• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa të kesh Aleksin dhe Edin, s’ka ç’të bën Altini!

16:13 : 08/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Arrestimi i tre drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë për një aferë 30 milionë euro, vuri jo pak në vështirësi titullarin Erion Veliaj. Moralisht dhe politikisht ngjan se ka humbur shumë pikë, aq sa çuditërisht nuk i bënë më punë as buldozierët propagandistik dhe mediatik që deri më tani ia kanë larë me urinë fekalizimin e aferave.

Reagimi i Veliajt ishte më pak i parashikueshëm kur lexoi një paçavure justifikimi për veten, duke ofruar një “lajm të madh”, kur në hyrje të fjalës, si kryefjalë kishte kryeministrin Edi Rama, në dukje në tentativë mbrojtjeje por në të vërtetë qëllimi ishte për të treguar se “ai është më pis se unë” kur pas shpinës ia punoi zëvendësi i tij dhe jo më “ca drejtorë”-‘si në rastin tim’ …

Veliaj u soll si Rama. Mori fjalë për fjalë justifikimet sa herë zbulohet ndonjë skandal korruptiv, për të dhënë një goditje dhe ngritur gishtin që të mos guxojë ta degdisë edhe atë në SPAK, sepse çdo gjë e kanë bërë bashkë, ai si kryeministër i vendit dhe Veliaj si “kryeministër i Tiranës”…

Lexo edhe:

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

“Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!” …Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!”-deklaroi Veliaj në qëndrimin e mbajtur pas arrestimit të tre drejtorëve kryesorë Taulant Tushe, Rendi Molla dhe Mariglen Qato.

Reagimi i menjëhershëm i Ramës, pa u menduar as fare kishte brenda më shumë lajme se “kryelajmi” i Veliajt. “Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit”-reagoi Rama. Kushdo që sheh krisje mes Ramës dhe Veliajt, apo rivalitet politik, është që në nisje i gabuar për të krijuar një haluçinacion që i shërben vetëm kësaj dysheje.

Ata janë njësoj. Ustai dhe çiraku që ka mësuar mirë hiletë e mjeshtrit, asnjëherë nuk e “hap dyqanin e korrupsionit” pa praninë e të zotit, e pa dhënë ai i madhi çmimin përkatës… Ama çiraku ka bërë emër të madh, duke mos u mjaftuar me marrjen e zanatit, sepse në të ardhmen shpreson jo vetëm të hapë “biznesin personal”, por të trashëgojë edhe “dyqanin e mjeshtrit” që e lakmojnë çirakë të tjerë, aty në gurgulenë e Rilindjes.

Po kush ja jep këtë të drejtë Veliajt që të flasë për Ramën e në emër të tij, duke i huazuar thelbin e deklaratave pikërisht në momentet kur “drejtësia e re” shpërthen ndonjë tollumbace dhe e shet si “bombë juridike”? Një personazh i madh, që kalon çdo vit pushime me kryeministrin në oazin qeveritar në bregdetin e Jonit, kurrë nuk ikën pa i hedhur dorën në qafë e gishtin… në aparatin fotografik të Veliajt… Ai është i madhi Aleks Soros, djali i vogël dhe trashëgimtari i multimiliarderit kontrovers Xhorxh Soros.

Kryebashkiakut të Tiranës nuk i duhet ngrënë haku kur bëhet fjalë për “marketingun ndërkombëtar”. Ka ditur të kapë fillin që të tjerë në Rilindje as e tërheqin fare. Kudo tenton të fusë hundët sa herë shfaqet ndonjë “ndërkombëtar i rëndësishëm” në katundin tonë politik. Veliaj është aty sa për imazh dhe mirazh të shtirur, duke i rënë pragut që të dëgjohet në portën e madhe që mbyll shpellën e Rilindjes… Aty ku ka gjithnjë vend jo vetëm për një “Ali Baba me 40 hajdutë”, por shumë më shumë se kaq. Sërish Veliaj nuk është i qetë.

Çiraku po i kërkon ustait të rilexojë tani edhe një herë testamentin, para “vdekjes politike”, për të pasur një siguri më shumë. Gjithçka është e kotë. Rama e ka vendosur që kur të ikë vetë, (atëherë kur ai të dojë), njeriu që do e pasojë është Erion Veliaj. Ky testament është bërë me kohë tek “noteri” Aleks Soros… Po përse duhej kjo gurgule e ngritur nga kryebashkiaku i sterrosur në fytyrë? Të gjitha vijnë nga “i tremburi i madh” Erion Veliaj, i cili deri më tani ka krijuar një botë të veten me oligarkët e ndërtimit, afera të frikshme me tenderat për punë publike në Tiranë, enturazh lobues me ndërkombëtarucë dhe kontroll indirekt të drejtësisë së re.

Kaq shumë ka, sa del e tepron që Veliaj të ndihet i sigurt, por në etja e madhe për pushtet e bën që sa herë lëndohet pak nis e sulmon, pa ia kuptuar deri në thelb hilet e ustait që gjithsesi duket se po e stërvit pjellën e re të tij politike që të trashëgojë “kafshën e frikshme” Rilindje (një krijesë gjenetikisht e modifikuar mes komunizmit tradicional dhe ‘njeriut të ri’ pa bosht ideologjik).

I eturi kryebashkiak nuk po e kupton mirë fuqinë që ka. Nuk duhet t’i trembet aspak SPAK-ut, për sa kohë as e kanë thirrur një herë të vetme për ta pyetur për aferën monstruoze të inceneratorit të Tiranës, shembjes së Teatrit Kombëtar, vdekjen tragjike të adoleshentit Ardit Gjoklaj në Sharrë, apo aferat qindra milionë euro me tendera të tejfryrë. Këshilltarët e tij, sidomos ata të padeklaruarit në bordero që vijnë nga bota e oligarkisë së ndërtimit, duhet t’ia kujtojnë për ta qetësuar se përsakohë ka Aleksin e Soros dhe Edi Raman, nuk ka çfarë i bën Altini i SPAK-ut…!

Etiketa: ALTIN DUMANIArdit GjoklajEdi RamaErion VeliajMariglen QatoRendi Mollaspaktaulant tushe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
Para

Paloka: Nuk besoj te përçarja Rama-Veliaj, ja pse nuk do ja hedhë SKAP-it

TË GJITHA

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com