• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtimi i shkelur i 8 Prillit, Veliaj lë “dorëzimin e çelësave” para zgjedhjeve të 2025-ës

12:45 : 17/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pavarësisht premtimeve, banorët e Kombinatit, që cilët mbetën pa strehë nga tërmeti i vitit 2019, nuk kanë hyrë në banesat e tyre. Në fillim të prillit, Veliaj garantoi nisjen e shpërndarjes së ‘çelësave në dorë’. Bashkia e Tiranës u përgjigj zyrtarisht se në Kombinat kanë përfunduar vetëm 3 nga 16 banesat e reja, por edhe ato janë në procs kolaudimi, ndërsa infrastruktura rreth pallateve mungon. A po vërtetohet ‘profecia’ e banorëve se vetëm fushata e zgjedhjeve 2025 do t’i bëjë me shtëpi të re?

Gjatë një interviste në emisonin “Top Story” në fillim të muajit prill, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj foli sërish për procesin e rindërtimit në zonën e Kombinatit. Veliaj u zotua se do të niste shpërndarja e apartamenteve për banorët.

“Gjërat janë më mirë… Kombinati shpërndahet javës tjetër, fillon shorti”- deklaroi Veliaj më 8 prill të këtij viti.

Në lidhje me këtë premtim të kryebashkiakut Veliaj, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. Zyrtarisht ky institucion sqaron se po ndërtohen 16 godina dhe aktualisht ka përfunduar puna për vetëm 3 prej tyre, por edhe këto ende nuk janë të banueshme.

“Në kuadër të procesit të rindërtimit, në Bashkinë Tiranë, ndër të tjera, janë parashikuar të ndërtohen 16 godina të reja në zonën e re zhvillimore në Kombinat, shpallur në bazë të VKM nr. 80, datë 31.01.2020, për ‘Shpalljen e zonës së re për zhvillim në Njësinë Administrative Nr. 6, Kombinat, Bashkia Tiranë’ dhe në bazë të PDV-së, miratuar, me Vendim nr.2280/1, datë 30.03.2022, ‘Për miratimin e Planit të Detyruar Vendor’.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Në këtë zonë të re zhvillimore kanë përfunduar dhe janë në proces kaloudimi punimet për 3 godina. Janë në proces punimet për 13 godina. Për këto godina nuk ka nisur ende procesi i shorteut publik për shpërndarjen e apartamenteve banorëve”, bën të ditur Bashkia e Tiranës në përgjigjen që mban datën 29 prill.

Për të parë nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit, ne bëmë një verifikim në terren në javën e parë të majit. Nga verifikimi konstatuam se asnjë banor nuk ishte futur në apartamentet e reja, ndërkohë që infrastruktura rrugore e bënte të vështirë kalimin në këtë zonë.

Kombinat, 3 maj 2024

Banorë i thanë Faktoje se nuk kanë informacion kur mund t’i marrin çelësat e banesave të reja, por shpresojnë që kjo të bëhet sa më parë. Ata thekojnë se disa janë skualifikuar edhe nga bonusi i qirasë, pa asnjë arsye konkrete.

“Vetëm t’i marrim shtëpitë, nuk dua gjë tjetër, kemi 5 vjet që i presim. Njerëzve po u heqin bonusin e qirasë, nuk e dimë çfarë po bëhet”, tha një banor i Kombinatit.

Kombinat, 3 maj 2024
Kombinat, 3 maj 2024

Në një sërë artikujsh, Faktoje ka raportuar mbi shkeljen e afateve për përfundimin e procesit të rindërtimit në zonën e Kombinatit.

Më herët, banorë të Kombinatit thanë për Faktoje se pritja mund të zgjasë deri në 2025-n dhe vetëm me afrimin e zgjedhjeve, për fushatë, ata të kenë më në fund një strehë mbi kokë.

Aktualisht pallatet e reja, një pjesë e të cilëve nga jashtë duken të përfunduar, janë ende të pabanueshëm, pasi ende ka punime për t’u kryer nga brenda, ndërsa jashtë mungojnë rrugët dhe kanalizimet.

/Faktoje

Etiketa: 2025banesadorezimi i celesaveErion VeliajKombinatpallatetRindertimiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

17:40 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj-mazhorancës: Ju në të vërtetë keni humbur! Jeni bërë viktima të zellit

11:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
Para

Tentoi të godasë gjyqtaren, Apeli ndryshon masën e sigurisë për 63-vjeçarin

TË GJITHA

Spanjë, grabitën farmacinë, katër shqiptarë tentuan t’i iknin policisë, përplasen dhe humbin jetën

09:33 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com