• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Pse hesht Ervin Bushati kur Amerika digjet

15:52 : 03/05/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Studentët në SHBA po bëjnë namin. Dhunë mbi policinë, flakë e tym në protesta, klithje për lirinë e Palestinës dhe thirrje kundër presidentit Joe Biden. E sikur të mos mjaftojë vetëm kjo “gjëmë e madhe”, kandidati për president, Donald Trump, që për nga hierarkia konsiderohet edhe si lideri i opozitës, po hedh akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë atje. Po sulmon “SPAK-istat” dhe “GJKKO-istat” (Prokurorinë dhe gjytata atje)…

Këtë situatë kaq të rëndë nuk e duron më aspak ambasadori ynë fuqiplotë në SHBA, Ervin Bushati, ish-deputet i PS-së. Ai po mendon seriozisht një reagim të përflaktë. Thuhet se nuk do të presë fare qëndrimin e ambasadorit Britanik në SHBA, e aq më pak atyre të vendeve të BE-së për të reaguar. Bushati është mbyllur në zyrë dhe mund të shpërthejë fort në deklarata, ku do të “trondisë” si protestuesit studentë, ashtu edhe Trumpin dhe gjithë Republikanët.

Po nga do niset Bushati? Si një njeri i lexuar që ndjek politikën kudo, mund të marrë si shembull reagimin e homologëve këtu në Shqipëri. Një copëz zjarr në derën që “mbyll” korrupsionin e frikshëm në Bashkinë e Tiranës u hodh dhe pa kaluar as pak minuta pati reagime të rrufeshme nga përfaqësitë diplomatike.

Ai amerikan nuk është as ambasador, por “i dërguar me punë” dhe bëri gjithë atë punë të madhe, duke i dhënë frymë Veliajt, e ca më tepër Ramës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre”-tha i dërguari me punë i ambasadës së SHBA-ve. Pas tij, reagoi edhe Smithi britanik, me thuajse të njetin tekst dhe ai i BE-së.

Lexo edhe:

I zhdukur pas uraganit Harvey, qeni gjendet 8 vjet më vonë 480 km larg shtëpisë

Trump: Xi Jinping më ka ftuar në Kinë, vizita mund të ndodhë së shpejti

Po ndaj protestave të “dhunshëm” në SHBA përse nuk mban qëndrim Bushati ynë? Thonë se po përgatit një reagim që organizatorët e protestës, por edhe vetë Trump do e presë me shumë vëmendje dhe nuk përjashtohet mundësia që të tërhiqen… Po ashtu do i japë mbështetje forcave të rendit për “profesionalizmin” ndaj reagimit të dhunshëm të studentëve. Do u japë kurajo edhe “policëve civilë” të “Rilindjes Amerikane” që pavarësisht se mund të provokojnë turmën, sërish do të falenderohen. Mos do të quhet çmenduri një qëndrim i tillë? Jo, Bushati ka shembull nga të marrë, ja të shohë kolegët këtu në Tiranë, ose më saktë homologët këtu, pasi fjalën “kolegë” vend e pa vend, por më shumë pa vend, ka të drejtë ta përdorë vetëm një njeri, Erion Veliaj. Amabasadori ynë mendohet “seriozisht” që në të njëjtën deklaratë të përfshijë edhe mendimin mbi aktin e “pashembullt” që kandidati për president dhe lideri i opozitës Trump sulmon “drejtësinë e pavarur” atje.

Ndaj Bushati do të thotë: “Shqipëria mbështet drejtësinë Amerikane dhe është kundër çdo intimidimi të sistemit të drejtësisë që vjen nga elita politike e opozitës”. Bushati mbetet në dilema në “detaje të vogla”, nëse mban një qëndrim të ashpër kundër “akteve të dhunshme”, mos ikin nga rruga dhe shkojnë në atë zguqe ambasadë? Apo përgjigja që duhet të qëndrojë mbetet universal: shtet ata dhe shtet ne. Vetë lideri ynë “globalo-rajonal” është shprehur se Shqipëria si kurrë më parë shihet si partner serioz në arenën ndërkombëtare. Pra edhe qëndrimet duhet të jenë reciproke…!

Etiketa: ambasadatambasadoretdhuneErvin BushatiPalestinaprotestatreagimeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

I zhdukur pas uraganit Harvey, qeni gjendet 8 vjet më vonë 480 km larg shtëpisë

22:25 : 22/07/2025
BOTA

Trump: Xi Jinping më ka ftuar në Kinë, vizita mund të ndodhë së shpejti

20:50 : 22/07/2025
BOTA

Masakrat ndaj civilëve në Gaza, 28 vende deklaratë të përbashkët kundër Izraelit

20:24 : 22/07/2025
BOTA

Trump akuzon Obamën për manipulim të informacionit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016

19:50 : 22/07/2025
BOTA

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025
BOTA

Gjermania blen sisteme “Patriot” për Ukrainën, firmoset marrëveshja me SHBA-në

20:48 : 21/07/2025
Para

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat. Çfarë gjeti policia

TË GJITHA

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:32 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025

I zhdukur pas uraganit Harvey, qeni gjendet 8 vjet më vonë 480 km larg shtëpisë

22:25 : 22/07/2025

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

22:20 : 22/07/2025

“Ekonomia shqiptare në rrugë të rrezikshme”, Shehu: 90% e parave të pista përfundojnë në ndërtim

22:14 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com