• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Begaj, Rama dhe Berisha dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit

17:04 : 14/04/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Edhe Shqipëria, si shumë shtete të tjera ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë shprehur qëndrimet e tyre në emër të shtetit shqiptar në rrjetet e tyre sociale.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, – shkruan Bajram Begaj.

Ndërsa, kreu i qeverisë  thotë se dënon sulmin e paprecedentë të ndërmarrë kundër Izraelit, ndërsa shprehet se Shqipëria solidarizohet me popullin izraelit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.” – shprehet Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Britania do të njohë Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushimin

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

Qëndrimin e tij e ka mbajtur dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehet se Izraeli, me ndihmën e aleatëve regjistroi një fitore spektakolare ndaj agresionit të hapur që ndërmori Irani i Ajetullahëve.

“Një fitore shumë e rëndësishme!

Të dashur miq, mbrëmë Irani i Ajetullahëve ndërmori një agresion të hapur ndaj Izraelit. Nga territori i Iranit u nisën drejt Izraelit me qindra e qindra drone dhe raketa në njërën nga ofensivat ajërore më të mëdha të kohës. Por Kubeja e hekurt, mbrojtja kundërajrore e Izraelit e ndihmuar dhe nga SHBA dhe aleate te jere i asgjesoi 99% të tyre duke regjistruar kështu fitoren më spektakolare ndaj një sulmi ajëror dhe disfatën më të madhe të një sulmi të tillë në tërë historinë. Duke uruar Izraelin për fitoren e shkëlqyer të natës që kaloi, dënoj me forcën më të madhe këtë agresion të Iranit, fuqi kryesore pushtuese, luftënxitëse dhe destabilizuese në Lindjen e Mesme.” – shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi. Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Etiketa: BegajBerishaIraniIzraeliRamasulmi

Lajme të lidhura

BOTA

Britania do të njohë Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushimin

19:17 : 29/07/2025
AKTUALITET

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

17:22 : 29/07/2025
BOTA

Izraeli dhe SHBA bojkotojnë samitin e OKB-së

16:20 : 29/07/2025
BOTA

Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

15:36 : 29/07/2025
AKTUALITET

Rama: Asnjë lavazh makinash

14:38 : 29/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen “Braçe” e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

14:18 : 29/07/2025
Para

Superliga/ Egnatia i jep leksion Partizanit, rrogozhinasit blindojnë kreun

TË GJITHA

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

22:08 : 29/07/2025

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

21:34 : 29/07/2025

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com