• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i krahu të djathtë të Plarent Dervishajt në Dubai/ Reagon Policia: Do e ekstradojmë!

16:54 : 08/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE
Makina e Plarent Dervishajt e qëlluar gjatë atentatit në 2019

Makina e Plarent Dervishajt e qëlluar gjatë atentatit në 2019

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin në Dubai të 47-vjeçarit, Julian Meçaj, i njohur dhe si krahu i djathtë Plarent Dervishajt.

Sipas njoftimit të autoriteteve, ai është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Tentativa”, i cili është kapur pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Julian Meçaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për atentatin e regjistruar më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ndaj Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi, i  njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti viktimë shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Atentati i mbikalimit të Shkozetit u zbardh pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “SKY”, ku si organizator u shpall në kërkim Plarent Dervishaj.

Lexo edhe:

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK-u. Ja për çfarë akuzohen

Ky i fundit kishte përplasje të vjetra me “Rrumin e Shijakut”, konflikti mes palëve dyshohet se u agravua pas atentatit që iu bë Dervishajt në Durrës në vitin 2019, kur makina me të cilën lëvizte u qëllua me armë zjarri. Askush nuk humbi jetën edhe pse sipas raportimeve, mbi 40 plumba u qëlluan drejt automjetit me të cilin lëvizte Dervishaj bashkë me Marsel Deçkën (kushëri i tij), Bashkim Haxhiajn dhe Julian Meçajn.

“Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e ‘SKY’ midis datave 13 gusht 2019 dhe 23 shtator 2019, ndërmjet shtetasve Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi, del në pah sigurimi i kushteve dhe masat paraprake që janë marrë nga autorët për realizimin e vrasjes së Arian Ndojit dhe Pëllumb Muharremit (Aleksandër Lahos). Pasi për këtë qëllim, këta persona kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionin “SKY”, me qëllim për të mos u përgjuar dhe identifikuar”, – thuhet në dosje.

Policia njofton se Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e Julian Meçajt, drejt vendit tonë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabi, operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Pas shkëmbimit të informacioneve mes dy palëve, kapet në Dubai dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 47-vjeçarit të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shkëmbyer informacion për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Dubai. Në bazë të informacioneve të shkëmbyera mes palëve, është organizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”, si rezultat i të cilit është kapur në Dubai dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. M., 47 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, shtetasi J. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. N. (me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës), A. L. dhe shtetasi A. M. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi A. M. dhe dhe janë plagosur shtetasit A. N. dhe A. L.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e shtetasit J. M., drejt vendit tonë.

Etiketa: arrestimiatentatiDubaiJulian MecjaPlarent Dervishaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK-u. Ja për çfarë akuzohen

16:17 : 25/05/2026
SHOW BIZ

Mblodhi mbi 400 mijë $ për vajzën me leuçemi, arrestohet në Dubai Aleks Visha

12:05 : 18/05/2026
AKTUALITET

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshaj Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

21:14 : 12/05/2026
AKTUALITET

Detaje nga vrasja e çiftit Mujeci, autorët dolën nga makina dhe qëlluan sërish. Dinamika e atentatit

20:48 : 05/05/2026
BOTA

Irani lëshon 4 dronë drejt Dubait, bien sirenat e alarmit

17:48 : 04/05/2026
Para

Gjyqi i Dani Alves, lojtari dëshmon për akuzat ndaj tij: Isha i dehur, por ajo...

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom