• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet dhe trupi i pajetë i Alma Arrazit, përfundojnë kërkimet

13:38 : 07/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është gjetur dhe trupi i pajetë i 39-vjeçares Alma Arrazi (Bushati), e cila dyshohet se u hodh nga ura e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 9, 8 dhe 3 vjeç.

Mësohet se trupi i pajetë i Alma Arrazit është gjetur nga polumbarët e RENEA-s në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Me gjetjen e trupit të viktimës së katërt, kanë përfunduar dhe kërkimet në lumin Buna, të cilat vazhdonin që prej së dielës.

Po ditën e sotme u gjet dhe trupi i pajetë i vogëlushit 3-vjeçar, i cili u gjet nga polumbarët e RENEA-s në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit pasi ishte spostuar nga rrjedha e lumit. Ndërkohë, ditën e djeshme u gjet dhe trupi i vajzës 8-vjeçare.

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve të mbytur. Ai akuzohet se ka shtyrë gruan me fëmijët drejt vetëvrasjes. Gjykata e Shkodrës la për të në fuqi masëmn e sigurisë “arrest në burg”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit të Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët e saj. Në kamerat e sigurisë, 39-vjeçarja është parë se para vetëflijimit, ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.

Lexo edhe:

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

Një ditë më pas, më 3 maj, Erdgys Arrazi ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por, kur një peshkatar i zonës gjeti të pajetë trupin e 9-vjeçares Ergesa, ai u kthye në të dyshuarin kryesor për shkaktin e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhune fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje. Dyshohet se Erdgys Arrazi e tradhëtonte bashkëshorten e tij, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe, Ergesës.

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar celularin e Erdgys Arrazit, ku janë vërtetuar ofendimet dhe dhuna e tij ndaj bashkëshortes, po ashtu edhe lidhja jashtëmartesore që kishte.

Gjithsesi, familjarët e Erdgys Arrizit, jashtë kamerave, pretendojnë se ai nuk ushtronte dhunë dhe se tre fëmijët, ishin pika e dobët e tij.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

Erdgys Arrizi kërkoi leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrosjes së vajzës së tij, e cila u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit, por kërkesa iu është refuzuar.

Kërkimet për gjetjen e tre trupave nga polumbarët e RENEA nisën të dielën dhe u përforcuan të hënën nga ushtria, duke kërkuar nga fshati Darragjat deri në grykëderdhjen e Bunës, në Velipojë. Po kështu u angazhuan në kërkime dhe forcat policore të Malit të Zi.

Etiketa: alma arrazibunaErdgys ArrazifemijetShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Qëlloi me armë 30-vjeçaren, ja kush është autori i plagosjes në Shkodër

13:46 : 12/08/2025
AKTUALITET

Plagosje në Shkodër, e reja qëllohet me armë nga 34-vjeçari! Ja dyshimet e para

13:37 : 12/08/2025
AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:21 : 11/08/2025
AKTUALITET

Efektivi përfundon te Trauma, shoferi që e përplasi tek vijat e bardha procedohet në gjendje të lirë

11:47 : 10/08/2025
Para

Shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe tre fëmijëve, lihet në burg Erdgys Arrazi

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com