• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Duhet qeveri teknike, me Ramën nuk ka zgjedhje!

20:05 : 21/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

“Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një pikënisje” Kështuë është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij në protestën e sotme, duke iu referuar protestës kombëtare të mbajtur një ditë më parë para Kryeministrisë.

Berisha deklaroi se duhet qeveri teknike, pasi sipas tij, me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira. Ai shtoi më tej se në programin e ri të PD-së misioni i tyre do të jetë që të investojnë tek shqiptarët, duke nisur me minimumin jetik. Berisha bëri thirrje që të trokitet në derën e çdi shqiptari, për të treguar që opozita është në këmbë.

Berisha: Dje u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot. Familja demokrate ka përfunduar reflektimin e saj, ka nxjerrë mësime nga opozita e saj e gjatë. Ka gati projektin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asgjë nuk e ndalon dot atë për ardhjen në pushtet. Sepse ne jemi shpresa e vetme që po ruajmë pluralizmin, se jemi të vetmit që po qëndrojmë për traditën dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Sepse jemi i vetmi pushtet që nuk jemi korruptuar nga Edi Rama dhe po zbërthejmë gjithmonë e më shumë aferat e tij të tmerrshme. Një vjedhës i papërmbajtur, një diktatoruc i ulët, këto na bëjnë neve shumicë, na bëjnë neve një rrezik të madh për regjimin. Këto na bëjnë neve fitues të sigurtë. Sollëm si fillim, shpresën tek rruga e shpresës. Dje shpresa, solli besimin. Nesër besimi do të sjellë fitoren. Fitore, fitore, fitore. Të dashur miq! Kam vetëm një kërkesë për ju, për të gjithë ata që dje firmosën me uraganin e tyre fatin e Shqipërisë. Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një start, si një pikënisje. Nuk ka më sulm që na zmbraps ne. Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe ja këtu po i them. Hiç nga mendja skenat e Vuçiçit se po të jap fjalën e nderit, se nëse guxon të aplikosh një skenë të atillë, atë që ka pësuar babai yt shpirtëror rrugëve, do ta pësosh ti për së gjalli. Mos luaj me lirinë e shqiptarëve. Mos luaj me votën e tyre. Armik. Qeveri teknike, me ty nuk ka zgjedhje. Ne jemi për zgjedhje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne jemi luftëtarë të votës së lirë.

Miqtë e mi! Protesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, sepse fitorja po na pret. Sot ju jeni qindra vetë këtu. Por e patë dje se pas jush keni qindra e mijëra të tjerë që dolën në shesh, por të sigurtë të jeni ju se qindra e mijëra shqiptarë të tjerë që ende nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por që na mbështesin, na duan, që e duan Shqipërinë. Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans. Tu tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët. Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve. Sepse vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart. Vetëm duke investuar tek shqiptari, ne shërojmë plagët e kësaj qeverisje dhjetëvjeçare antishqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ndezim në zemrat dhe shpirtrat e të rinjve shqiptarë, ëndrrën shqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ecim drejt fitoreve dhe arritjeve të mëdha. Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur.

Etiketa: BerishaprogramiqeveriRamateknikezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

Si do ta paguajë Trump gjobën prej 355 milionë dollarësh?

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom