• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viktimë e mikrokredive, vdes në spital Pal Trashaj që konsumoi fotoksinë para SPAK

08:18 : 03/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ka ndërruar jetë jetë në spital 63-vjeçari nga Lezha, Pal Trashaj, i cili mesditën e djeshme konsumoi fotoksinë para godinës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Lajmi është konfirmuar nga burime për mediat pranë QSUT-së, ku bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Pal Trashaj u dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, por gjendja e tij u rëndua me kalimin e orëve, pasi siç u raportua nga bluzat e bardha ai kishte konsumuar 3 kokrra fostoksinë.

Ai është parë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme prej orës 12:00 të ditës së djeshme, ku ka komunikuar me disa gazetarë dhe u ka thënë mes të tjerave se kishte pirë fotoksinë. Gazetarët i kërkuan me insistim letrën, mbështjellësen, ambalazhin e barnit të pretenduar dhe qytetari nuk ua ka treguar se ku e kishte.

“Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes.”, u tha Trashaj gazetarëve.

Pal Trashaj ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Prej vitesh ai kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Lexo edhe:

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Burime për mediat bëjnë me dije se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Pal Trashaj, i cili konsumoi fotoksinë para godinë së SPAK, njihej si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematikë për shumë monumente kulturore.

Për disa vite ka qenë dhe Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 2015 Pal Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë. Po ashtu, Pal Trashaj ka qenë edhe kreu i degës së Partisë Demokratike në këtë qytet gjatë viteve 2007 – 2009.

Në lidhje me aktin e rëndë që kreu Pal Trashaj para godinës së Prokurorisë së Posaçme reagoi për mediat edhe SPAK-u, ku informoi se 63-vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve, sipas SPAK, ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

“Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Pra, Pal Trashaj ka kryer aktin e rëndë pasi është “refuzuar” në mënyrë të vazhdueshme nga Prokuroria e Posaçme që drejtohet nga Altin Dumani.

Deri më tani rreth skandalit të mikro-kredive ka patur vetëm disa arrestime nga ana e Prokurorisë së Tiranës, teksa një dosje ndodhet edhe në SPAK, pasi dyshohet se të përfshirë janë edhe zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë.

Etiketa: fotoksinePal Trashajspakvdes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
Para

Sot, ceremonia shtetërore dhe homazhet për Ismail Kadarenë

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com