• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi: SPAK të hetojë Ballukun, si u penalizuan nga gara kompanitë e huaja

14:25 : 27/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangeli ka denoncuar urdhrin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, i cili sipas saj ka skualifikuar nga gara kompanitë e huaja.

Sipas Vangjelit, procedurat duhet të hetohën në SPAK, ndërkohë që nga 2020 e deri më tani janë prokuruar me tenderime 2.4 miliardë euro.

Më herët, “Boldnews.al” ka publikuar fakte tronditëse sesi Belinda Balluku nuk pyet për ligjin dhe me urdhrin e saj përjashton kompanitë e huaja nga tenderat 200 mln euro.

Deklarata e plotë e Genta Vangjelit:

“Urdhëri nr 415 i dt. 18 Dhjetor 2019 i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, PËR APLIKIMIN VETËM ONLINE TË DISA SHËRBIMEVE përfshin Aplikimin për ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim.

Lexo edhe:

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

Nëse shohim aplikimin online në e -Albania mund të verifikohet lehtësisht se koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 35 deri 38 ditë.

I njëjti afat prej 38 ditësh nevojitet për ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim.

Sipas Open Data nga 1 janar 2020 deri tani janë prokuruar në të gjithë vendin 3449 procedura për punë civile me fond 2.4 miliard euro të cilat kishin si kusht skualifikues ekuivalentimin e licencës për zbatim punimesh në ndërtim, ndërkohë afati për dorëzimin e ofertave ishte gjithnjë më pak se 35 ditë.

Si dhe 1541 procedura me fond 81 milion euro u prokuruan në të gjithë vendin për studime- projektime, mbikëqyrje e kolaudime punimesh ndërtimore, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave ishte më pak se 35 ditë.

Të gjithë Autoritetet Kontraktore të cilët kanë vendosur si kriter skualifikues në dokumentet e tenderit ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim si dhe ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, me dije kanë skualifikuar nga gara pjesëmarrjen në prokurim të operatorëve të huaj me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

neni 2 pikat c, ç, neni 3 pika 1 dhe 2, neni 21 pika 1, neni 87 pika 4, neni 102 pika 2 dhe të gjitha këto veprime shoqërohen me penalitete sipas nenit 132 të ligjit.

Autoritetet kontraktore nuk morën në konsideratë nevojën për të garantuar aksesueshmëri të të gjitha kategorive të përdoruesve, duke përfshirë operatorët e huaj, nuk nxitën pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik dhe as konkurrencën ndërmjet tyre.

Autoritetet kontraktore nuk garantuan trajtim të barabartë dhe jodiskriminues edhe për operatorët e huaj duke mos vepruar me transparencë e në mënyrë proporcionale.

Por shmangën me vetëdije dhe keqdashje zbatimin e ligjit duke ngushtuar në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar si rasti konkret.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara për procesin e rindërtimit nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara në mbarë vendin për punë civile dhe studime projektime, mbikëqyrje e kolaudime nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj të cilët u kufizuan nga gara për shkak të afatit të ekuivalentimit të licencave i cili tejkalonte afatin e fundit për dorëzimin e ofertave.

Si duhet të reagojmë kur korrupsionin e bën me vetëdije shteti dhe institucionet e tij, kur korrupsioni merr formën e ligjit të shkruar si njoftimet e Albania-s, apo dokumenteve të tenderit të hartuara nga autoritetet kontraktore..

A ka ndonjë reagim nga Spak për këto denoncime korrupsioni…

A ka ndonjë reagim nga strukturat ndërkombëtare të cilat prononcohen për protestat por kurrë për korrupsionin kaq madhor që është arsyeja e këtyre protestave…”, denoncon PD.

Lexo edhe:

Skandali/ “Truku”, si ARRSH përjashton kompanitë e huaja nga tenderat 200 mln euro

Etiketa: 2.4 miliardë euroaferabelinda ballukukompanikompanitë e huajakorrupsionPDqeveriatendervangjeli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
Para

VIDEO/ Shkundet Japonia, tërmet i fuqishëm në Ishujt Bonin

TË GJITHA

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com