• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: SKAP-i ka nisur hetime për Këlliçin, vetëm se ka denoncuar vjedhjen e shekullit

19:22 : 24/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë.” Kështu është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në protestën e sotme të demokratëve, poshtë banesës së tij në rrugën “Mustafa Metohiti”.

Sipas Berishës, Rama qëndron në pushtet mbi votën e vjedhur, mbi vullnetin e shtypur dhe të kontrolluar të qytetarëve shqiptarë, por e ka kuptuar se për votën ata ishin dhe mbeten të gatshëm për çdo sakrificë.

Teksa i përmendi të gjitha vjedhjet e tij, Berisha tha se sot kryeministrin Rama e mbron Dumani, Kraja dhe të gjithë larot dhe mercenarët e tij, por sipas liderit  demokrat, shqiptarët nesër do ia nxjerrin për hunde të gjitha grabitjet e tmerrshme.

Gjithashtu, Berisha, duke iu referuar mediave deklaroi se SPAK-u ka nisur hetimet ndaj ish-deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, për të vetmen arsye, se ky i fundit ka denoncuar vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme. Prania juaj sonte, fjalimet e bukura, gjithçka janë një frymëzim i madh për Sali Berishën dhe çdo shqiptar që ndjek këtë protestë në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores. Po bëhen mbi tre javë që ju çdo natë lini çdo gjë dhe mblidheni këtu për të dhënë mesazhin e luftëtarit të pamposhtur, e qytetarit dinjitoz, e misionarit të vërtetë se do të shpëtojmë Shqipërinë, se diktatura e krimit, drogës dhe vjedhjes nuk do të mund të sundojë më gjatë në Shqipëri. Të dashur miq! Të gjitha zhvillimet e shpejta kanë pasur dhe kanë një shkak themelor: Edi Rama, i cili qëndron në pushtet mbi votën e vjedhur, mbi vullnetin e shtypur, mbi vullnetin e kontrolluar të qytetarëve shqiptarë, e kuptoi, e realizoi se me Sali Berishën, me PD-në, zgjedhje të tjera nuk do të mund të bënte kurrë në jetën e tij. Ka pasur kohë që kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh, është përballur me banda, por ajo kohë, në atë kohë kjo parti doli me një moto: kush prek votën, prek kokën! Edi Rama e mbante mend atë kohë, Edi Rama e kuptoi se ne për votën ishim dhe mbetemi të gatshëm për çdo sakrificë. Se ne për votën, kemi vetëm himnet e lirisë. Se ne për votën, do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë. Edi Rama, Rruga e Shpresës, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar, të kanë dënuar ty për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit. Ke zgjedhur rrugën e burracakut, e hajdutit, e frikacakut. Ke përdorur mercenarë, ke përdorur grupe të organizuara kriminale në institucionet tua. I ke ndërsyer ata si cackej kundër opozitës. Por opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë. Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të jetuar me dinjitet dhe në liri. Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të pasur në dorë fatin e tij dhe të vendit të tij. Kjo është një betejë e të gjitha betejave!

Lexo edhe:

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

Miqtë e mi! Edi Rama u vërsul me verbëri sepse nuk duronte dot dhe mendoi se do të dënonte Sali Berishën me heshtje. Nuk duronte dot, tmerrohej nga denoncimet e tij. Poshtë e përpjetë u thoshte enturazhit, mirë mua, po ç’ka me vajzën, mirë mua, po çka me Lindën? Tani të them Edi Rama, par këtyre burrave dhe grave, se për çdo qindarkë të vjedhur këtyre shqiptarëve, do të mbaj përgjegjës gjithë jetën tënde. Edi Rama, ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi ndalojnë kryeministrin dhe ministrat të mbushin xhepat dhe të pasurohen me buxhetin e qytetarëve, me pasuritë publike të vendit. Kurse ti je modeli më i shëmtuar i hajdutit qeveritar të të gjitha kohërave. Ti je kryeministri që duke deklaruar gjithsej 4 mijë euro, ndërtove saraje me oborr 5 mijë metra. Ti je qeveritari, që ndërtove pallatin pesëkatësh për gruan dhe familjen e saj pa asnjë faturë. Ti je njerku i artë, që bëre milionere thjeshtrën me mbi 50 tendera të fituara nga kompanitë ku ajo punonte. Ti je kryeministri që rrite të ardhurat 16 herë, të deklaruara, po se ka të padeklaruara, vetëm duke vjedhur me gjithë familjarët e tu.
Ti je kryeministri, arkitekt i vjedhjes së shekullit. Gjer sot, vetëm me djegësin e Tiranës, këta qytetarë kanë humbur, iu janë vjedhur 130 milionë euro, të gjitha me firmën tënde, të gjitha për sipërmarrjen tënde dhe të Erion Veliajt. Po sot të mbron Damani, të mbron Kraja, të mbrojnë larot dhe mercenarët e tu. Por të garantoj se nesër, këta shqiptarë, një për një, qindarkë për qindarkë, do t’i nxjerrin për hunde këto vjedhje të tmerrshme. Edi Rama mendon se me një grusht mercenarësh do të mund të mposhtësh opozitën. Të garantoj se me aktet tua, po i bën gropën vetes tënde. Sepse opozitën nuk e mposhtën dot paraardhësit tu, nuk e mposht dot as ti. Sot ke një makineri të madhe propagande dhe mashtrimi. Sot institucionet e narkoshtetit, Skapin, gjykatat, shërbimin e fshehtë i ke ndërsyer kundër opozitës. Por mos harro se do bëhen pluhur njëlloj si paratë së bashku me to.

Të dashur miq! Këto kohë, i tmerruar nga ju, i tmerruar nga misionarët e Rrugës së Shpresës, ai ka vërsulur institucionet në mënyrë të tërbuar kundër opozitarëve. Deputetët e opozitës, eksponentë kryesorë të saj, vihen në përgjime, vihen në hetime vetëm e vetëm për deklaratat që bëjnë, për të vërtetat që i përplasin në fytyrë, kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Sot mediat njoftojnë se grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre. Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington. Siç njoftoi radio publike e SHBA, akuza është tmerrësisht e rëndë. Ke korruptuar njeriun që me ligjin amerikan, me misionin e tij, kishte për detyrë të mbronte SHBA nga korrupsioni. Një akt të tillë ndaj një vendi mik nuk e ndërmarrin kurrë partnerët, e ndërmarrin vetëm armiqtë e saj.

Edi Rama, ti në krye të grupit të strukturuar kriminal McGonigal-Dorian Duçka-Neza-Gjiknuri, etj, je bërë personi më i damkosur sot në Europë për korrupsion. Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para more me licencën që dhe për Damianin dhe Nezën. Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para po paguan tani për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe drejtësisë amerikane. Por nuk shpëton se nuk janë Damanë ata, nuk janë Kraja ata. Jo, jo, je i pashpresë, por në radhë të parë je i pashpresë, je i humbur sepse luftëtarët e Rrugës së Shpresës çdo ditë ecin të sigurt drejt fitores. Rrugët, sheshet e Tiranës do shndërrohen në rrugët dhe sheshet e fitores. Asgjë nuk mund të mposhtë opozitën pa realizuar qëllimet e saj. Duke përfunduar, edhe njëherë shpreh besimin tim se luftëtarët e të vërtetës, se ju, njerëzit e kauzës së drejtë, njerëzit e betejës pa kthim për interesin e çdo shqiptari, do të çoni Shqipërinë drejt fitores. Ne do fitojmë! Rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rrofshi ju! Fitore, fitore, fitore!

Etiketa: Berishahetimekellicispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

18:33 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

17:44 : 23/07/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025
AKTUALITET

e-SPAK e-albania e-agasi e-rama

15:28 : 23/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Avokati i Popullit të nisë hetim për sjelljen çnjerëzore ndaj të burgosurit ordiner Veliaj

15:16 : 23/07/2025
Para

Berisha: Për votën demokratët do t'i marrin kokën çdo armiku

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com