• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Protestuesit të vendosur, kërkojnë largimin e Veliajt dhe transparencë për fondet publike

17:38 : 26/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, edhe protesta e sotme e mbështetësve të opozitës para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqërua me hedhjen e molotovëve drejt hyrjes kryesore të godinës. Përpjekjet e këshilltarëve të opozitës për të hyrë në mjediset e brendshme, u penguan nga forcat e shumta të policisë të rreshtuara rreth ndërtesës. Vala e protestave u nxit nga arrestimet muajin e kaluar të disa drejtorëve dhe ish drejtorëve të Bashkisë, të dyshuar për korrupsion

Hedhja e molotovëve ishte edhe sot pjesë e skenarit të protestës së mbështetësve të opozitës dhe veprimtarëve të Aleancës për Teatrin, ndërsa policia këtë herë, ishte përgatitur duke mbajtur pranë vetes dhe fikse zjarri. Prej katër javësh, çdo të premte, protestuesit përpara godinës së Bashkisë, kërkojnë me forcë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe transparencë mbi përdorimin e fondeve publike.

Kërkesa e këshilltarëve të opozitës për një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit bashkiak, apo dhe ngritja e një komisioni mbi financat janë hedhur poshtë nga shumica. “Përfaqësuesit e Erion Velisë në kryesinë e Këshillit bashkiak, i thanë Jo, çdo kërkese të opozitës. Këtë të martë, kanë njoftuar mbledhjen e zakonshme të Këshillit. Jo mor jo! Kërkesa jonë është një dhe vetëm një: Mbledhje jashtë radhe, e jashtëzakonshme e Këshillit, ku të vijë Erion Veliaj e të japë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë euro të kompanisë 5D. Ne nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë. Ata mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por qytetarët e dinë tani të vërtetën”, deklaroi Dorin Teliti, nënkryetari demokrat i Këshillit bashkiak të Tiranës.

Kjo kërkesë si dhe angazhimi për të mos u tërhequr nga ky aksion, ishte kreyfjala e folësve të ndryshëm, ndërsa tensioni u rikthye pasi këshilltarët e opozitës kërkuan të hyjnë në mjediset e Bashkisë, dyert e së cilës ishin mbyllur, ndërsa përpara qëndronte një gardh i shumëfishtë forcash policie. Pas këtij momenti që zgjati disa minuta, protesta u mbyll.

Lexo edhe:

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

Avokatët e Veliajt kërkojnë sqarime nga Burgjet për vizitën në spital

Javën e shkuar, hedhja e molotovëve të shumtë nga protestuesish, solli reagime të përfaqësive të huaja diplomatike, nga ambasada amerikane te Delegacioni europian, OSBE, si dhe ambasada të tjera të vendeve europiane, të cilat dënuan shfaqjet e dhunës.

Protestat ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, u nxitën nga arrestimet e disa drejtorëve dhe ish drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë, të dyshuar se janë të përfshirë në afera korruptive, me fondet publike, përmes kompanisë 5D, të zotëruar prej tyre, nën emrat e personave të tjerë. Me herët është arrestuar dhe drejtori i Punëve Publike Taulant Tusha, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Zoti Veliaj është distancuar prej tyre duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë./VOA

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025
AKTUALITET

Avokatët e Veliajt kërkojnë sqarime nga Burgjet për vizitën në spital

19:32 : 25/07/2025
AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Dëshmitë e të penduarës së SPAK “fundosin” Fatmir Bektashin, biznesmeni pranon pagesat

10:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi

09:02 : 25/07/2025
AKTUALITET

“E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e ngushtë e Ajolës”, Lala: Dëshmia e saj blindon akuzat ndaj Veliajt

22:05 : 24/07/2025
AKTUALITET

“E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut…”/ Polici që i dha telefonin zbardh bisedën e Veliajt me familjarët

13:48 : 24/07/2025
Para

"Benz-i" përplas këmbësorin në Fier, i plagosuri futet me urgjencë në operacion

TË GJITHA

VIDEO/ Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi policisë dhe një kriminel

10:47 : 27/07/2025

‘Pika e voçkël’ e Kumbaros bëhet me tra për qytetarët

10:29 : 27/07/2025

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025

Dibër/ Zjarri në Qafën e Buallit, digjen disa banesa

09:48 : 27/07/2025

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com