• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nuk i bën dot të fala Ranucit të RAI 3

16:30 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në momentet e fundit të jetës së tij, diktatori i Libisë, Muamar Gadafi, teksa ndodhej në një tunel të qelbur nga fekalet, për t’iu fshehur zemëratës së popullit të tij, i pa edhe një herë në sy të rëvoltuarit dhe iku nga kjo botë pa e ditur se çfarë kishte bërë… “Çfarë ju kam bërë”-tha Gadafi para se mbi të të binte plumbi vdekjeprurës nga populli që ai shtypi, e vrau, e nëpërkëmbi, e vodhi dhe e nënshtroi.

Ka diktatorë dhe autoritarë që nuk kuptojnë çfarë kanë bërë sepse ata janë të bindur se ajo që bëjnë është e mirë dhe se ata si të ‘mbipushtetshëm’ mund të nënshtrojnë, mashtrojnë, përbuzin, mos japin llogari, të vjedhin paranë publike, të bëjnë orgjira me drejtësinë e shtrydhur dhe mbajnë mediat nën tutelë, apo të paguajnë mediat për tu bërë propagandë.

Ky i yni, kryeministri Edi Rama, akoma nuk e kupton, kurrë nuk ka për ta kuptuar, e as e çon në mendje se ndodh që një media mund dhe duhet të jetë e lirë. Ajo nuk shantazhohet, nuk blihet, nuk futet në autocënsurë, sepse raportin e ka me të vërtetën, pavarësisht nëse i dhemb ose jo një të “vetëshpalluri lider global”, që Shqiptarët azilantë i dërgon në Ruanda, ndërsa afrikanët e kapur në det nga italianët, i mban në kampet e Shëngjinit.

Rama është tërbuar si kurrë më parë. Në dokumentarin e emisionit të njohur “Report” në kanalin publik Italian RAI 3, dolën dyshimet për lidhjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi me elementë krimi që kishin korruptuar me falje tokash në bregdet deri gjeneralin Italian Lisi, i cili në kohën kur Shqipëria në vitin 2016-2017 u kthye në habar kanabisi, shprehej se “ishte asgjësuar 99.2 % e drogës”.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

Po ashtu dokumentari nxjerr në pah dështimin e reformës në drejtësi dhe kontrollin e saj nga pushteti aktual. Të dhëna për lidhjen e mafies italiane dhe shqiptare me zyrtarë të lartë në Shqipëri, mes të cilëve edhe dyshimet e forta me fakte e prova se vëllai i kryeministrit ka lidhje dhe përdorur të njënjtin mjet me narkotrafikantët e përfshirë në dosjen “Xibraka” ku ngritën laboratorin e kokainës.

Këto të dhëna, që tek ne të gjithë i dinë e ashtu të copëtuara edhe media vendase i ka nxjerrë, Ramën e tërbuan keqas. Jo se dhëmb e “pavërteta”, por për të dhemb e vërteta e thënë, për më shumë në një televizion prestigjioz Italian.

Po kush qe reagimi i Ramës? Turpi është pak, aq sa çdo qytetar shqiptar që ikën diku jashtë vendit do duhet të skuqet nga barra e turpit se qeveriset nga një kryeministër i cili agresivon me telefonata dhe kërkesë llogarie mediat, për më tepër ato të një vendi tjetër.

Nga reagimi i Ramës atje në Itali ka çuditur këdo gazetar e politikan. Rama guxon, deri në çmenduri teksa merr në telefon dhe nis klithje arrogance për dokumentarin drejtorit të RAI 3 dhe autorit të programit Report, Sigfrido Ranuçi. Rama i shantazhoi, e madje u mësoi edhe si duhet bërë gazetari… Me këtë turp tonin, RAI 3 do reagojë duke premtuar një tjetër dokumentar të diëlën me fakte e prova të reja që Ramës do i dhëmbë. Do i dhembë sesi nuk ka “Sandro” që u bën të fala, nuk ka as pronarë lëpirëse pushteti që vetëgjunjëzohen në “oralen mediatike” para Ramës.

Kjo e tërbën kryeministrin: Ai ende vijon të jetë i acaruar deri në shpërthim me pyetjen që e stërmundon: “Ore si ka mundësi që mos blihet, shitet e manipolohet një media”? Këtë përgjigje nuk ja jep dot as “kryejuristi” Engjëll që jeton me djajtë e krimit, as “Centri-Fuga” i propagandës. Vështirë e ka, nuk i bën dot “të fala” drejtuesve dhe gazetarëve të mediave Europiane, në këtë rast atyre italiane.

Etiketa: aferatEdi RamaitalianekorrupsionLuftamediaqeveriaRAI3sulmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
Para

I frikësohet interpelancës me opozitën/ Alizoti: Rama është i marrë "peng" nga karteli i kokainës

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom