• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për betonizimin e zonave të mbrojtura/ Lëvizja Bashkë: Qeveria në shërbim të oligarkëve!

14:06 : 27/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka reaguar në lidhje me propozimin e 12 deputetëve socialistë për të ndryshuar ligjin “Për zonat e mbrojtura”, ku kërkojnë që të hapet rruga e investimeve që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.

Në një reagim në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” deklaron se kjo nismë e një grushti deputetësh anonimë, është në shërbim të interesave të oligarkëve dhe parave të dyshimta, duke krijuar kushtet drejt një betonizimi të pariparueshëm të zonave të mbrojtura.

Më tej në reagim thuhet se projektligji për minimumin jetik “fle” në sirtarët e Kuvendit, pasi qeveria nuk e çan kokën për interesat e atyre që e votojnë, por përparësi e saj janë interesat e një grupi oligarkësh dhe gangsterësh që financojnë fushatat elektorale.

“Ky projektligj, në thelb, synon të hapë rrugën për ndërtimet në zonat e mbrojtura, duke përfshirë parqet kombëtare. Pas betonizimit masiv të kryeqytetit dhe privatizimit të bregdetit nga oligarkët e investitorët e dyshimtë strategjikë, Edi Rama po shikon drejt zonave të mbrojtura si burime të reja për të pasuruar më tej veten dhe oligarkët. Kjo nismë përbën një shkelje serioze të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke rrezikuar jetën e shëndetshme të komuniteteve lokale.” – thuhet në reagimi e Lëvizjes Bashkë.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

PROJEKTLIGJI ZHVATËS MBI PASURITË NATYRORE

Mbas kalimit të buxhetit të zhvatjes së qytetarëve, qeveria po bën gati projektligjin “Për zonat e mbrojtura”. Kjo nismë e një grushti deputetësh anonimë, është në shërbim të interesave të oligarkëve dhe parave të dyshimta, duke krijuar kushtet drejt një betonizimi të pariparueshëm të zonave të mbrojtura.

Edhe pse prej muajsh në Kuvendin e Shqipërisë rri në sirtarë projektligji i propozuar nga qytetarët për caktimin zyrtar me ligj të Minimumit Jetik, apo premtimi/mashtrimi 30-vjeçar për Statusin e Minatorit, qeveria nuk e çan kokën për interesat e atyre që e votojnë. Përparësi e saj janë interesat e një grupi oligarkësh dhe gangsterësh që financojnë fushatat elektorale.

Ky projektligj, edhe sipas ekspertëve mjedisorë e ekonomikë, është në kurriz të shoqërisë dhe interesit publik. Në një moment kur biodiversiteti dhe bukuria natyrore e Shqipërisë po ballafaqohen me sfida të mëdha, projekti i propozuar për ndryshimet në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” është një rrezik i madh për trashëgiminë mjedisore të vendit tonë.

Ky projektligj, në thelb, synon të hapë rrugën për ndërtimet në zonat e mbrojtura, duke përfshirë parqet kombëtare. Pas betonizimit masiv të kryeqytetit dhe privatizimit të bregdetit nga oligarkët e investitorët e dyshimtë strategjikë, Edi Rama po shikon drejt zonave të mbrojtura si burime të reja për të pasuruar më tej veten dhe oligarkët.

Kjo nismë përbën një shkelje serioze të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke rrezikuar jetën e shëndetshme të komuniteteve lokale.

Në vend që të nxiren ndërtime të papërgjegjshme, nevojitet një përkushtim i vërtetë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe një strategji e qëndrueshme për zhvillim ekonomik. Qeverisja duhet të jenë transparente dhe t’i shërbejë mirëqenies së qytetarëve.

Është koha që ne, si shoqëri, të organizohemi kundër kësaj pakice numerikisht të papërfillshme që shfrytëzon dhe shkatërron pasuritë tona natyrore e publike në emër të interesave të saj të ngushta.

Etiketa: betonizimiLevizja "Bashke"qeveriazonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

NATO do të diskutojë për shtimin e përhershëm të pranisë në Kosovë

TË GJITHA

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom