• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kolapsi i drejtësisë”/ Pse Rama-Xhafaj fshihen pas “shpërthimit” të shamikuqit Sadushi

16:05 : 11/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i bëri një radiografi thuajse reale kolapsit në të cilin gjendet gjyqësori shqiptar, pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Në një takim të zgjeruar të gjyqtarëve, të zhvilluar në kuadër të 10 Majit, “Ditës së Drejtësisë”, Sadushi foli për herë të parë me terma “ngarkesë dosjesh gjyqësor pranë kolapsit”, “mungesa të theksuar gjyqtarësh”, “godina të amortizuara e me hapësira të kufizuara”, e të tjerë.

Të gjitha janë të vërteta, madje edhe të tjera që nuk përmendi kreu i Gjykatës së Lartë, siç është një element që godet drejtëpërdrejtë qytetarët-vonesat jashtë çdo lloj logjike për shqyrtimin e dosjeve gjyqësore.

Megjithëse kritikat e Sadushit janë të sakta, të thëna prej tij më së paku janë hipokrizi dhe, pas tyre, duket se fshihet një plan djallëzor politik i maxhorancës për të forcuar gjithnjë e më shumë kontrollin e saj mbi drejtësinë.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Sadushi kritik i “10 Majit” nuk ngjan fare me atë të fund-vitit 2023, kur në takimin përmbyllës vjetor fliste me superlativa për uljen e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë, zhvillimet pozitive me stafin administrativ dhe standardizimin e praktikën gjyqësore.

Sokol Sadushi e ka “detyrim” të flasë mirë për “drejtësinë e re”. Ai, si pjesë e klanit të “shamikuqëve” të kohës së hetuesve komunistë, ishte krahu i djathtë i Fatmir Xhafajt në hartimin e kësaj Reforme në Drejtësi që ka çuar gjyqësorin “në prag kolapsi”.

Sadushi, si ish-drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ishte ekspert i Nivelit të Lartë në hartimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për “drejtësinë e re”.

Ai ishte drejtëpërdrejtë përfitues i Reformës në Drejtësi, pasi, megjithëse në planin paraprak ishte përcaktuar se ekspertët nuk do të merrnin poste drejtuese në institucionet e reja, ia doli që të emërohej në krye të Gjykatës së Lartë.

Bashkëshortja e tij, Edlira Petri, është “de facto” drejtuese e Gjykatës së Përgjithshme të Apelit, megjithëse formalisht këtë detyrë e ka një gjyqtare tjetër.

Ndaj, për të kuptuar këtë “shpërthim idealist” të Sadushit, për më tepër vetëm pak orë pas diplomatët e rëndësishëm në Tiranë i ranë sërish fyellit në vrimën që lëshon tingullin e “reformës së suksesshme dhe të shkëlqyer në drejtësi”, ndoshta ndihmon një tjetër zhvillim, që po ndodh në rrafshin politik.

Partia Socialiste e Edi Ramës prezantoi gjatë një aktivi të saj, një projekt-rezolutë që i shërben, sipas Rilindjes, forcimin të luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor.

Rama ia dha nderin e leximit të projekt-rezolutës Ministres së tij të Shtetit, Elisa Spiropali.

Teksti ishte i mbushur me sofizma, por qëllimi mes rreshtave ishte një-ngritja e një strukture parlamentare për monitorimin e aktivitetit të institucioneve të drejtësisë.

Drafti i socialistëve ftonte edhe opozitën për ta miratuar rezolutën, ndërkohë që këta të fundit e panë me skepticizëm.

Ekspertët e së drejtës besojnë se kjo manovër e maxhorancës, përtej fjalëve të bukura, po përgatit një mjet për të mbajtur nën kontroll drejtësinë për një kohë të gjatë.

Rama e ka aktualisht nën kontroll drejtësinë dhe kjo nuk kërkon as mend, as kalem. Por ai “komisioni parlamentar” për monitorimin e drejtësisë i duhet Ramës për kohën kur nuk do të jetë më në pushtet. I duhet që t’u kujtojë prokurorëve dhe gjyqtarëve se karriera dhe benefitet e tyre i kanë ardhur prej tij personalisht.

“Ideatori” i kësaj “reforme brenda reformës” shfaqet sërish Fatmir Xhafaj. Njeriu që nuk ka asnjë cipë në fytyrë për të kërkuar falje për shkatërrimin e drejtësisë, tanimë rishfaqet sërish si shpëtimtari i sistemit të drejtësisë.

Ashtu si në vitet 2015-2016, kur drejtësia demonizohej, me qëllim për të realizuar Reformën në Drejtësi, njëlloj po ndodh edhe tashmë për të justifikuar reformën e reformës.

Rolin e kallauzit po e luan Sokol Sadushi, i cili, nga një ithtar i flakë i kësaj paçavureje drejtësi që kemi aktualisht, u shndërrua, papritur, në një kritik të fortë të saj.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, fjalët e Sokol Sadushit kanë peshë të madhe. Saktësisht, atë peshë që i duhet Ramës dhe Xhafajt për ta futur drejtësinë nën kontroll për një hark kohor që përfshin më së paku një brez të tërë njerëzor.

Etiketa: Kolapsi i drejtësisëRamaSadushishamikuqixhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

PD fton shqiptarët në Athinë: Priteni Ramën me protesta!

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com