• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

7 min seancë/ Mazhoranca rrëzon nismat e opozitës për buxhetin. Tymuese dhe shashka në Kuvend

10:37 : 07/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Rreth 7 minuta e 30 sekonda zgjati këtë të enjte seanca plenare, duke vijuar anomalinë që po ndodh prej disa javësh tashmë, për sa i përket kohës së shkurtër të mbledhjeve parlamentare.

Mazhoranca votoi e vetme disa prej nismave në rendin e ditës, mes tyre edhe buxheti për vitin 2024, ndërsa rrëzoi amendimet e deputetëve të opozitës. Këta të fundit hodhën shashka dhe tymuese në sallë, në shenjë proteste ndaj sjelljes së mazhorancës. Mazhoranca sipas tyre, po u mohon të drejtat kushtetuese si krijimi i komisioneve hetimore apo përcaktimi i përbërjes së ekipit të PD në komisionin për reformën zgjedhore.

Tensionet u shfaqën që para nisjes së seancës mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të gardës. Këta të fundit, të pranishëm në numër më të shtuar se zakonisht në parlament, tentuan të ndalonin deputetët e PD që të grumbullonin karriget para foltores së Kuvendit.

Me nisjes e seancës, deputetët demokratë, përveç tymueseve, këtë herë hodhën dhe shashka. Drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi përjashtmin e deputetit Dogjani, teksa ky i fundit valëviste një tymuese.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Me të njëjtën lëvizje si seancat paraardhëse, Lindita Nikolla vendosi që të shmangë diskutimet duke kaluar për votim projektligjet në rendin e ditës. Me votat e mazhorancës, socialistët miratuan me shumicë të thjeshtë projektligjet që kanë mbështetur, mes tyre dhe buxheti për vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, përdorën forcën e kartonit për të rrëzuar disa amendamente në projektligjin për buxhetin të deputetëve të opozitës Zheni Gjergji dhe Bujar Leskaj.

Kjo u vu në dukje edhe nga kolegu i tyre Ervin Salianji në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës.

“Ja ku kishte amendime (nga PD), (mazhoranca) i hodhi për dy sekonda. Ne s’po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë, pasi 90 përqind e institucioneve janë kapur. Vetëm ky institucion (Kuvendi) ka mbetur”, tha Salianji jashtë ambienteve të parlamentit.

E revoltuar para mediave u shfaq dhe deputetja Zheni Gjergji, amendamenti i së cilës që parashikonte ndihmë buxhetore për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, u hodh poshtë nga mazhoranca.

“Mazhoranca miratoi buxhetin dhe u dha koncesioneve të shëndetësisë 50 milionë euro dhe në amendamentin tim kërkova 6 milionë euro për 3 mijë gra që përballen me kancerin e gjirit. Me 75 vota kundër të mazhorancës hodhën poshtë amendamentin. 3 mijë gra do të enden rrugëve. Kjo është qeveria Rama. Mazhoranca miraton me forcën e kartonit fondet miliona euro për koncesionet”, tha Gjergji.

Nga kampi tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi tha se opozita po sillet në mënyrë “barbare”. Duke iu përgjigjur interesin e gazetarëve për moslejimin e komisioneve hetimore, Çuçi këmbënguli se lëvizja është në përputhje me Kushtetutën, duke konfirmuar mosndryshimin e qasjes së mazhorancës për të mos lëshuar pavarësisht kërkesave dhe aksionit të PD.

Në seancën e sotme, ishte prezent kryeministri Edi Rama, i cili zakonisht i ka bojkotuar mbledhjet e fundit të parlamentit. Ndërkohë, mungonte kreu i PD-së Sali Berisha, për shkak se u përjashtua nga komisioni i etikës me votat e PS bashkë me disa prej deputetëve të tjerë të opozitës.

Etiketa: buxheti 2024kuvendparlamentPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
Para

"Kulla me para borxh", Lëvizja BASHKË - SPAK: Heto Ramën dhe Veliajn

TË GJITHA

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com