• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përfituan tokë në Bërxullë përmes falsifikimit, Prokuroria kërkon burg për 3 ish-zyrtarë (EMRAT)

11:17 : 15/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë.

Bëhet fjalë për Ymer Markun, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe shtetasin Kujtim Allmeta pasi akuzohet se përfituan 7.500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Kujtojmë që Prokuroria ka kërkuar burg për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku i cili ishte kandidati i Lulzim Bashës për Vorën gjatë zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2022.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 të K.Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal.

Lulzim Basha ne krah me Ymer Markun

NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISE:

Lexo edhe:

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për ish-zyrtarët Ymer Marku, K.B., Agim Loci., për kryerjen e veprës penale “ Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin dhe K.A. për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 të K.Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal,

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “ Arrë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Më 16.09.2020, kjo prokurori ka regjistruar proçedimin penal nr.5783, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të K.Penal.

Nga hetimi rezultoi se: plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit K.A. (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi A.L. dhe Kryetari i Komunës Y. M, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.

Personi nën hetim shtetasi Shtetasi Y.M nga viti viti 2004 – Gusht të vitit 2015, ka qënë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë.

Personi nën hetim Y.M., me shkresën me nr. 1021 prot, dt. 13.07.2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasin Agim Allmeta, me shkresën me nr. 1022 prot, dt. 13.07.2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë dokumentacionin për shtetasin Petrit Allmeta dhe shkresën me nr. 1023 prot, dt. 13.07.2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë dokumentacionin për shtetasin Sherif Allmeta. Në këto shkresa janë dërguar dokumentacioni për regjistrimin e pasurive për shtetasit e mësipërm dhe më konkretisht pasuria me nr. 32/2 z.k. 1167, në emër të shtetasit Petrit Allmeta, pasuria me nr. 32/3 z.k. 1167, në emër të Sherif Allmeta pasuria me nr. 32/4 në emër të Agim Allmeta.

Personi nën hetim Y.M në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit shtetasin Agim Loci kanë nënshkruar në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Sherif Allmeta, në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Fadil Allmeta dhe në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Petrit Allmeta.
Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T shtetasi Kujtim Balliu dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Ymer Marku për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit K.A.(ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K. B. nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë dhe ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit K.A. për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij. Ndërkohë që shtetasi K.A. nuk mund të paisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë ( sa ka qënë edhe norma për frymë).

Personi nën hetim K.L., në cilësinë e Kryetarit të fshatit Bërxullë ka nënshkruar plan rilevimin datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Sherif Allmeta, në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Fadil Allmeta dhe në plan rilevimin e datës 07.03.2014, për pasurinë me nr. 1032 z.k. 1167, në emër të Petrit Allmeta.
Nga hetimi ka rezultuar se personi nën hetim Agim Loci ka nënshkruar në plan rilevimin e datës 05.05.2015 për pasurinë me nr. 32 në emër të shtetasit Kujtim Allmeta (për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K.A. rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.

Etiketa: BërxullëBurgdokumentefalsifikimprokuroriaTiraneToka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

22:55 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet

09:42 : 01/10/2025
AKTUALITET

U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë

09:34 : 01/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë

08:23 : 01/10/2025
Para

Shiste drogë në Sarandë, kapet në flagrancë polaku

TË GJITHA

Operacioni i SPAK në Durrës/ Arrestohet Enea Kume, vëllai i deputetit të PS

09:28 : 02/10/2025

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”

09:18 : 02/10/2025

Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh zvarritje, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

09:16 : 02/10/2025

Rrëshqitje gurësh në aksin kombëtar Burrel-Skuraj, bllokohet qarkullimi tek Ura e Ulzës

09:13 : 02/10/2025

SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut”

08:59 : 02/10/2025

Bie bora e parë, zbardhet Kukësi/ PAMJE

08:54 : 02/10/2025

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

08:47 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com