• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrabandë e pastrim parash, Prokuroria sekuestron pasuri dhe 97 makina të kompanisë “8S2”

09:20 : 18/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit trafikant Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

“Boldnews.al” raporton se Ago Gjolaj tregton pijen energjike “8S2”, një pije e ndaluar në territorin shqiptar pasi është imitim i pijes së njohur energjike në Holandë “B-52”.

Sikur të mjaftonin të gjitha këto beteja të humbura në të gjitha shkallët e drejtësisë dhe dhjetëra artikujve investigativ në media, Ago Gjolaj i bën “karshillëk” shtetit me dhjetëra automjete luksoze tip “Lamborghini” me të cilat shpërndan pije energjike, ku vetëm një prej tyre kap vlerën e 300 mijë eurove.

Pijet e imituara reklamohen me Lamborghini

Pasuritë e trafikantit Ago Gjolaj janë sekuestruar nga Prokuroria e Shkodrës, mes tyre një jaht 300 mijë euro dhe 97 automjete. Po ashtu, kompania “B.M” SHPK në pronësi të bashkëshortes Sonjela Gjolaj, por e kontrolluar nga Ago Gjolaj është importuese edhe e birrës “Bavaria”. Bëhet me dije gjithashtu se bashkëshortja e tij, Sonjela Gjolaj, po hetohej nga autoritetet e Malit të Zi pasi më datë 12.04.2018, ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga një malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

Ago Gjolaj person është nën hetim për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Gjithashtu ai akuzohet për pastrim parash dhe dyshohet se merret me kontrabandim dhe tregtim të mallrave kontrabandë, si dhe është evidnetuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që merret me trafikim droge.

Lexo edhe:

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Ky shtetas së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregtim mallrash kontrabandë etj). Referuar të dhënave të grumbulluara deri tani Policia Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e shtetasit Ago Gjolaj. dhe familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.

Ky shtetas dhe kompania e tij është përfshirë në një sagë të gjatë përballjesh me drejtësinë, pasi kompania “Arseni SH.P.K” është e vetmja që ka ekskluzivitetin për importimin dhe tregtimin e pijes “B-52” nga Holanda. Drejtësia i ka dhënë të drejtë, por autoritetet nuk e kanë ndaluar Ago Gjolaj të sjellë në Shqipëri imitimin “8S2”.

Sipas raportit Nr. 154/M.a, datë 22.04.2022 të Anti-krimit Ekonomik dhe Proces-Verbalit të Kontrollit Nr. 67/2, datë 19.05. 2022 të Task- Forcës Hetimore” të Tatimeve, thuhet se firma “M.B Sh.p.k” është konstatuar se ka gjendje e hedh në treg, 60 herë më tepër sasi pijesh, se sa raporton të prodhuara e importuara. Për këtë mashtrim, kompania është dënuar me 15 milionë lekë gjobë.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;
  2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;
  3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;
  4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

Ndërkohë, vijojnë hetimet për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera me origjinë kriminale, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Etiketa: Ago Gjolajkontrabandesekuestro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

14:34 : 13/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier

09:38 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

20:31 : 23/05/2025
Para

Basha kallëzon në SPAK Lindita Nikollën (Dokumenti)

TË GJITHA

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

16:42 : 27/06/2025

80 mln euro për një lojtar që ka 6 muaj në skenë? Bayern ka një plan “Muller 2.0”

16:39 : 27/06/2025

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

16:25 : 27/06/2025

Elbasani akord me lojtarin e Shpresave të Maqedonisë së Veriut

16:20 : 27/06/2025

Besiktasi nxjerr në shitje Muçin, zbulon shifrën që kërkon nga sulmuesi

15:59 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com