• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Profesionet e lira protestë para Kushtetuese, kërkohet shfuqizimi i taksimit nga Rama

19:47 : 13/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Qindra qytetarët, prefisonistë të lirë dhe jo vetëm, protestuan paqësisht pasditen e kësaj të enjte para godinës së Gjykatës Kushtetuese, të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat ndaj profesioneve të lira, e cila sjell eliminimin e shtresës së mesme në Shqipëri.

Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit po tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë është vendosur tatimfitimi 23%.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Dua të taksohem sa oligarkët”, “Dua oksigjen për biznesin tim”, “I duam taksat sa Erion Braçe” apo edhe pankarta me mbishkrimin “I shtrenjti profesion i lirë”.

Pjesë e protestët u bënë edhe disa dele, në mënyrë simbolike, të cilat mbanin të varur pankartën “Kafe po, protestë jo” apo “Plazh po, protestë jo”. Drejtuesi i protestët, aktori Florjan Binaj tha se ato simbolizojnë të gjithë ata profesionistë të lirë që nuk patën guximin të vijnë në protestë.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

Protesta ishte organizuar nga emisioni “Piranjat”, teksa i ishin bashkuar edhe të gjitha partitë të opozitës, parlamentare ose jo, të majta apo të djathta, të cilat kishin dërguar përfaqësuesit e tyre për të mbajtur fjalime duke ngritur zërin ndaj këtij shqetësimi.

Vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe ajo e Noterëve nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj në këtë protestë.

“Ne mbështesim profesionet e lira, pasi ju jepni kontribut të jashtëzakonshëm për këtë vend. Keni zgjedhur të jetoni në Shqipëri kur shumë të tjerë janë larguar. Ju përgëzoj për këtë qëndresë e për këtë protestë, meritoni mbështetje”,– tha Tedi Blushi, nga Partia e Lirisë.

Në protest ka mbajtur fjalën e saj edhe përfaqësuesja e “Shqipëria bëhet”, Edlira Çepani.

“Jemi trajtuar pa dinjitet, sepse ajo administratë që përbëhet nga militantët thanë pop se mos ti taksojmë ne këta profesionist, pse mos ta mbajmë ne premtimin që thoshte se askush nuk do të tatohej deri në 2029, pse të mos sulmojmë shtresën e mesme. Kështu ndodh në Shqipëri, sulmohen ata që mund të ngrenë zërin”,-tha ajo.

“Ku shkojnë këto para? Kemi 11 koncesione prej 14.3 miliardë lekë që do u paguajmë inceneratorëve, koncensioneve për sterilizimin, kemi këta investitorët strategjik që jo vetëm nuk paguajnë tatime, por i financon shteti për të zaptuar bregdetin dhe për të pastruar paratë e drogës. Kemi edhe profesionistë të lirë, është ai grup njerëzish që sjell metodat, teknologjinë më të fundit dhe këta tatohen. Pse ndodh kjo? Po afron fushata elektorale dhe mendojnë se s’do kenë më mundësinë për të bërë kërdinë? Kjo është një fuqi intelektuale që po detyrohet të largohet jashtë vendit”,-tha Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

I pranishëm në protestën e sotme ka qenë dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi. Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u ndal tek një pankartë e një protestuesi ku shkruhej “Taksat i duam sa Erion Braçe”, nisur nga reagimi i djeshëm i deputetit socialist në Kuvend, ku tha se profesionistët e lirë le të ikin, jo vetëm në Kosovë, po ku të duan, pas tatimit mbi të ardhurat.

Këlliçi tha se Erion Braçe shprehu mllefin dhe urrejtjen ndaj profesioneve të lira dhe nuk e kishte problem që truri dhe shtresa e mesme e shoqërisë shqiptare edhe të largohej nga vendi si pasojë e kësaj takse.

Ai tha më tej se Qeveria e Ramës kërkon që t’i marrë 30 milion euro shtresës së mesme dhe t’ia japë inceneratorit fantazëm të Tiranës.

Këlliçi: Për herë të parë më bën dhe mua të jem dakord kur shoh vetëm një herë të vetme emrin e Erion Braçes. Ajo pankartë që thotë që ‘taksat i duam sa Erion Braçe’. Duke parë reagimin e një deputeti të mazhorancës ditën e djeshme në Parlament duke parë urrejtjen që kishte për profesionet e lira ku nuk e kishte fare problem që këto të shkonin në Kosovë, më erdhi mirë që ka pasur protestues që e kanë evidentuar këtë retorikë të një ish-zëvendëskryeministri të kësaj qeverie, i cili me mllef dhe urrejtje dje u shpreh kundër profesioneve të lira. E gjitha kjo betejë që behet me trurin me shtresën e mesme të vendit tonë bëhet për të marrë 30 milionë euro në vit dhe për t’i çuar te inceneratori i Tiranës, fantazëm që nuk ekziston.

Nga 1 janari 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin me profesionet e lira, është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 Qershor.

Deri më tani, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese “të reformuar të drejtësisë së re”, kanl treguar se janë “ushtarë” të bindur të kryeministrit Edi Rama, duke marrë çdo vendim në favor të tij. Ky i fundit ka ndërmarrë një nismë ligjore, duke i shpërblyer me rritje “galopante” të pagave, por ende nuk po gjen votat e mjaftueshme në Kuvend, pasi për miratimin e atij ligji duhen 84 vota, kështu që duhet të bindë dhe një pjesë të opozitës.

Etiketa: Edi RamaGjykata Kushtetueseprofesionet e liraprotestetaksimitatimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
RAJONI

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

17:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
Para

Pas largimit nga Tirana, Kristal Abazaj firmos me klubin turk

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com