• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlorë/ Dredha eglendiset në Dubai, banorëve ju prishen shtëpitë

19:11 : 24/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dhjetëra familje të lagjes së vjetër 100 vjeçare e lagjes “1 Maji” në Vlorë, kanë dalë në qiell të hapur pikërisht sepse aty do të kalojë gjurma e rrugës që lidh rrugën Transballkanike me portin e Vlorës.

Familjet janë në qiell të hapur sepse qeveria u ka alookuar një çmim qesharak për banesat e tyre, me aq para thonë banorët nuk mund të blihet një dhomë dhe një banjo e jo më shtëpi në Vlorë, ku çmimet e shtëpive kanë shkuar nga 1500 euro deri në 2000 euro metri.

LEXO EDHE: Kryepolici i Vlorës, shëtitje në Dubai me ministrin Balla. Dredha udhërrëfyes

Emisioni “Fol” në MCN u ndal me banorët e kësaj zone, të cilët thanë se qeveria ua vlerëson 520 mijë lekë metri katrorë, ndërkohë që çmimi i shtëpive në themel është 2 mijë euro.

“Më mirë të na japin shtëpi sesa lekë. Nuk kemi lekë për gjyqe. Që të hapësh gjyqe do edhe lekë. Bashkia ka ndërtesa plot, të na strehojë. Këtu ndërtohen pallate, le të na strehojë në to. Dua të vdes në truallin tim. Çfarë mund të bësh me 25-30 mijë euro. Çmimi më i lirë në Vlorë 1100 euro metri. Më kanë rrëzuar gjysmën e shtëpisë. Në gjysmën tjetër jetojmë me frikë. Shteti na ka vjedhur certifikatat. Janë futur emra që nuk janë të lagjes. Asnjë lekë për shtëpinë që kam. Tjetri me truallin tim bën pallat”

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

Një tjetër banor akuzon se transparenca e bashkisë zero dhe se nuk kanë parë projekt me sy.

Sipas tij, kanë kaluar katër vjet dhe nuk kanë parë asnjë projekt, duke hedhur dyshime se po ndodh diçka korruptive.

“Rruga po bëhet në funksion të privatëve për resorte. Porti i Vlorës po shkatërrohet. Shpronësimi po bëhet tre herë më i ulët se tregu. Çmimet e banesave rriten çdo 6 muaj. Një apartament në Vlorë shkon 150 mijë euro. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama të anulojë VKM e para katër viteve. Kërkojmë dëmshpërblim real! Bashkia na premtoi, por nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. SPAK-u të hetojë çfarë po ndodh këtu. I lutemi Edi Ramës të na takojë. Po bëjnë një rrugë me gjerësi 120 metra. Rruga për interes të ndërtuesit të resorteve. Rama na ka vënë shkelmin në grykë. Do ndërtohen 700- 800 apartamente. Pse të mos kompensohem, jemi banorë 100 vjeçarë. Banesat janë ndërtuar në 1917 nga Italia. Babanë tim e strehuan se punonte në port. Kadastra nuk i njeh objektet, vetëm truallin. Qëllimisht nuk na jepet certifikata! Për 100 metra truall më japin 680 mijë lekë. Shteti është inekzistent, vjen vetëm për të prishur. Ne si banorë do lëmë kockat këtu. 35 vjet më parë ndërtova shtëpi. Kam paguar tre fatura legalizimi. Shtëpia ime nuk figuron në hartë. Kam rritur dy jetim. Banesën e ndërtova me vendim këshilli. Kadastra nuk ma njeh, ke mbivendosje. Nuk më njihet fare shtëpia. Shtëpia u dëmtua gjatë ndërtimit të rrugës. Edi Rama ka ardhur vetëm një herë. Na tha kush s’ka letra do marrë 3 vite bonus qiraje”

“Unë jam banor këtu prej vitit 1970. Jemi të pakënaqur si po na trajton shteti”, tha një tjetër banor, duke shtuar se kryeministri Edi Rama tha se hipoteka e Vlorës ua ka nxirë.

“Sot hipoteka po na nxin edhe më shumë. Hipoteka Vlorë nuk të përfill. Njëri të njeh truallin e tjetri s’njeh ndërtesën. Çmimet e dëmshpërblimit qesharake. Ministria sjell shkresën, nuk njeh truallin. Nëpunësit e hipotekës janë të paaftë. Dy vendime gjykate nuk i marrin për bazë. 68 euro metri i truallit, aq ta vlerëson shteti. 112 vite shtet nuk bëjnë dot 10 shtëpi. Bashkia të shtojë dy kate e të na strehojë. Nuk e bëjnë se janë të gjithë për burg. Çdo gjë këtu është blerë. Kam marrë avokat! ZRPP-ja të gënjen dhe mashtron. Na erdhi një ndërtues premtoi shumë dhe na gënjeu. Këtu ka korrupsion. Nga 120 metra hipoteka më nxori 25. Në hipotekë u rrinë gatitu ndërtuesve. Jemi 56 familje që prekemi. Kemi mbetur më të varfrit këtu. Shteti na prishi shtëpinë, të na japë shtëpi. Me tre fëmijët jam jashtë. Po jetojmë me qira. Ku dalin paratë që jep bashkia. Bashkia ka shtëpi në Transballkanike. I kam refuzuar lekët, dua shtëpi. Kemi tre vite, na xhirojnë. Më kanë përgjysmuar truallin. Hipoteka e korruptuar nuk lëshon certifikatë. Kjo është tallje nga ana e shtetit. Edhe ato lekë nuk do i japin në fund. I kam hedhur shtëpisë 17 mijë euro. Ua kam thënë, dua çmim tregu. Ky ngjitur e ka metrin 3 mijë euro. Jetoj në këtë lagje prej 1968. Unë nuk figuroj fare në listën e qeverisë. Ma prishën kuzhinën pa prezencën time. Më vranë kafshën, mund të kishte njerëz. Armiku ynë është qeveria. Kur të ma prishin shtëpinë nuk di çdo bëj. Kemi trokitur në çdo derë, më kot. Jam i pakënaqur me Edi Ramën. Vijnë e bëjnë luftë me 10 familje të varfra”

Kryepolici i Vlorës, shëtitje në Dubai me ministrin Balla. Dredha udhërrëfyes

Etiketa: DubaifamiljetPronatqeveriaRamashtepivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
Para

Nënat me “qera”, Dom Mark Pashkja: Denatyralizim të identitetit të nënës!

TË GJITHA

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com