Një i moshuar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.
I moshuari, rreth 80-vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij, dhe dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, nga këqyrja paraprake.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.