• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mbahen sot dy palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, Presidenti i ri në “dorë” të shqiptarëve

08:31 : 08/05/2024
në RAJONI

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para të dyfishta që mbahen në ketë vend prej vendosjes së demokracisë në vitet ‘90.

Në garën për Parlamentin e ri marrin pjesë 17 parti dhe koalicione. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në kampin maqedonas, ndërsa në atë shqiptar mes Frontit Evropian, të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe koalicionit opozitar VLEN.

Në radhët e Frontit Evropian garojnë edhe pesë parti politike të bashkësive etnike turke, rome dhe boshnjake.

Lexo edhe:

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

Sa paguajmë për sigurime në vit? Shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet

Zgjedhjet zhvillohen me lista të mbyllura, sipas sistemit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore dhe, në çdonjërën prej tyre, zgjidhen nga 20 deputetë.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ka 120 ulëse.

Partitë shqiptare betejën kryesore do ta zhvillojnë në njësitë zgjedhore një, dy dhe gjashtë, ku edhe jeton popullata shqiptare.

Bazuar në sondazhet, dhe në veçanti në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt më 24 prill, VMRO DPMNE-ja është favorite për një fitore të thellë në këto zgjedhje.

Gara për president mes Davkovës dhe Pendarovskit

Të mërkurën, në garë për president janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë, Gordana Silanovska-Davkovae VMRO-DPMNE-së në opozitë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, që mbështetet nga Lidhja Social Demokrate në pushtet.

Në rundin e parë, Davkova i fitoi 363.000 vota, apo 40 % – ndërsa kundërshtari i saj Pendarovski rreth 180.000 vota, apo 19 %.

Që zgjedhjet presidenciale të jenë të suksesshme, përveç se njëri nga dy kandidatët duhet t’i fitojë shumicën e votave të qytetarëve, kërkohet edhe që dalja në zgjedhje të jetë së paku 40 % e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ose rreth 725.000 votues.

Nëse plotësohet pragu prej 40 për qind për zgjedhjen e presidentit, Parlamenti duhet të mbajë seancën për inaugurimin e presidentit të ri të Republikës deri të dielën, më 12 maj.

Në këtë rast, seanca ceremoniale për inaugurimin e presidentit të ri do të mbahej nga deputetët në largim.

Mirëpo, sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), këto afate deri më 12 maj mund të respektohen vetëm pasi KSHZ-ja t’i ketë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, përkatësisht nëse nuk ka ankesa për procesin zgjedhor.

“Kandidati për president që fiton zgjedhjet, duhet të bëjë një deklaratë solemne para Kuvendit dhe, sipas Kushtetutës, mund të bëhet edhe para përbërjes së vjetër parlamentare. Përbërja e vjetër parlamentare e ka një të drejtë të tillë, duke qenë se kemi edhe zgjedhje parlamentare. Pastaj, presidenti i ri do ta caktojë mandatin për të formuar një Qeveri të re,” thotë Novakovski.

Gjithsesi, bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 % e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote. Që të zgjidhet presidenti i ri, për të kaluar pragun 40% të votuesve, në zgjedhje duhet të dalin dhe votuesit e kandidatëve që u eliminuan në rundin e parë.

Por, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka dalë publikisht t’u bëjë thirrje votuesve të tyre që të dalin në zgjedhje duke ngritur dilemën nëse zgjedhjet do të arrijnë pragun kushtetues.

Nga kandidatët shqiptarë, më shumë vota në rundin e parë mori Bujar Osmani nga Fronti Evropian i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), gjithsej 120.000 vota. Ndërsa, Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN, mori 83 mijë vota.

BDI-ja publikisht nuk ka dalë me qëndrim nëse do të mbështesë ndonjërin kandidat apo do të bëjë ftesë për bojkot, por eksponentë të saj, në rrjetet sociale në vazhdimësi kanë bërë thirrje që më 8 maj të bojkotohen zgjedhjet presidenciale.

Edhe nga koalicioni VLEN nuk kanë bërë thirrje për dalje në votime për zgjedhjen e presidentit, por bazuar në qëndrimet e drejtuesve të saj, dhe takimit të 6 majit të Arben Taravarit me kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si edhe qëndrimeve të eksponentëve të saj në rrjetet sociale, atëherë votuesit e saj mund të dalin në votime për zgjedhjen e presidentit.

Që zgjedhjet të mos dështojnë, nevojitet që në zgjedhje të dalin edhe anëtarët e katër kandidatëve të tjerë, në veçanti të Maksim Dimitrievskit, i cili arriti të fitojë rreth 84.000 vota.

Çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet pragu zgjedhor?

Në rast se dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është më e ulët se pragu prej 40 për qind – gjë që nuk ka ndodhur deri më tani – Kushtetuta parashikon që kompetencat dhe funksionet e presidentit t’i marrë kryetari i Parlamentit.

Pa pragun zgjedhor, opsion është që të caktohet mandatari për formimin e Qeverisë së re nga kryeparlamentari në largim, Jovan Mitrevski, dhe opsioni i dytë është që së pari të konstituohet Parlamenti i ri dhe kryetari i ri i Parlamentit t’i japë mandatin liderit të partisë që ka fituar shumicën prej 61 deputetëve për formimin e Qeverisë së re.

Novakovski thotë se pa pragun zgjedhor prej 40 për qind, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konsideron zgjedhjet presidenciale si të pasuksesshme dhe në afat prej 40 ditësh, Parlamenti duhet të shpallë zgjedhje të reja presidenciale.

Rezultatet përfundimtare të KSHZ-së zakonisht vijnë më shpejt nëse nuk ka ankesa nga kandidatët dhe partitë politike. Nëse ka kundërshtime, rezultatet përfundimtare publikohen pasi të jenë shterur të gjithë mekanizmat ligjorë për këtë rast.

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut duhet të konstituohet brenda 21 ditëve nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e të 8 majit janë të 11-at që nga shpallja e pavarësisë së vendit dhe zgjedhjet e shtata presidenciale në përgjithësi. Procesi zgjedhor zhvillohet në 3.480 vendvotime, ndërsa mbarëvajtja e tyre monitorohen nga 1.300 vëzhgues vendorë dhe 860 të huaj./REL

Etiketa: bdiMaqedonipresidentshqiptaretVLENZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
AKTUALITET

Sa paguajmë për sigurime në vit? Shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet

20:10 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, mes 4 viktimave edhe solisti i teatrit kombëtar të Operas

11:40 : 22/05/2026
RAJONI

VIDEO/ Makina totalisht në flakë, pamje nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Maqedoninë e Veriut

09:55 : 22/05/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion dhe përfshihet nga flakët, 4 viktima

08:53 : 22/05/2026
AKTUALITET

Bardhi për raportin e IBAR: Konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun dhe korrupsionin

20:44 : 21/05/2026
Para

Shkaktonte trombozë/ AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

TË GJITHA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet