• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komedi me 3 akte/ Veliaj “xhiro” në SPAK, “drejtësia punon”, “s’ka nevojë për protesta”

10:56 : 30/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Mëngjesin e së Martës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shfaq në ambjentet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në një zhvillim të paralajmëruar nga vetë ai pak ditë më parë në një intervistë mediatike.

Ai u shpreh se do të paraqitej para “kolegëve prokurorëve”, me dosje e dokumenta, për të treguar variantin e tij të gjërave.

“Xhiroja” e tij në SPAK, natyrisht ngjall interes të lartë publik dhe mediatik. Kjo është hera e parë që ai paraqitet para prokurorëve, megjithëse prej vitesh, emri i tij gjendet në një seri të gjatë kallëzimesh, që nga prishja e Teatrit Kombëtar, tek afera e inceneratorit të Tiranës dhe skandali korruptiv “5D”.

Lexo edhe:

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

Burimi: Rama masakroi live dy ministra, Balluku është në qeveri prej Dubait

Nuk është e qartë nëse Veliaj u paraqit me “vullnetin e tij” apo e thirrën nga Prokuroria e Posaçme. Veliaj la të kuptonte se po shkonte vetë para prokurorëve. Ndërkohë, SPAK nuk ka dhënë asnjë qëndrim publik nëse e ka thirrur, apo Veliaj ka zgjedhur të jetë “vizitor”.

Megjithatë, kjo nuk është e rëndësishme. Ajo që përbën rëndësi është fakti që, së pari, Erion Veliaj po paraqitet para prokurorëve dhe, mbi të gjitha, ajo që pritet të ndodh më pas.

Opozita dhe njerëz që nuk e durojnë profilin politik të kryebashkiakut të Tiranës, edhe nga brenda maxhorancës, e shohin “vizitën” e tij në SPAK si një hap para arrestimit për afera qindra milionë euro, në të cilat dyshohet se është përfshirë personalisht.

Ndërkohë, të tjerë, pranë tij, e shohin shëtitjen e Veliaj në SPAK si thjesht një xhiro pranverore.

***

Zhvillimet e deritanishme nga SPAK, por sidomos qasja e këtij institucioni ndaj Veliajt, nuk japin shpresë të lartë për ata që presin t’i jepet fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta, përfshirë titullarin e Bashkisë së Tiranës.

Roli i Veliajt shfaqet drejtëpërdrejtë në dy dosje të nxehta që kanë në duar prokurorët e SPAK-ut; inceneratori i Tiranës dhe “5D”.

Por, në të dyja këto dosje me prokurorë të ndryshëm, përmendja e emrit të Veliajt nominalisht është një tabu. Diku përmendet si “titullari i autoritetit kontraktor” (në dosjen 5D), ndërsa diku tjetër nuk përmendet thuajse fare (në materialin qindra faqesh të inceneratorit të Tiranës).

***

Kjo qasje përkëdhelëse e SPAK-ut ndaj Veliajt është bërë fare bajate dhe publiku që ndjek zhvillimet e ka kuptuar se prokurorët e posaçëm, ata “heronjtë e fëmijëve tanë”, zbythen lehtësisht para kryebashkiakut të Tiranës.

Mëtuesit e Reformës në Drejtësi, selitë diplomatike në Tiranë, të cilat mundohen të bindin opinionin publik se drejtësia po punon, edhe kur SPAK nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës e Erion Veliajt, e jo më t’i marrë nën hetim, janë gjendur shpesh nën ciklonin e kritikave vendase.

Ata po mbrojnë një drejtësi, më së paku të tredhur, dhe kjo duket se nuk u shkon për shtat. Si mund të përmirësohet ky imazh i dëmtuar? Marrin Altin Dumanin dhe e bindin që të bëjë një lëvizje “të fortë”, të thërrasë ose, më së paku, të bëj sikur dëgjon versionin e ngjarjeve nga Erion Veliaj.

Në këtë mënyrë, jepet idea se “drejtësia po punon”.

***

E, pasi të jepet idea e “drejtësisë funksionale”, kalohet tek hapi i tretë. Dyshimet për përfshirjen e Veliajt në afera korruptive dhe frika e SPAK-ut për ta marrë në pyetje dhe, pse jo, edhe nën hetim, ka nxitur revolta qytetare.

Qindra banorë të Tiranës, të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, prej javësh organizojnë protesta periodike në dyert e Bashkisë së Tiranës. Revolta qytetare, e shprehur edhe me hedhjen e disa shisheve molotov që nuk kanë shkaktuar asnjë lloj dëmi, ka nxitur reagimin e ashpër të ambasadave, që, në thelb kanë kritikën ndaj njerëzve të lirë dhe mbrojtjen e Veliajt.

Një reagim i tillë i ambasadave, i shprehur rreth dy javë më parë, iu kthye në bumerang, falë reagimit qytetar. Dhe ky reagim i detyroi ambasadat e rëndësishme të tërhiqeshin, duke heshtur një javë pas atij qëndrimi skandaloz, edhe pse qytetarët vërtitën sërish disa shishe molotov në muret e fortë të godinës së Bashkisë.

Por, heshtja e tyre duket se nuk ka qenë “aprovim”, por fitim i kohës për të gjetur një skenar tjetër që të “qetësojë” protestuesit e revoltuar.

Dhe, skenari mund të jetë pikërisht kjo “xhiro” e Veliajt në SPAK. Në këtë mënyrë, ndërkombëtarët do të mbështesin idenë se “drejtësia po funksionon” dhe “nuk ka nevojë për protesta të dhunshme, pasi duhet lënë drejtësia të punojë e qetë”.

Në fund, Veliaj do të dalë i qetë nga përballja me “kolegët prokurorë” dhe do të vijojë pa ndërprerë punën e tij, në atë formë që ai di ta bëjë më mirë, siç e ka bërë deri më tani.

Etiketa: ALTIN DUMANIbashkia tiranedrejtesiaEdi RamaErion Veliajinceneratoreprotestaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama masakroi live dy ministra, Balluku është në qeveri prej Dubait

19:15 : 11/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Ja tre kriteret me të cilat Edi Rama zgjedh ministrat

18:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

17:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

BIRN: Rama shpall “pushtet përgjithmonë” dhe cilëson “përrallë” rotacionin në demokraci

17:02 : 11/09/2025
AKTUALITET

Qeveria “Rama 4″/ BIRN: Ministra besnikë dhe ndryshime sa për fasadë

16:36 : 11/09/2025
Para

Zbardhet raporti i Prokurorisë: Burri i ministres Ibrahimaj e goditi me gozhdë Eri Koshajn

TË GJITHA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025

Maduro kritikon, federata i bindet. Shkarkohet trajneri pasi nuk theu dot “mallkimin” e Botërorit

20:21 : 11/09/2025

“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi rrëqethës i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

20:03 : 11/09/2025

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

19:55 : 11/09/2025

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025

Afrika e Jugut vendos: Burri mund të marrë mbiemrin e gruas

19:43 : 11/09/2025

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com