• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllen hetimet për kokainën e Frakullit, bosi i grupit kriminal ishte ish-zyrtari i PS

12:06 : 08/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Rreth gjysmë ton kokainë do të përftohej nga përziera me pleh organik, e sekuestruar në Gusht të vitit të kaluar, në Frakull të Fierit. Ky është konkluzioni i hetimeve të SPAK, që ka mbyllur hetimet për procedimin penal dhe e ka dërguar në gjykatë me kërkesën e kalimit për gjykim themeli.

Viktor Çervanaku, kryetar i Komunës Frakull të Fierit, nën siglën e Partisë Socialiste bashkë të birin Denilson, konsiderohen dy nga tre personat që kanë “krijuar, organizuar dhe drejtuar grupin kriminal’, që cilësohet përgjegjës për trafikimin e kokainës.

Viktor Çervanaku
Viktor Çervanaku

Hetimet paraprake për këtë procedim penal, sqaron SPAK, janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa agjenci të tjera të huaja të zbatimit të ligjit.

Denilson Çervanaku
Denilson Çervanaku

Hetimet

Sipas të njëjtave burime: Nga hetimet e kryera është provuar fakti se personat e akuzuar në këtë procedim penal, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri një sasi lënde narkotike të lloji kokainë.

Lexo edhe:

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

Lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me “pleh organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi ngarkesa është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Lënda narkotike e llojit kokainë ka qenë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në vendin e destinacionit, grupi kriminal do të gjente dhe siguronte personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej.

Banesa e Viktor Çervanakut ku u sekuestrua sasia e kokainës e përzier me pleh kimik

Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike që mund të përfitohej nga ekstraktimi i ngarkesës së “plehut organik” artificial, në vlerën e saj maksimale llogaritet të ishte në sasinë 485.5 kg.

Të pandehurit dhe akuzat:

-Të pandehurit Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Këta të pandehur janë akuzuar se janë personat që kanë krijuar, organizuar dhe kanë drejtuar grupin kriminal.

-Të pandehurit Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe Samir Rosales Rodriguez (shtetas kolumbian), janë akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Këta të pandehur janë akuzuar se janë pjesëmarrës në këtë grup kriminal.

-I pandehuri Redion Meshi është akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuara nga neni 278/2 të Kodit Penal.

-Të pandehurit Klajdi Vrioni (Kodra) dhe Bledar Matoshi janë akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 278/1 e 25 të Kodit Penal.

-I pandehuri Viktor Çervanaku është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 278/1 dhe 278/4 të Kodit Penal;

-I pandehuri Denilson Çervanaku është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuara nga nenet 278/1, 278/4 dhe 280 të Kodit Penal;

-Gjatë hetimeve paraprake është hetuar edhe Kid Koshena, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, por nga veprimet hetimore të kryera ndaj këtij shtetasi nuk u arrit që të provohej se ka kryer këtë veprër penale. Si rrjedhim, për këtë shtetas është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Etiketa: FierfrakullkokainespakViktor Çervanaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025
Para

Vrasja e 40 vjeçarit shqiptar në Belgjikë, dalin para gjykatës dy autorët - EMRAT

TË GJITHA

I dehur në timon, shqiptari aksidenton për vdekje programuesin italian të kompjuterëve

15:05 : 09/10/2025

Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

15:01 : 09/10/2025

Vlorë/ 17-vjeçari kapet me thikë në shkollë, procedohet penalisht

14:44 : 09/10/2025

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com