Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të dielë në aksin Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.
Burime bëjnë me dije se drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Më konkretisht ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja në mjet, shtetaset Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç.
Dy të plagosurat janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë. Mësohet se 32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.