• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Roan Brahimi mik i Plaurent Dervishajt, në hasmëri me 1 familje në Lezhë dhe i dyshuar në disa atentate

14:18 : 10/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites, RAJONI

Vrasja e 32-vjeçarit Shqiptar Roan Brahimi tronditi Athinën, ku pamjet e trupit të pajetë të tij, zunë faqen e parë të mediave helene.

Atentati mafioz i kryer nga dy persona që janë afruar me motor dhe më pas kanë qëlluar në lëvizje Brahimin, ka angazhuar në veprime hetimore dhe policisë shqiptare, e cila ka asistuar me informacion policinë e Athinës.

Brahimi kishte udhëtuar nga Dubai në drejtim të Athinës, për të festuar pashkët me djalin e tij, por lëvizjet kanë rënë në sy të kundërshtarëve, të cilët e kanë monitoruar më së miri.

Emri i Roan Brahimit ndodhet në kartotekat kriminale të policisë, si i dyshuar në disa ngjarje të rënda nga dy atentatet ndaj Ylli Brahimit, vrasjen e Manecit, hasmërinë e gjakmarjes me familjen Gjeloshi në Lezhë dhe deri tek dyshimet për pjesëmarjen e tij tek masakra e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Briland Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Lexo edhe:

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

Për herë të parë emri i Roan Brahimit u lançua në media nga ish-Drejtori i Policisë së Lezhës, Olti Bistri, i cili gjatë një njoftimi në muajin dhjetor 2021 tha se kishte shpallur në kërkim  Roan Brahimin, Ramazan Rrajën, nipin e ish-deputetit të PS Rahman Rraja dhe Alesio Dobruzin si autorët e terrorit të ushtruar me armë zjarri në ambjentet e një bilardoje.

Tre personat ikën me shpejtësi nga Rinasi në drejtim të Dubait, duke mos u arrestua nga policia. Ndërsa pak muaj më vonë çështja kundër tyre pushohet në prokurorinë e Lezhës.

Hetuesit në Shqipëri thonë se vrasja e Roan Brahimit, vjen si pasojë e një sage eliminimesh fizike, që ka nisur qysh prej vitit 2014 në qytetin e Lezhës dhe konflikti vijon të qëndrojë i hapur, duke marrë jetë njerëzish.

Pista kryesore e ekzekutimit të Brahimit në Athinë lidhet me një histori të vjetër gjakmarrje, mes dy familjeve Prendi dhe Gjeloshi.

“Ora News” ka mësuar nga policia e Laçit se në vitin 2014, poshtë urës se vjetër të Milotit, është vrarë në atentat Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca, ndersa u plagos rëndë Aurel Prendi. Taulanti dhe Aureli, ishin dy djemtë e xhaxhait të Roan alias Sildi Brahimit.

Ndërsa pista tjetër, lidhet ngushtë me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri, i cili në këtë periudhë “lundronte” mes miqësisë së Ramazan Rrajës në Fushë-Krujë aktualisht në burg për trafik kokaine dhe Plaurent Dervishaj nga Durrësi, që prej disa vite jeton në Dubai si person në kërkim nga SPAK.

Roan alias Sildi Brahimi, është djali i xhaxhait të gruas së Ylli Brahimit, njeriut të Ervis Martinaj. Ylli Brahimi, i ka shpëtuar dy atentateve të bujshme në zonën e Milotit.

Në këto dy atentate Ylli Brahimi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa miku i tij Klisman Preçi, mbeti i vrarë në vend. Në të dyja rastet është hetuar dhe dyshuar nga policia kriminale Roan alias Sildi Brahimi si organizator dhe autor i dy atentateve, për shkak të një mosmarëveshje që dy krushqit, kishin për tregtinë e drogës në Itali.

Mësohet se Roan Brahimi, miku i ngushtë i Ramazan Rajës, është dyshuar dhe marë në pyetje edhe për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Arben Manecit në Durrës, i cili ishte mik i Landi Muharremit (Rrumit)./Ora News

Etiketa: atentatehasmeriPlaurent DervishajRoan Brahimirrajavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

15:41 : 07/10/2025
Para

Turma njerëzish e makina policie, publikohen pamjet pak pas vrasjes së armikut të Vis Martinajt

TË GJITHA

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com