• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Silvinjo solli frymë tjetër në Kombëtare”, rrëfehet Enea Mihaj: Ja pse zgjodha Portugalinë

18:49 : 07/03/2024
në SPORT

Enea Mihaj është gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar, pavarësisht se hapësirat në mbrojtje janë disi të ngushta.

Mbrojtësi, që është pjesë e Famalikaos, tregon sesi ndihet në Portugali dhe pse zgjodhi këtë kampionat, kur kishte oferta edhe më të mira në anën financiare.

Ai gjithashtu ka një koment për Kombëtaren shqiptare, punën e Silvinjos në ekip dhe Europianin e Gjermanisë në muajin qershor: “Jam i lumtur në Portugali dhe në skuadrën e Famalikaos. Kam ritëm konkurrues dhe jam duke u zhvilluar dita-ditës.

Këto janë dy gjërat më të rëndësishme për një futbollist. Kisha disa propozime që ishin më të mira financiarisht, por doja të luaja në një ligë ku mund të rritesha dhe prandaj zgjodha Portugalinë”, tha në fillim të intervistës Enea Mihaj.

Mbrojtësi i qendrës që është grumbulluar edhe nga Silvinjo në eliminatoret e Europianit, flet për Kombëtaren shqiptare dhe ndryshimin që ka sjellë trajneri brazilian në ekip:

Lexo edhe:

Nis “ëndrra amerikane” për Enea Mihaj: Atlanta United zgjedhja e duhur

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arritëm të kualifikoheshim dhe që mora pjesë në këtë rrugëtim. Është hera e dytë në historinë e Shqipërisë që ia del mbanë të kualifikohet për në Europian. Në vitin 2016 dhe 2024. Është një ëndërr e realizuar. Punoj çdo ditë për t’u përgatitur, është ëndrra e çdo futbollisti të jetë në një kompeticion të tillë.

Silvinjo solli një frymë tjetër në Kombëtare, ai ishte një futbollist i madh dhe ka shumë njohuri. Besoj se do të arrijë në nivel shumë të lartë në të ardhmen. Ai na ka ndihmuar shumë si grup dhe është një pjesë e madhe e suksesit”, shtoi ai për “Sportime”.

Mihaj mbërriti në verën e vitit 2019 te klubi grek, por për tri vite qëndrim, ai mendon se aventura e tij mund të kishte shkuar më mirë nëse nuk do ta penalizonte një dëmtim i rëndë që pësoi:

“Kam qëndruar në PAOK për 3 vite. Po të mendosh për vitet dhe aktivizimet që kam pasur, nuk kanë qënë ideale. Sigurisht që një dëmtim i rëndë më kushtoi vitin tim të dytë në ekip. Në atë vit skuadra u eliminua nga garat europiane. E kuptoni sa e vështirë ishte të shfrytëzoja shanset e mia. Megjithatë, më vonë e tregova se mund ta ndihmoja ekipin. Mendoj se kam arritur gjërat që kam ëndërruar, kemi fituar një titull kampion dhe kemi shkuar shumë larg në Europë.

Mendoj se karriera ime te PAOK mund të ketë pasur një zhvillim tjetër, por ende nuk mund ta di. Sa i përket trajnerëve që kam punuar, me Abel Ferreirën mësova shumë. Me Pablo Garsinë nuk punova shumë, por ai i bëri lojtarët që të luanin me shpirt. Luçesku është një trajner special. Për momentin nuk e mendoj të kthehem në Greqi, por nuk dihet kurrë se çfarë do të sjellë e ardhmja”, përfundoi Mihaj.

Etiketa: Enea MihajKombëtarjaSilvinho

Lajme të lidhura

SPORT

Nis “ëndrra amerikane” për Enea Mihaj: Atlanta United zgjedhja e duhur

20:36 : 24/07/2025
SPORT

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025
SPORT

Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe

19:53 : 07/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Dështon transferimi në Itali, Enea Mihaj vijon karrierën në MLS

16:35 : 02/07/2025
SPORT

Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

22:12 : 25/06/2025
SPORT

Përballemi për herë të parë, Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit

12:56 : 21/06/2025
Para

Kisha greke kërkon shkishërimin e deputetëve që miratuan martesat e së njëjtës gjini

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com