• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Maqedoni e Veriut: Kaos me dokumentet personale

11:32 : 14/02/2024
në RAJONI

Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit më 17 qershor 2018, hyri në fuqi në shkurt të vitit 2019dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t’i zbatuar detyrimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumentave personale.

Fluks i madh për nxjerjen e dokumentave personale

Sipas të dhënave të Ministrisë të Punëve të Brendshme, rreth 650 mijë qytetarë nga 1.8 milionë sa ka Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit. Për kaosin para sporteleve që lëshojnë dokumentet personale ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka akuzuar ish-ministrin Oliver Spasovski, duke ftuar organet e ndjekjes të veprojnë për shkeljet ligjore dhe për mosveprim në kohë. Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, kanë pritur momentin e fundit për zëvendësimin e dokumenteve edhe pse kishin kohë të mjaftueshme. Por qytetarët janë të revoltuar.

“Ndihem sikur jam bllokuar në një burg të madh, në shtetin që jetoj”, thotë Katerina Goceva.

“Pse të mos mund të udhëtoj jashtë shtetit kjo nuk është e drejtë, megjithëse vetëm para dy vjetësh nxora pasaportën dhe afati i saj nuk ka skaduar. Kjo aspak nuk është në rregull”, shprehet Gëzime Jashari.

Lexo edhe:

Turi çiklistik ia “merr shpirtin” shqiptarëve, kaos dhe bllokime nëpër rrugët e vendit/ VIDEO

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka thënë se qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me një fletë udhëtimi, e cila lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore.

Reagojnë shoqatat: Qytetarët janë të pafajshëm

Shoqata e Avokatëve të Rinj thotë, se qytetarët që mendojnë se janë dëmtuar apo se u janë shkelur të drejtat personale, do të duhet të dëshmojnë se shteti ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke lëshuar dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit, megjithëse që nga janari 2019 janë bërë ndryshimet kushtetuese, e me këtë është ndryshuar dhe emri i shtetit.

“Këta shtetas në praktikë mund të përballen me sfidë në vërtetimin e kësaj rrethane. Ligji kushtetues i janarit 2019 parashikon detyrimin e shtetit për të ‘harmonizuar’ dokumentat me emrin e ri, duke mos parashikuar një datë të qartë deri në të cilën mund të lëshohen dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit. Qytetarët, edhe pse ligjërisht mund të kërkonin përgjegjësi nga shteti, në praktikë do të përballeshin me probleme dhe përfundim të pasigurt të procedurës”, thonë nga Shoqata e Juristëve të Rinj.

Edhe nga Komiteti i Helsinkit kanë theksuar, se një milionë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mospajisjes me dokumenta të reja personale me emrin e ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, nuk do të mund të gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe themelore njerëzore për lëvizjen e lirë. “Disa janë bllokuar në vendin e tyre dhe të tjerët nuk do të mund të kthehen. Një çorganizim i tillë prek mijëra bashkëqytetarë dhe çon në shkelje elementare të të drejtave të qytetarëve”, theksohet në reagimin e Komitetit të Helsinkit në Shkup.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me procedurë të shpejtë, ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentës së shoferëve me emrin Republika e Maqedonisë deri në fund të vitit 2024. Përdorimi i tyre vlen vetëm brenda territorit të Maqedonisë së Veriut./ DW/

Etiketa: dokumente personalekaosMaqedoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turi çiklistik ia “merr shpirtin” shqiptarëve, kaos dhe bllokime nëpër rrugët e vendit/ VIDEO

14:26 : 26/05/2025
RAJONI

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

13:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

14:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia” fut në kaos Durrësin, Elbasanin e Tiranën, ja rrugët që do të bllokohen

08:28 : 09/05/2025
Para

“BBV3” frikësohet nga “Ferma VIP”, sajojnë stallë në oborr/ VIDEO

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com