• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problemet në drejtësi/ Kreu i ILD: Nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve

17:45 : 15/07/2024
në AKTUALITET

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka raportuar punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2023.

Metani foli për problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, duke theksuar se nëse ka mangësi në aspektin e integritetit, pavarësisë apo efikasitetit, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve.

Metani tha se Zyra e ILD ka evidentuar vazhdimisht shkelje nga ana e magjistratëve dhe se ky model pune do vijojë. Po ashtu Metani theksoi se ka persona të jashtëm që përpiqen të komentojnë vendimet gjyqësore apo edhe t’i anatemojnë.

Artur Metani në Kuvend:

“Natyrisht, sfida e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mbetet balancimi dhe gjendja e një ekuilibri të drejtë, përmes identifikimit dhe vlerësimit nga njëra anë, te përgjegjësisë personale të magjistratëve dhe nga ana tjetër, te kushteve apo ngarkesës së jashtëzakonshme të punës së tyre, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, infrastrukturës apo numrit të ulët të tyre në sistem. Edhe në këtë rast, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përpjekur të orientojë gjykatat apo zyrat e prokurorive me kriteret që duhen ndjekur, në raport me këto problematika apo vështirësi.

Lexo edhe:

Tritan Shehu zbulon pse mori pjesë në votimin për Peleshin: Ishte refleks…

Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, betohen 138 deputetë

Por nga ana tjetër, koha ka qenë e konsiderueshme dhe e mjaftueshme, për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, si dhe bërjen tyre funksionale. Gjithashtu, i gjithë sistemi gjyqësor është riorganizuar në kuadër të Hartës së Re Gjyqësore, duke sjellë edhe sfida, derisa sistemi i drejtësisë të gjejë balancën dhe standardin e duhur. Nuk duhet harruar, se gjatë këtyre viteve kemi qenë përpara aplikimit të një legjislacioni të ri, si material dhe procedural, ashtu dhe në raport me organizimin dhe funksionimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Padyshim, edhe zbatimi i këtij kuadri të ri ligjor, ka sjellë dhe debatet e veta profesionale, të reflektuara këto në praktika të ndryshme administrative apo jurisprudencë.

Patjetër ka patur raste edhe të komentimit të vendimeve gjyqësore, kritika ndaj tyre, madje dhe deri në anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të magjistratëve nominalisht. Edhe nga opinioni publik. Edhe nga politika. Nuk është e lehtë për magjistratët, por vlerësoj se ky është një proces dhe një sfidë që duhet të përballohet nga ana e tyre, pasi në këtë rast duhet të prevalojë e drejta e publikut mbi mbikëqyrjen e punës së tyre, pse jo edhe angazhimin në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e administrimit të drejtësisë. Ajo që duhet thënë është se niveli shpeshherë i tejkaluar i kritikës ndaj punës së tyre, nuk i prek dhe as nuk i ul aspak garancitë që Kushtetuta ka dhënë për pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, në punën e diskrecionin e vendimmarrjes së tyre.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se të gjitha këto janë vështirësi, për të cilat qytetarët kanë treguar mirëkuptim maksimal dhe përtej të zakonshmes. Dhe përveç pritshmërive dhe besimit të lartë të publikut, mirëkuptimi i treguar deri tani është një tjetër përgjegjësi, e cila bie në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi organet e sistemit të drejtësisë. Dhe në këtë kuadër, sfida e organeve të reja të drejtësisë sot, mbetet pikërisht ruajtja e ekuilibrit ndërmjet pritshmërive, besimit dhe mirëkuptimit të publikut dhe faktorëve të tjerë në shoqëri, në raport me mundësinë reale te organeve të drejtësisë sot, për të ofruar përfundimisht një sistem drejtësie me integritet, të pavarur, efiçent dhe të përgjegjshëm.

Nëse sistemi i drejtësisë përballet me mangësi apo problematika në kuadër të integritetit, pavarësisë apo efiçencës, kjo nuk është përgjegjësi, vetëm e magjistratëve. Këto problematika kërkojnë një adresim të qartë dhe zgjidhje të kujdesshme, në aspekt sistemik dhe nuk mund të adresohen vetëm nëpërmjet sistemit të përgjegjësisë së magjistratëve, siç pretendohet vazhdimisht, mbi rolin dhe funksionet e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Dua ta theksoj se që nga momenti i krijimit, e deri në ditët e sotme, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka luajtur një rol proaktiv, në lidhje me identifikimin dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të kryera nga ana e magjistratëve. Dhe ky model pune do të vijojë edhe në vazhdim dhe gjithmonë, por gjithnjë duke respektuar parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe mbështetur mbi një gur themeli të rëndësishëm të shtetit të së drejtës dhe demokracisë së një vendi, siç është ai i pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Këto standarde pune të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë konfirmuar edhe gjatë vitit 2023 nga organet kompetente për shqyrtimin e tyre. Kështu, nga 1622 vendime të marra nga ILD për arkivim e mbyllje hetimi disiplinor, janë ankimuar vetëm 70 vendime arkivimi, ose shprehur në përqindje, janë ankimuar 4.3% e vendimeve të arkivimit. Ndërsa për 9 vendime për mbyllje të hetimit disiplinor, nuk ka patur asnjë ankesë. Nga të gjitha ankimet e paraqitura ndaj vendimeve të ILD-së gjatë vitit 2023, rezultojnë 0 vendime të kthyera për shqyrtim, një rezultat që mbetet i pandryshueshëm, prej vitit të parë të punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pasi në të gjitha rastet, Këshillat apo KPA, kanë vendosur refuzimin si të pabazuar, të ankimit të paraqitur nga ankuesit ndaj vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, e për pasojë asnjë prej vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nuk është cënuar.

Siç u evidentua edhe me sipër, sistemi i drejtësisë sot ka probleme. Në këtë kuadër, për të adresuar këtë fazë zhvillimi dhe problematikat e sistemit sot, në këndvështrimin tim personal, duhet të mbajmë në konsideratë faktin, si dhe duhet të kuptojmë qartë, se reforma në drejtësi është një sipërmarrje dhe angazhim shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Zbatimi i reformës në drejtësi është patjetër detyrë e institucioneve të drejtësisë. Por një proces kaq i thellë, i gjatë dhe kompleks, në kuptim të vlerave shoqërore dhe politike, që kjo reformë synon të kultivojë në shoqërinë shqiptare, kërkon domosdoshmërisht angazhimin e sistemit politik dhe institucional, si dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi”, tha Metani.

Etiketa: ILDInspektoriatit të Lartë të DrejtësisëkuvendmagjistratëveMetanispakZyra e ILD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritan Shehu zbulon pse mori pjesë në votimin për Peleshin: Ishte refleks…

20:14 : 12/09/2025
AKTUALITET

Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, betohen 138 deputetë

18:28 : 12/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e Kreut të Kuvendit/ Mesila Doda dhe Tritan Shehu “thyejnë rregullin” e PD-së

18:22 : 12/09/2025
AKTUALITET

Opozita kundër Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, hedhin pankarta ironizuese në kutinë e votimit

17:51 : 12/09/2025
AKTUALITET

Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin

17:38 : 12/09/2025
AKTUALITET

Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati 2 të zgjedhurit e PSD

17:35 : 12/09/2025
Para

50 Cent, Kid Rock, dhe artistë të tjerë i dalin në mbështetje Trump pas atentatit

TË GJITHA

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

09:49 : 14/09/2025

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025

Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në Vatikan

09:23 : 14/09/2025

Klima e Tokës po u afrohet pikave të pakthyeshme

09:06 : 14/09/2025

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025

Këmbimi valutor 14 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:34 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com