koha kur Gentian Osmani, ish-zëvendësdrejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, pararendëse e SPAK-ut, mori në shqyrtim çështjen “Geron Xhafaj”, vëllait të ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj.

Agron (Geron) Xhafaj, i dënuar në vitin 2012 në Itali për trafik narkotikësh, i kishte shpëtuar ekstradimit falë mbështetjes politike të vëllait të tij të madh, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, në vitin 2018, pati akuza publike se ai vijonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, i pashqetësuar aspak nga strukturat policore të vendit tonë.

(Montazh) Vëllezërit Agron (Geron) dhe Fatmir Xhafaj

Dosja hetimore tregoi se prokurori Osmani nuk kreu asnjë hetim ndaj Agron (Geron) Xhafaj. Me një seri manipulimesh dhe në bashkëpunim me avokatin e njohur të grupeve kriminale, Ardian Visha, Gentian Osmani tjetërsoi tërësisht provat dhe akuzoi për “kallëzim të rremë” personat që kishin bërë publik skandalin e vëllait të Fatmir Xhafajt, ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Për këtë abuzim flagrant me hetimin, kolegët e tij brenda prokurorisë i atribuojnë Gentian Osmanit një shprehje justifikuese: “Nuk kam çfarë të bëj, pasi jemi burrë e grua në Veting”. Një shprehje, e cila, duket se i referohej faktit që Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron (Geron) Xhafaj, kishte ndikim thuajse absolut në strukturat e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Limon i shtrydhur”

“Shërbimi” që Gentian Osmani i kreu Fatmir Xhafajt iu shpërblye fillimisht. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), shkalla e parë e Vetingut, në gusht 2018, pavarësisht problemeve të theksuara me kriterin e pasurisë.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët mbi pamundësitë e mëdha financiare që kishte Gentian Osmani për të justifikuar pasurinë e tij.

Vendimi i KPK-së ishte aq i dyshimtë, sa Komisioneri Publik, referuar dokumentave në dosjen e hetimit, por edhe të dhënave të bëra publike, kërkoi shkarkimin e Gentian Osmanit nga detyra.

Nën një presion në rritje publik, si edhe para fakteve kokëfortë, në vitin 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit u detyrua ta shkarkojë nga detyra, pikërisht për problemet me pasurinë.

Kjo ishte një goditje e rëndë për ish-prokurorin Gentian Osmani, pasi, jo vetëm u largua nga detyra, por edhe duhet të jetë ndjerë i tradhëtuar nga Fatmir Xhafaj.

Gentian Osmani, ish-prokuror i Krimeve të Rënda

Megjithatë, ai nuk mund të ngrinte zërin dhe të ankohej për padrejtësi. Bashkëshortja e tij, Marinela Osmani, gjyqtare në Tiranë, vijonte të ishte në proces Vetingu.

Dy vjet pas shkarkimit të ish-prokurorit, bashkëshortja, gjyqtarja Osmani, u konfirmua në detyrë në korrik 2021 nga shkalla e parë e Vetingut, megjithëse kishte të njëjtat probleme me pasurinë familjare.

Vendimi i konfirmimit të saj shkaktoi menjëherë reagimin e trupës së vëzhguesve të huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët kërkuan shkarkimin e gjyqtares.

Edhe Komisioneri Publik kërkoi zyrtarisht largimin nga detyra të gjyqtares Marinela Osmani, duke argumentuar pikërisht problemet e pasurisë familjarë, për të cilat ishte shkarkuar më herët edhe bashkëshorti i saj.

Gjithësesi, trupa e KPA-së, e përbërë nga 5 anëtarë, vendosi konfirmimin e saj në detyrë, me një vendim që u nda 3 me 2 në favor të gjyqtares së Tiranës.

Shumica e trupës gjykuese vlerësoi se “vendimi i dhënë për bashkëshortin (Gentian Osmani) nuk do të afektojë drejtësinë dhe objektivitetin e procesit të rivlerësimit, të cilin bashkëshortja e subjektit ka të drejtë ta ketë, bazuar vetëm në provat që i përkasin çështjes së saj dhe në zbatim të parimeve të objektivitetit dhe të proporcionalitetit”.

“Kompromis-pazari”

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nuk ishte thjesht një lejim për vijimin e karrierës së gjyqtares Marinela Osmani. Ai vendim ishte një “dritare e hapur” për t’i dhënë bashkëshortit të saj, Gentian Osmani, argumenta të fortë për padinë në Gjykatën e Strasburgut.

Logjikisht, çdo gjyqtar që do të merrte në dorë këtë çështje, do të vërente një handikap, ku, për të njëjtat problematika me pasurinë, njëri bashkëshort penalizohet (shkarkohet), ndërsa tjetri konfirmohet në detyrë.

Ndaj, vendimi i Gjykatës së Strasburgut, i cili konstatoi jo-proporcionalitet në shkarkimin e ish-prokurorit Gentian Osmani, ishte gjëja më normale, pasi gjithçka ishte përgatitur në Tiranë.

LEXO EDHE:

 

Pasuria/ Pas shkarkimit të Gent Osmanit, ONM rekomandon ankim për bashkëshorten, gjyqtaren Marinela Osmani

Gent Osmani, “xholi” i Prela-Markut në dosjen Xhafaj. Prokurori u fut pa short në hetim

Prokurori Gentian Osmani vendos rekord, “jeton” me 8 mijë lekë në muaj (Dokumentet)

Etiketa: Gent Osmanigeron xhafajGjykata e strasburgut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Strasburgu rrëzon Vetingun/ Shkarkimi i gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi, i parregullt. Duhet të rivlerësohet

12:06 : 25/11/2025
AKTUALITET

Fitorja “e vogël” në Strasburg/ Studentët e Mjekësisë u nxjerrin bojën “palaçove” të Gjykatës Kushtetuese

12:31 : 19/11/2025
AKTUALITET

Punësimi i detyruar në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim kërkesën e studentëve të Mjekësisë

10:34 : 17/11/2025
AKTUALITET

Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg/ Akuzat

12:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

15:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

09:01 : 07/04/2025
Para

Rrëshqitje dherash pas reshjeve, bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

TË GJITHA

Protestuesi: Më 4 korrik Diaspora do jetë këtu në shesh

20:32 : 23/06/2026

“Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit?”, minatori: Rama dhe Berisha të japin llogari

20:31 : 23/06/2026

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

20:16 : 23/06/2026

Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!

20:12 : 23/06/2026

Dita e 24 e protestës, qytetari: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

19:53 : 23/06/2026

Rama e quajti “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin për Dritan Goxhajn

19:47 : 23/06/2026

Rrëshqitje dherash pas reshjeve, bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

19:35 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahisjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş